Instituti për Politika Publike, Arbën Xhaferi, sot ka promovuar projektin më ri të tyre, i cili ka të bëjë me përfaqësimin etnik dhe gjinor në instutucionet publike. Kryetari Arben Fetai, tha se Instituti për herë të parë ka implementuar një nismë unike dhe gjithpërfshirëse të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë. Sipas tij, Barometri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozicione drejtuese, si një mjet dixhital interaktiv i përditësuar në baza vjetore. ARBEN FETAI, DREJTOR I INSTITUTIT ARBEN FETAI “Si drejtor…
Author: Jeta almakos
Në mandatin tim të dytë si kryeministër, paga mesatare do të jetë 1000 euro dhe paga minimale 600 euro. Kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili shtoi se me politikat e duhura kjo do të jetë e arritshme. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË “Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650 euro. Kështu do të jetë edhe këtë herë”. Ai…
“Do të kthehemi tri herë më të fortë, pa merak” – ishte mesazhi i lënë më 26 shkurt të këtij viti në njërin prej disa grupeve të mbyllura të Telegramit, përmes të cilit komunikonin “shitësit” maqedonas të kartelave false të debitit me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Siç konfirmoi Radio Evropa e Lirë, nga ky grup u fshi e gjithë përmbajtja. Dhe, ai nuk është i vetmi. Dy ditë pasi REL-i publikoi detajet e një mekanizmi në internet, të krijuar me qëllimin që dhjetëra maqedonas – kryesisht nga qyteti i Velesit – të përfitonin para nga qytetarët amerikanë, përmbajtja…
Pasi dje nuk u votuan ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se duhet të ketë përgjegjësi për ata që krijuan kaosin me nxjerrjen e pasaportave. Sipas tij, është e papranueshme që LSDM-ja dhe BDI-ja dje nuk votuan ndryshimet dhe që qytetarët e vendit, siç tha, janë në arrest shtëpiak. “Vetoja që maqedonasit të mbyllen në arrest shtëpiak, ja do ta emërtoj, në arrest shtëpiak-shtetëror, është dhënë nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Ka emër dhe mbiemër nga aspekti i një partie politike. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, jo për arsye tjetër, por…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA” , ka komentuar deklaratën e kryetarit të Akademisë së Shkencave, për rikthimin e karakterit unitar të shtetit, shfuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se janë deklarata shqetësuese pasi që kreu i intelektualizmit maqedonas bën thirrje që të hiqet ballanseri, instrument i cili u jep të drejtë dhe ju jep barazi gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË “Kombino këtë me atë që ai shprehet ku thotë që do të kemi dhe një reformë kushtetuese dhe rikthimin e shtetit unitar. Rikthimin e shtetit unitar do të…
Komisioni Rregullаtor i Energjetikës ka ulur për 35% çmimin e ngrohjes për bizneset, shkollat fillore, dhe dyqanet e vogla në Shkup. Kjo, siç njoftoi në konferencën e sotme për media kryetari i KRRE, Marko Bislimoski, është rezultat i uljes së shpenzimeve për blerjen e gazit natyror. Bislimoski tha se këta konsumatorë do të marrin faturat me çmim të ulur për muajin shkurt dhe të njejtit nuk janë subvencionuar gjatë krizës energjetike dhe për këtë po u ndihmohet tani. MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ENERGJETIKË “E kemi ulur çmimin e energjisë termike për konsumatorët në Shkup, gjegjësisht për shitoret e…
Për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është vjetërsuar rasti “Tenderët” i PSP-së, në të cilin një nga të akuzuarit ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Pas pesë vitesh gjykim, vitin e kaluar Gjykata Penale shpalli pafajësinë dhe kur rasti arriti në Gjykatën e Apelit, u konfirmuar vjetërsia. “Është pranuar ankesa e PTHP (me pretendimin e parashkrimit) dhe me ankesë dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi lirues është ndryshuar në negativ”, thonë nga Apeli për “Fokus”. Rasti “Tenderë” është hapur nga PSP-ja, me të cilin ishte përgjegjës prokurori Stevço Donev, i cili tani është prokuror i lartë publik.…
Kim Mehmeti Ne shqiptarët prej moti kemi filluar ta financojmë vetëzhdukjen edhe atë kryesisht duke investuar në shthurjen, amoralin dhe paturpësinë – pra në zhbërjen e familjes si dhe, në shkatërrimin e gjuhës shqipe, duke i shlyer me qindra fjalë të bukura të saj. Pra ne jemi duke e shkatërruar shtyllën më të fort që na ka mbajtur në këmbë si popull – familjen dhe jemi duke e rrënuar ‘atdheun’ që na ka mbajtur të bashkuar si një popull – gjuhën shqipe. Neve pra prej moti nuk na ‘suprizojnë’ intelektualët tanë që e ‘apdejtojnë’ gjuhën tonë më fjalë të huaja…
Kryeatri i komunës së Gazi Babës,Boban Stefkovski njofton qytetarët se po fillon ndërtimi i qendrës së re sportive në lagjen Hipodrom, duke realizuar kështu një tjetër premtim të dhënë për qytetarët! Aktivitetet përgatitore ndërtimore kanë nisur në terren dhe së shpejti do të shënojmë fillimin e ndërtimit të qendrës sportive. Në vendin e ish-shkollës Vera Jociq do të ndërtojmë një kompleks të tërë ku banorët e Hipodromit do të kenë mundësi të merren me sport dhe rekreacion. Jam i lumtur që me punën tonë të përditshme realizojmë projekte që e bëjnë Gazi Babën një komunë urbane dhe moderne!
Kohëve të fundit po vërehet propagandë shqetësuese ruse në Maqedoninë e Veriut. Media, gazetarë, por edhe disa politikanë maqedonas duket se kanë marrë rolin për të udhëhequr propagandën ruse në vend. Rasti i fundit, për të cilin ka marrë vesh TV21 është hapja e një medie online “Слободен свет” (https://freeglobe.mk) ku mund të shihen kronika dhe emision me propagandë ruse. TV21 po ashtu ka mësuar se një kompani (emri i së cilës është i njohur për TV21), e afërt me Millorad Dodiqin, Aleksandar Vulinin dhe Milan Radojciqin është përpjekur të marrë tender në një institucion shtetëror që udhëhiqet nga drejtor…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili është përgatitur me iniciativë të zëvendëskryeministres për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska. Nga Qeveria thonë se miratimi i këtij ligji jep dritën jeshile për futjen e një mekanizmi shtesë kundër korrupsionit në legjislacionin e RMV-së, me qëllim arritjen e rezultateve më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra për t’u përballur më efektivisht me mosndëshkimin dhe blerjet e paligjshme të pasurisë. “Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik…
Bordi ekzekutiv i LSDM-së e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit. Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e sotme në Shtip shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Pas të gjitha analizave, diskutimeve dhe anketave të opinionit publik, Bordi Ekzekutiv në përbërje të zgjeruar e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi Bordit Qendror të partisë. Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit. Pendarovski në mandatin aktual…

