Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqenjtë. Me fjalë të tjera, trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, e shumë herë pa ditur as vetë për se, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Kështu tha Faik Konica! Shqiptari të vret! Mjafton të dëgjosh lajmet dhe kupton se shqiptari nuk e mendon dy herë të shkrepë armën, as të dhunoj, as të reagoj, as të lëndoj…. Mjafton ti prekësh gardhin ose ta shikosh në sy më shumë se një sekondë,…
Author: Jeta almakos
Në këto momente është liruar nga stacioni policor Furkan Saliu. Ai tha se i gjithë rasti ka ndodhur pas një sulmi që është bërë ndaj një djaloshi. Në prononcim për mediat, gazetari Furkan Saliu tha se arma e tij e gjetur në makinë, është me leje. “Le ta dëshmojnë se unë kam sulmuar polic dhe unë prej nesër nuk e punojë këtë punë. Le të gjejnë pranga më të mëdha dhe të arrestojnë nëse e dëshmojnë se unë kam sulmuar një polic”, tha Saliu. Ai tha se ka shumë lëshime dhe do të qojnë këtë punë deri në fund. Saliu…
Pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu, kanë reaguar shoqatat e gazetarëve, SHGM-ja dhe Sindikata, të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetarit të PortaliX, ndërsa Ministria e Brendshme të bëjë të ditura arsyet e arrestimit të tij. “SHGM-ja dhe Sindikata e Gazetarëve apelojnë që çështja të zbardhet menjëherë, të mos cenohen të drejtat e kolegut Saliu dhe të mos e përdorin partitë politike në betejat e tyre ditore politike dhe për qëllime partiake të fushatës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e organizatave të gazetarëve.
Bekim Qoku Ali Ahmeti, në një nga përgjimet, ato bombat e Zaevit, dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë. Aliu mbështetës i flaktë i projektit serbomadh Ballkani i Hapur bërtet nëpër tubime “Rroftë populli serb”, kurse Bujari i tij sjell Lavrovin në territor të NATOs, kur shumica e shteteve perëndimore ia mohuan edhe hapësirën ajrore. Bujari që nuk ka vizituar kurrë Kosovën as si ministër i jashtëm e as si kryesues i OSBE-së, megjithëse pati akt terrorist nga ana e Serbisë me çka u kërcënua siguria rajonale. Koalicioni i frontit proserb i drejtuar nga Ali Ahmeti…
Krejt postimet që ju kam shiku shumicën e fushatës kundër Rusisë , atëherë si ministër i jashtëm në Samitin e OSBE-së para disa muajve ju vendosët me bo një vendim goxha kontrovers me ftu ministrin e jashtëm rus, Lavrov, që në gjitha shtete e NATO kishte bo ndalesë, ju u çut me ftu, e sot po bën fushatë kundër Rusisë. Çka tu desht Lavrovi?”, ishte pyetja e gazetares, Jeta Xharra në intervistën “Kallxo përnime”, përcjell INA. “Për shkak se Federata Ruse është anëtare e OSBE ata nuk erdhën në Shkup, nuk erdhën në vizitë bilaterale. Ata erdhën si anëtare e…
Në Butel të Shkupit, Fronti Europian hapi shtabin zgjedhor komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit. Në një atmosferë impozante dhe në prezencë të anëtareve, aktivistëve, simpatizantëve të partive nga Fronti Europian para një numri të madh qytetarësh të Butelit, eksponentë dhe zyrtar të lartë të partive të koalicionit europian folën për rëndësinë e zgjedhjeve të dyfishta dhe rëndësinë e vazhdimit të rrugëtimit gjeostrategjik të vendit drejt BE. Të pranishëm në hapje ishin zëvendës kryeministri Artan Grubi, deputeti Arbër Ademi, kandidatët për deputetë Sadulla Duraku, Elmi Aziri, Skender Rexhepi – Zejd, Dijana Toska, etj.…
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Ditën Botërore të Shëndetit, e cila shënon një përkushtim të vazhdueshëm të qeverisë për forcimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që miratoi zyrtarisht Planin Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili është një hap i rëndësishëm përpara në forcimin e përkushtimit tonë për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies. duke qenë të qytetarëve tanë”, shprehet Demiri. Ai gjithashtu ka theksuar përpjekjet për të…
Kandidati për president nga rradhët e opozitës shqiptare Arben Taravari është shokuar me faktin se, Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit. “Tash sapo lexova komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën. Qeveria e Kosovës paska zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga vetë dora e Bujar Osmanit e jo nga ndërkomëtarët. Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka bërë thirrje deri te koalicioni opozitar shqiptar për bashkëpunim, transmeton TV21. Kjo siç thotë lideri opozitar maqedonas, për një shtet të sistemit ku të gjithë komunitetet do të kenë privilegje dhe përgjegjësi të njëjta. “Duam të koalicionojmë me ju, por edhe të respektohemi si shokë dhe bashkëqytetarë. Edhe maqedonasit, edhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët i kanë problemet dhe sfidat e njëjta. Edhe bijtë dhe bijat e juaja shpërngulen. Të punojmë bashkë për shtet të sistemit, ku të gjithë do të kenë privilegje dhe përgjegjësi të njëjta”, tha Mickoski.
Një polic, me motoçikletë zyrtare ka goditur një çiklist. Në fatkeqësi, lëndime trupore ka marrë çiklisti i cili ka përfunduar në spital, transmeton TV21. “Më datë 04.04.2024 në ora 19.55 në SPB Shkup është paraqitur një rast që ka ndodhur në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, ku motoçikleta policore zyrtare ka goditur në biçikletë me B.A.(38) nga Shkupi. Në fatkeqësin, çiklisti ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Hetim në vendin ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në varrezat e fshatit Hasanbeg të Shkupit, sot në mesditë i është dhënë lamtumira e fundit, Bedri Ajdarit, njërit nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, i cili ishte edhe organizator i shumë protestave kundër këtij rasti gjyqësor, shkruan gazeta LAJM. Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit kanë marrë pjesë qindra qytetarë. Bedri Ajdari për më shumë se 10 vite u bë zë i fuqishëm kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Maqedoni, përmes sensibilizimit për rastin gjyqësor “Monstra”, të cilin ai e cilësonte si të montuar. Përmes protestave dhe shumë paraqitjeve nëpër media, Bedri Ajdari, u mundua të nxjerr…
Gjendja e sigurisë në territorin e shtetit është e qëndrueshme, informoi ministri teknik për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, pas vizitës së SPB Shkup, shkruan TV21. Ai gjithashtu rikujtoi se në prag të zgjedhjeve, MPB u bënë thirrje të gjithë personave që kanë mbushur 18 vjeç, që nesër të drejtohen në pikat e fotografimit për letërnjoftim, dokument që, siç tha, do të përpunohet në afat adekuat dhe do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për votim. “Nuk bëhet fjalë për numër të madh të qytetarëve. Deri para një periudhe të caktuar ishin rreth 1100 në territorin e RM-së,…

