Author: Jeta almakos

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21. Ai ka folur për rritjen e pagave në universitete, ndërkaq ka paralajmëruar edhe rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm. Siç bëri të ditur Shaqiri, rritja parashihet me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në fushën e arsimit, e cila për momentin është në fazë të finalizimit mes SAShK-ut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Shaqiri shprehu gatishmërinë që sapo të përfundojnë këto diskutime, si MASh do të nënshkruajnë marrëveshjen. “Unë do të jem i gatshëm ta firmos marrëveshjen kolektive e cila marrëveshje kolektive…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga një delegacion përkatës i Policisë së Kosovës, ka qëndruar për vizitë në Ministrin e Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Siç thuhet në njoftim, gjatë vizitës Hoxha ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Nazim Bushi, pas së cilës u zhvillua takim dypalësh me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevski. “Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërsjellë, i cili është realizuar në vazhdimësi gjatë viteve të fundit, me…

Lexo më Shumë

MPB njofton se njoftimet e sotme për bombë në Ohër dhe Kratovë kanë qenë të rrejshme. “Sot (28.02.2024) rreth orës 10:00 është marrë njoftim për bomba të vendosura në dy objekte biznesi, një shkollë, një hotel dhe një kompani taksi në Ohër. SPB Ohër dhe pjesëtarët e Njësitit Kundër Terrorizmit në kuadër të MPB-së kanë marrë masa dhe kanë bërë kontrolle të hollësishme në lokacionet, pas së cilës është konstatuar se bëhet fjalë për paralajmërime të rreme”, thonë nga MPB. Po ashtu, njoftojnë nga MPB, sot (28.02.2024) rreth orës 10:35 në SPB Kumanovë, një punonjës i një operatori kabllor në…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e “kombësisë” në Ligjin për Evidencën Amë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Lloga kërkon që gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare. “Ministri Lloga mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një tjetër rregulloreje pas nismës së paraqitur për tejkalimin e afatit kushtetues për publikim në “Gazetën Zyrtare”. Në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese që sipas detyrës zyrtare të veprojë edhe për rregulloret e tjera në…

Lexo më Shumë

Më shumë hulumtime në vend, përveç politikanëve, nxjerrin në pah gazetarët dhe mediat si burim kryesor të dezinformatave. Për atë se çfarë duhet të bëjnë mediat dhe gazetarët për t’u përballur me këtë dukuri, në “Poligraf” biseduam me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski. Poligraf: Lidhur me dezinformatat, kemi disa sondazhe në vend, të cilat tregojnë se, përveç politikanëve, si burim më i madh i dezinformatave përmenden edhe mediat dhe gazetarët. A mund të flasim më shumë për këtë fenomen dhe pse ndodh? Çadikovski: Ashtu është, edhe pse do të thosha se politikanët apo eksponentët partiakë janë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), që drejtohet nga Bujar Osmani, ka shkelur Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, pasi nuk u është përgjigjur kërkesave të njëpasnjëshme të Institutit për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi, lidhur me shpenzimet zyrtare të ministrit. IPP Arbën Xhaferi, që ndër tjera ka për mision rritjen e transparencës në qeverisjen e vendit, duke u bazuar në nenin 4 dhe nenin 12 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numri 101/2019), më 25 mars 2023 për herë të parë ka…

Lexo më Shumë

Naim Bajrami nga krahu i Ziadin Selës në ASh ka qenë mysafir në “10 Minuta” në TV21. Duke folur për gjendjen aktuale në ASH, tha se ata janë e vërteta e ASH-së, ngaqë siç shtoi “Ziadin Sela është iniciatori, themeluesi dhe sakrificuesi i ASH-së”. Krahun e Arben Taravarit, i quajti “parashutistë politikë”. Ndërkaq sa i takon vendimit për koalicionim të krahut të Selës me BDI-në, tha se vendimin final do të sjell Kuvendi i partisë i cili “pritet të mbahet shumë shpejtë. Njoftoi se nesër pritet të mbahet një mbledhje si parapregaditje për Kuvendin./TV21

Lexo më Shumë

Tani më është e sigurt se dy kandidatët shqiptarë ai i BDI-së Bujar Osmani dhe kandidati i bllokut opozitar VLEN, Arben Taravari hyjnë në garën për president. Ata kanë arritur të mbledhin 10 mijë nënshkrimet e nevojshme.“BDI është e kënaqur dhe mirënjhoës për jehonën masive të qytetarëve në mbështetjen masive të kandidaturës së doktor Bujar Osmanit për president të vendit tonë. Nga dje zyrtarisht Bujar Osmani është kandidati i parë dhe I vetmi për zgjedhjet e 24 prillit”- deklaroi Arbër Ademi – BDI. Afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve është edhe lideri “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku Kush i ka ndjekur dhe i mban mend zgjedhjet e të paktën 20 viteve të fundit e di që interesimi i mediave të Kosovës ka qenë minimal, kurse mediat e Shqipërisë, thuajse zero. Ka pasur pra indiferencë totale. Më shumë mbulim mediatik te mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë ke pasur për zgjedhjet, ta zëmë, në Karolinën e Veriut në SHBA sesa në Maqedoninë e Veriut. Edhe mos qofsh komplotist, të bën shumë kureshtar fakti se pse pikërisht këto zgjedhje të 8 majit në Maqedoninë e Veriut kanë zgjuar gjithë këtë interesim të pazakontë mediatik në Kosovë por…

Lexo më Shumë

Kandidati për president i koalicionit opozitar shqiptar – VLEN, Arben Taravari ka grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për ta zyrtarizuar kandidaturën e tij si president i Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Këtë e bëri të ditur Bashkim Bakiu nga VLEN nga Sheshi Skënderbeu në Shkup. “Ju njoftoj se në afat rekord, prej 24 orësh u mblodhën nënshkrimet e mbështetësve për certifikimin e kandidatit të koalicionit VLEN për president, doktor Arben Taravari”, tha Bakiu.

Lexo më Shumë

Andi Bushati Koalicioni anti Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë- Tetovë është tubuar sërish rreth një fabule të re, asaj se kryeministri i Kosovës po tenton të destabilizojë Maqedoninë. Akuzat janë se ai po përçan partitë shqiptare vendase, se po kërkon të ndikojë në rotacionin e pushtetit për zgjedhjet e përgjithshme të 8 majit, se po tenton të eksportojë në rajon, krizën e pazgjidhur të përplasjes me ndërkombëtarët në vendin e tij. Shkak për këtë është bërë përkrahja që Vetëvendosja i ka dhënë opozitës shqiptare në Maqedoni dhe pjesmarja e disa anëtarëve të saj si kandidatë në garën e…

Lexo më Shumë

Në përpjekje për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë kufijve të vendit dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë udhëtimit, si dhe qëndrimit jashtë vendit, përfaqësuesit e Partisë Liberal Demokratike (PLD) propozojnë ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit. Nga kjo parti thonë se shtesat e propozuara synojnë përmirësimin e dokumenteve të udhëtimit dhe përcaktimin e rregullave të qarta për qytetarët e vendit, të cilat do të mundësojnë lëvizjen e papenguar të qytetarëve jashtë kufijve dhe kthimin në të përsëri duke poseduar dokument udhëtimi të vlefshëm, gjegjësisht dokument udhëtimi me vulë të Republikës së…

Lexo më Shumë