“Ali Ahmeti po tregon tendencat e tij. Ai dëshiron që ta suspendojë zgjedhjen demokratike të qytetarit. Në vend që populli shqiptar të vendosë se kush do të jetë pjesë e Qeverisë, ai vlerëson që Qeveria është diçka që i takon atij personalisht ta vendosë. Parodia e sodit e Ali Ahmetit është autogol për BDI-në. Në radhë të parë, në mënyrë të pavetëdijshme ata po pranojnë se me siguri i humbasin zgjedhjet më 24 prill dhe 8 maj. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të frikësuar. Po vjen koha e përgjegjësisë për çdo skandal korrupsioni dhe dëmtim të buxhetit të…
Author: Jeta almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Ohër, në nisje të fushatës parlamentare, ka theksuar se partia do të zhvillojë fushatë pozitive, me projekte, shpresa dhe sic tha, me fushatë që do të rikthejë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve. “Vlerësojmë se mungon shpresa. Përvec disa ve prej BDI-së dhe disa shërbëtorë të LSDM-së, të gjithë qytetarët tjerë kanë ndjenjën se janë qytetarë të dorës së dytë. Kjo duhet të ndalet, por pas 8 majit do të ketë përgjegjësi për gjithcka që ka ndodhur gjatë gjashtë vite e gjysmë. Në programin e koalicionit “Maqedonia Yte” mes tjerash parashihet rialokimi I mjeteve…
Në seancën e sotme simuluese konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dalur nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, mbajti fjalë rasti. Në vazhdim ju sjellim fjalimin e plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim, ka bërë analizë substanciale si me organet e veta drejtuese, ashtu edhe me përfaqësues të Frontit Europian. Vendi ynë duhet që qëllim ta ketë paqësimin me të gjitha vendet e rajonit, dhe për t’i prirë këtij paqësimi do të ndikonte mjaft, ndryshimi i Kushtetutës dhe inkorporimi i komuniteteteve të vogla që jetojnë në këtë vend si kategori kushtetuese. Sa…
VMRO-DPMNE e nisi fushatën me tubim në Ohër. Qytetin e ka vizituar sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se do të udhëheqin një fushatë pozitive, një fushatë për ofrimin e projekteve dhe një fushatë që do të kthejë shpresën tek qytetarët. Mickoski iu referua premtimeve në fushën e infrastrukturës. Ai tha se kanë plan që autostradën Kërçovë-Ohër ta përfundojnë deri në vitin 2026. Kreu i opozitës paralajmëroi dy miliardë euro investime në infrastrukturë dhe rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë prej 250 milionë eurove për komunat në bazë vjetore. Ambicia jonë është që të punojmë në minimum…
Arben Taravari sot tha se koalicioni VLEN zotohet se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë së paku 800 euro. Taravari tha se pagat e ulëta janë shkaku kryesor i emigrimit. “Të rinjtë largohen pikërisht për shkak se rrogat janë të vogla dhe vështir mund të gjejnë punë këtu. Ekonomia kërkon përgjigje, emigrimi gjithashtu kërkon përgjigje. Nuk mund të vazhdohet kështu me qeveri të korruptuar e zhvatëse. Na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye ne si koalicion VLEN në qeverisje duhet të garantojmë dhe rritjen e rrogës mesatare dhe kjo garancë e jona është që rroga mesatare do…
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se më 23 prill dhe 7 maj, respektivisht ditët para votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në shkollat ku do zhvillohet procesi i votimit mësimi do të realizohet me orar të shkurtuar për të gjitha klasat. Sipas Ministrisë së Arsimit, mësimi do të zhvillohet nga ora 7 deri në orën 11. Gjithashtu, MASH bën të ditur se në shkollat ku nuk do të votohet, mësimi do të zhvillohet si zakonisht, sipas orarit të caktuar. Ndërkohë, Qeveria ditë më parë solli vendim që në ditët e zgjedhjeve 24 prill dhe 8 maj, të jenë…
Maqedonia e Veriut do ta shqyrtojë largimin nga nisma Ballkani i Hapur, pasi tashmë ka informacione se Serbia ka qenë e përfshirë në incidentin në Banjskë të Kosovës, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, më 24 shtator, duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Osmani tha se Serbia ka vepruar në kundërshtim me synimet e kësaj nisme, përfshirë pajtimin për të krijuar parakushte për mbylljen e kontestit Kosovë-Serbi dhe për njohjen reciproke dhe liberalizimin e tregut rajonal. “Kur ndodhi sulmi në Banjskë të Kosovës, unë pata një…
Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se BDI në zgjedhjet e ardhme nëse hipotetikisht do t’i ketë 15 apo 14 deputetë prej atyre do t’i ketë vetëm 5 ose 6 deputetë. Sipas tij është e jologjikshme dhe e pasqarueshme që BDI-ja ka bërë koalicion me disa parti që problem e kanë gjysmë deputet të nxjerrin. “Por edhe me etnitë tjera, BDI në të kaluarën ka qenë aq e sigurt që fiton, bile bile i ka nënçmuar edhe ato të cilët kanë patur një far potencial politik. Por mua më gëzon fakti…
Kandidati për president nga radhët e “Frontit Evropian” gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në panelin e hapur me temë në lidhje me kosponsorizimin e Rezolutës së OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan Alsat. Në lidhje me kritikat, ai thekson që kjo s’ka të bëjë me prishjen e relacioneve me Serbinë, por është obligim njerëzor. “Kritikat më të mëdha gjatë ditës së djeshme ishin se tentimi i ministrit të Punëve të Jashtme të na grind me miken serbe. E kundërta, kjo nuk është e lidhur me Serbinë, nuk është e lidhur me popullin serb, pasi dënimi i…
Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, në luftën e vitit 2001, në një intervistë për gazetën LAJM, thotë se komandant i Përgjithshëm i UÇK-së në Maqedoni, fillimisht ka qenë Emrush Xhemajli dhe jo Ali Ahmeti. “Prej vitit 1999, prej luftës së Kosovës më është dhënë urdhëri për të hyrë në territorin e Maqedonisë dhe jo nga Ali Ahmeti por nga komandanti i përgjithshëm i UCK-së së Maqedonisë, Emrush Xhemajli”, tha Xhazair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha. LAJM: Ju në mënyrë indirekte thoni se komandant i luftës së UÇK-së në Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli? “Jo në mënyrë indirekte,…
SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Kurto Dudushit, kryetar i Komunës së Shuto Orizares. Ai akuzohet se ka emëruar drejtorë në një çerdhe në komunën që ai drejton persona që nuk ishin të punësuar në atë çerdhe. “SPB Shkup-Njësia kundër krimit ekonomik dhe kompjuterik ka paraqitur kallëzim penal kundër Kurto Dudushi (49), për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “pakujdesi në punë gjatë ofrimit të shërbimeve” të dënuar sipas nenit 353 të Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB. I akuzuari gjatë vitit 2020 dhe 2024 ka vepruar nga pakujdesia në ushtrimin e kompetencave të tij gjatë zbatimit të…
Shkollat ku do të votohet për zgjedhjet presidenciale do të punojnë të martën, një ditë para zgjedhjeve. Do të mbyllen vetëm ato hapësira ku do të vendoset materiali zgjedhor. “Kjo tashmë është rënë dakord dhe mendoj është vendosur në ueb faqe. Ato shkolla do të punojnë, por hapësirat ku do të vendoset materiali zgjedhor do të mbyllen dhe do të sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të mërkurën e ardhshme më 24 prill. Për shkak të zbatimit pa pengesë…

