Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ditës së djeshme tregojnë se nga gjithsej 11 kandidatë, gjashtë ende nuk i kanë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë për president, ndërsa pesë e kanë arritur numrin. Nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme i ka edhe Biljana Vankovska (e Majta), e cila sipas numërimit së KSHZ-së ka 10.278 nënshkrime, si dhe Stevço Jakimovski (GROM) me 10.269. Më parë, kandidatë për president me 10 mijë nënshkrime ishin Maksim Dimitrievski (ZNAM-Për Maqedoninë tonë) me 11.562, Bujar Osmani (BDI) me 11.079 dhe Arben Taravari (koalicioni VLEN) me 10.706. Nga kandidatët e tjerë Velo…
Author: Jeta almakos
Profesori Bashkim Ziberi, në intervistën në Alsat M, kritikon ndarjen e cmimit “Fadil Sulejmani” më 7 mars nga ana e Univeristetit të Tetovës për kryeministrin teknik Talat Xhaferi. Ai apelon rektorin e UT-së mos lejojë manipulimet parazgjedhore. “Nëse kjo është e vërtetë do jetë një shenjë më shumë për keqpërdorimin që u bëhen universiteteve publike tek ne dhe shfrytzimi I hapsirave për qëllime politike. Nuk është hera e parë që te ne po politizohen universitetet publike. Është koha e fundit ti jepet fund këtij keqpërdorimi. Nëse kjo është e vërtetë unë i bëj apel publik rektorit të UT mos lejojë…
Kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët, është Arben Taravari, thotë shefi i kabinetit të tij, Arben Fetai. Në një intervistë për gazetën LAJM, Fetai, tha se beteja ligjore për kreun e partisë tashmë ka nisur dhe se pret që Gjykata e Tetovës të sjell vendim të drejtë. “Faktikisht këtu nuk është që ka betejë, argumentet janë që të gjitha në anën tonë. E kemi thënë publikisht dhe e kemi faktuar edhe me deklaratat e noterizuara të anëtarëve të partisë, në çdo nivel të organeve vendimmarrëse. Arben Taravari, kryetari legjitim i zgjedhur në kongres të ASH-së ka shumicë në kongres, ka…
Duhet bërë dallim mes shqiptarëve dhe BDI-zimit, duke i parë gjërat. Pikëpamjet kameleonike të BDI-së lidhen drejtpërdrejt me presidentin e vendit, deklaroi Bashkim Bakiu, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të opozitës shqiptare, Arben Taravari, në debatin e sonte në “Win-Win” në TV Telma, informon PRESSonline.al “Taravari ishte i pari që doli me një propozim që një shqiptar të jetë president i vendit. Është krejtësisht legjitime, është krejtësisht e drejtë, është krejtësisht normale të dërgosh një mesazh të tillë apo të bësh një propozim të tillë. Sidomos për Taravarin, i cili jashtëzakonisht mirë e menaxhon komunën në Maqedoninë…
Nga SPB Ohër për TV21 kanë dhënë informacionet e para zyrtare pas aksidentit në Kollar të Kërçovës. Konfirmojnë se është një viktimë dhe një i lënduar rëndë, në aksidenti që erdhi pasi vetura me targa të Shkupit fluturoi nga rruga dhe ra në lum. “Një person i vdekur dhe një person me lëndime të rënda trupore, pas aksidentit të sotëm në magjistralen Kërçovë – Ohër në afërsi të fshatit Kollar. Aksidenti na ndodhur në orën 18.20 dhe ka ardhur pasi një veturë me targa të Shkupit ka fluturuar nga rruga dhe ka rënë në lum. Me urdhrin e Prokurorit Publik,…
Prokurori i shtetit Ljupço Kocevski thotë se në karrierën e tij si prokuror ka hetuar shumë krime, por asnjëherë nuk e kishte parë vrasje si ajo e Vanja Gjorçevskës. Ai shpreson se i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski, do të ekstradohet shpejt nga Turqia. “Në përvojën time shumëvjeçare mund të them se kam pasur 50-60 raste të tilla, fatkeqësisht, por kjo është një vrasje e rëndë e veçantë. Hetimi mbulon pesë persona të cilët janë të dyshuar. Provat janë siguruar, ka pasur autopsi, e gjitha shkon në favor të gjendjes faktike që po konstaton…
Kreu i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, lidhur me bashkëpunimin me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, tha se është aktive. Pas deklaratës së tij qëndruan disa nga prokurorët që vepruan me iniciativat e Antikorrupsionit. Ata thonë se nuk do të thotë domosdoshmërisht se për çdo iniciativë duhet të hapet lëndë, pra një pjesë e madhe e iniciativave që kanë marrë nga KSHPK kanë pasur pak të dhëna dhe pretendime, prandaj nuk kanë mundur të nisin procedurë dhe për disa nga ata që hapën lëndë nuk gjetën prova që do të vërtetonin pretendimet e KSHPK-së.…
Rasti është në gjykatë dhe mbetet të shihet se si do të veprojë. Kështu lideri i ASh-së, Ziadin Sela ka njoftuar se ka parashtruar padinë e parë për siç thotë, “për shpifje ndaj personalitetit të tij”. Paralajmëron se “gjithsecili që do të thotë fjalë të pamatura në opinion për të, do të përballet me padi nga ana e tij”, transmeton TV21.
Pasi Kuvendi, me rekomandim të Avokatit të Popullit, miratoi ndryshimet në Ligjin për detyrimet dhe Ligjin për përmbarim në korrik të vitit të kaluar, u respektua dispozita që interesi penal ligjor të kufizohet në borxhin bazë dhe problemi që ekzistonte më parë, sipas Avokatit të Popullit Naser Ziberi, u mbyll në mënyrë solide. Megjithatë, sot ka reaguar se nuk është respektuar pjesa e dytë e ndryshimeve ligjore në lidhje me vjetërsinë e kërkesave ndaj debitorëve. Ndryshimet përcaktuan një pretendim të përcaktuar nga një dokument ekzekutiv për t’u vjetruar nëse brenda pesë viteve pas vlefshmërisë së dokumentit ekzekutiv një propozim nuk…
MPB-ja informon se dje në ora 10:30 në MPB Shkup, T.M.(58) nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë e saj në zonën e Çairit ka gjetur të vdekur djalin e saj I.M.(35) nga Shkupi. i cili kishte probleme shëndetësore. Mjeku i Emergjencave ka konstatuar vdekje pa shenja të dukshme dhune, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Sot janë bërë tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt. Vëllai i saj, Leonardi, ka thënë se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.” Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, Leonard Ademaj ka thënë se shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet tjera të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. “Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve. Zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, akuzoi Kovaçevskin se po lavdërohet që i ka rritur pagat, por, sipas saj, populli nuk di si ta kalojë muajin. “Përderisa çmimet rriten dhe populli nuk di si ta kaloj muajin, Kovaçevski lavdërohet se i ka rritur pagat. Që është kulmi i marrëzisë! Këtë e përgënjeshtron personalisht edhe ministri i tij, Bujar Osmani, i cili publikisht u ankua se paga e tij është e vogël dhe nëse një muaj nuk merr pagë do t’i duhet të merr para borxh”. “Paga e Bujar…

