Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev, bëri thirrje të ndjeshme për Qeverinë për të siguruar se pagat në policinë e vendit do të përputhen me rritjen e re të pagës minimale në vend. Në një konferencë për media, Dellçev kërkoi nga ministrat në Këshillin Ekonomiko-Social që të konsiderojnë rëndësinë e kësaj çështjeje, duke theksuar se dokumentet që janë duke u përgatitur nuk parashikojnë rritje të pagave për personelin policor. “Prej nesër, supozoj se shumë shpejt do të hyjmë në procedurë në këshillin socio-ekonomik dhe Qeveria do të duhet të trajtojë këto çështje sipas dinamikës së përparimeve të…
Author: Jeta almakos
“Për çdo ditë i kontrolloj shpalljet për shitje të banesave me shpresë se do të gjej një apartament të vogël për familjen time me çmim të arsyeshëm, por më kot pasi çmimet kanë prekur tavanin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Marija Dineva, njofton REL. Për të blerë banesë në lagjet periferike të Shkupit, vetëm për një metër katror që kushton rreth një mijë euro, asaj i duhet që për dy muaj ta lërë pa prekur pagën prej 500 eurosh. “Në këtë kohë me këto paga, nuk e di kush është në gjendje realisht të blejë një banesë. Pa kredi prej…
Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së pret që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të konfirmohet mandati i dytë i presidentit aktual Stevo Pendarovski. Mariçiq sot pas nënshkrimit për kandidaturën e Pendarovskit, i cili për pak orë mblodhi 10 000 nënshkrimet e nevojshme, deklaroi se është i kënaqur me jehonën dhe mbështetjen e qytetarëve. Paralajmëroi se LSDM-ja sonte në Kongres do ta zyrtarizojë mbështetjen për Pendarovskin. “Për pak orë, jo më shumë se pesë orë, janë mbledhur më shumë se 10.000 nënshkrime që presidenti Stevo Pendarovski të marrë mandatin e…
MPB njofton se më datë 02.03.2024 në ora 18:50, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.M. (34) nga fshati Zhelinë, Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.M. (56) nga fshati Batinci i Shkupit dhe automjeti i pasagjerëve “Audi” me shenja regjistrimi Gostivar i drejtuar nga P.F. (37) nga Gostivari. Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda pasagjerët në mjetin “Polo”, Sh.L. dhe R.H., dhe shoferi dhe pasagjeri tjetër K.Z.,…
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasditen e nesërme dhe të martën do të ketë reshje shiu që do të jenë të shumta, me karakter të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla. Siç bën të ditur DPHM, në nivel lokal proceset do të jenë në formë stuhie të përcjella me erë të fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. “Të martën reshjet në male do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë e re bore, ndërsa gjatë ditës reshjet do të kalojnë në borë në disa nga vendet më të larta. Temperatura ditore të martën do të jetë…
Transparency International Macedonia kishte një vërejtje sa i përket vjetërsimit të lëndëve të funksionarëve. Vërejtja ishte ndryshimi i Kodit Penal në pjesën e keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, deklaroi Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International Macedonia në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ai tha se një ulje e tillë e dënimeve dhe fshirja e një prej veprave të kualifikuara, ulja në vetë pjesën e të dënuarit e veprave, do të çojë në vjetërsimin e rreth 200 çështjeve të lidhura me korrupsionin. BLLAGOJA PANDOVSKI, KRYETAR I TRANSPARENCY INTERNATIONAL MACEDONIA “Është një imazh shumë i keq në opinion, sepse…
Kandidatët për president të vendit, Stevo Pendarovski i përkrahur nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, për vetëm katër orë, në periudhën nga tetë e mëngjesit deri në ora 12, kanë arritur të grumbullojnë nënshkrimet e nevojshme. Siljanovska, ka mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve për të konfirmuar kandidaturën e saj, ndërsa Pendarovski deri në atë kohë ka mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një konferencë për media tha se vetëm për 4 orë janë mbledhur më shumë se 15.000 nënshkrime për Siljanovsken dhe sipas tij, kjo është një ditë historike. HRISTIJAN MICKOSKI,…
Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit, duke vepruar sipas kallëzimit penal të MPB-së, ka dhënë urdhër që të zbatohet procedura hetimore kundër 10 personave, për tregti të jashtëligjshme me droga narkotike. Sipas Prokurorisë, gjatë së shtunës departamente policore nën ushëheqjen e prokurorit të lëndës, kanë zbatuar një aksion të koordinuar policor me emrin e koduar “Çibuk”, ku ishin kryer bastisje në Strumicë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Strugë dhe Burgun e Prilepit dhe janë ndaluar 8 persona kurse janë konfiskuar 13 thasë më 193 qese të vakumuara me marijuana me sasi 99 kilogram dhe 630 gram. Prokuroria për…
Maqedonia e Veriut është ende në mesin e vendeve që luftojnë dobët korrupsionin, sipas organizatës prestigjioze Transparency International. Kryetari i kësaj organizate, Bllagoja Pandovski, ka bërë të ditur se rekomandimet e shumta për të përmirësuar situatën nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në politikat që duhet të ndiqen për të përballuar korrupsionin. “Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4%, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1%. Gjithsesi se sistemi…
Çmimet e fruta perimeve kanë shënuar ngritje nëpër tregjet e gjelbra të vendit. Në ditën e tretë pas heqjes së çmimeve të garantuara, furnizimet e reja nga shitësit me shumicë menjëherë kanë shkaktuar rritje të çmimeve disa denarë sikurse te perimet ashtu edhe te frutat, të cilat importohen nga jashtë. Qytetarët thonë se kafshatën e gojës ua kanë shtrenjtuar, asgjë nuk i ndalon për kufizim të çmimeve. Diferenca me çmime të larta dhe paga të ulëta, ka bërë që qytetarët e varfëruar të mbeten në mëshirë të tregtarëve për gjërat elementare jetësore. Disa thonë se funksionarët për vete i rregulluan…
Unë pata rastin të mbaj një fjalim të ngjashëm para këtij auditori të nderuar një vit më parë, dhe nuk do ta kisha menduar kurrë atëherë se do të qëndroja përsëri këtu përpara jush sot. Krahas vendeve të BE-së, SHBA-ve dhe anëtarëve të NATO-s, rajoni ynë ishte i prirur fuqishëm të qëndronte pranë Ukrainës dhe popullit të saj… Populli ukrainas duhet ta dijë se nuk është i vetëm”, tha ambasadori i Republikës së Shqipërisë. , Fatos Reka, në konferencën “Ukraina – dy vjet heroizëm”, organizuar nga Ambasada e Ukrainës në bashkëpunim me CIVIL. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur…
Misioni ynë është fitorja bindëse dhe me 61 deputetë. Ky ishte mesazhi i liderit të VMRO-DPMNE-së gjatë Konventës promovuese të Gordana Siljanovska Davkovës si kandidate për Presidente të vendit. Sipas Mickoskit janë tri arsye përse VMRO-DPMNE-ja kërkon t`i fitojë 61 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit. “Kjo fitore patjetër të jetë me 61 deputetë dhe kjo duhet të jetë misioni ynë I përbashkët. 61 deputetë për reforma ekonomike, 61 deputetë për drejtësi dhe përgjegjësi për ata që kanë bërë krime dhe 61 deputetë që të sigurtë të qeverisim me institucionet, pa shantazhe dhe diktate” – tha Mickoski. Lideri i VMRO-DPMNE-së,…

