Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se do të ngrejë padi për shpifje kundër LSDM-së nëse sot nuk kërkojnë falje për shkak të akuzës se seritë e anketave parazgjedhore të publikuara në shërbimin publik në periudhën e kaluar janë të rreme dhe me urdhër të shtabit të VMRO-DPMNE-së. Në reagimin për mediat, nga VMRO-DPMNE thonë se dokumentet e publikuara nga LSDM-ja, në të cilat plani për realizimin e skemës për plasimin e lajmeve të rreme për rejtingun dhe partitë, janë tërësisht të fabrikuara. “Ne i mohojmë fuqishëm dhe në mënyrë eksplicite informacionet e publikuara fillimisht në një media dhe më pas të njëjtat…
Author: Jeta almakos
Pasi VMRO-DPMNE njoftoi se LSDM po prodhon lajme të rreme me nënshkrime të falsifikuara, në rrjetet sociale është shpërndarë fotografi, ku duken nënshkrimet origjinale të Luke Galevskit dhe Marija Andonovskas. Në fotografinë e publikuar, të cilës i është bashkëngjitur edhe dokumenti për të cilin VMRO-DPMNE thotë se është i falsifikuar, duket i shkruar me dorë emri dhe mbiemri i Luke Galeskit dhe Marija Andonovskas të shkruara me dorë si dhe nënshkrimi i vendosur. Sot LSDM ka publikuar në dokument ku pretendon se përfaqësues të opozitën Maqedonase se ka bërë plan për anketa të organizuara për tu publikuar në servisin publik…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela për emisionin Debat Plus tha se vendimi për t’ia dhënë vulën e partisë atij ka qenë vendim i vonuar që është dashur të bëhej shumë kohë më parë. Ai theksoi se vula e partisë është kthyer tek ideori i saj. “Jam njoftuar nga avokati për vendimin që dhe ju veq e dini dhe skishte si të ishte ndryshe, madje unë mendoj se eshtë vonuar si vendim. Për ne është vendim shumë i rëndësishëm dhe i drejtë, dhe kthehet partia atje ku dhe përket. Shumë njerëz më kanë thënë që ti je vula e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kanë arrestuar një 29-vjeçar nga Vitia e Kosovës, pasi i njëjti kërkohej me fletarrest nga Kosova e ndërkaq është kapur nga Policia e Maqedonisë teksa ikte me motor nga Haraçina për në Kosovë, nëpërmjet fshatit Tanushë, transmeton TV21. “Më datë 01.04.2024 në atarin e fshatit Tanushë nga policët e Byrosë për siguri publike, nga helikopteri policor është vërejtur se një person lëvizë me motor nga fshati Haraçinë drejt Kosovës. Nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë dhënë shenjë për të ndaluar, por personi nuk ka ndaluar pas çfarë janë marrë aktivitete dhe masa…
Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. “Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN! Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku. Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar! #VETEVENDOSJE #VLEN”,…
Pothuajse të gjitha shkollat në vend janë gati për mënyrën e re të dhënies së provimit të maturës shtetërore. Përjashtim bën vetëm një shkollë në Shkup, në të cilën po punohet për momentin, theksoi sot sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, Biljana Kazandzhiska. Sipas mënyrës dhe vendit të provimit, këtë vit ka ndryshime, pasi nxënësit do ta japin provimin në salla dhe jo në klasa si vitet e kaluara. Ajo theksoi se synimi është që diplomimi të zhvillohet në mënyrë më efektive, ndryshe nga vitet e kaluara. “Qendra shtetërore e provimeve, së bashku me bordin e maturës shtetërore,…
Gjykata në Tetovë ka vendosur se është pranuar kërkesa për regjistrimin e Ziadin Selës si kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim edhe zyrtarisht për kryetar i ASH njihet Ziadin Sela, ka njoftuar zyra e informimit e partisë. /SHENJA/
Televizioni Telma përmes një kronike speciale ka dhënë detaje se cilat janë motivet dhe prapaskenat e sulmit me armë sot në Haraçinë, ku si cak ishte kreu i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi. Sipas këtij televizioni, nga ajo që dihet publikisht dhe në Haraçinë, kryetari i komunës, Ibrahimi ka një armik të njohur, anëtarët e familjes Ajvazi. “Ai kishte bërë një denoncim më parë ndaj tre personave për dhunë të ushtruar, të cilët janë anëtarë të familjes së së personit të parë të degës së BDI-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. Kryetari aktual, Ridvan Ibrahimi, më pas kishte bërë të…
Presidenti aktual Stevo Pendarovski, gjatë një interviste për RTL – Kroaci ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut bie mbështetja për BE-në, siç tha, për shkak të pritjeve tashmë 20-vjecare për anëtarësim në Union. “Në mënyrë drastike bie mbështetja. Në dy vitet e fundit kjo mbështetje është përgjysmuar. Ne gjithmonë kemi qenë me përqindje të larta, deri në 90% për hyrje në BE. Tani, kur t`i pyesni maqedonasit, nëse Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së me këto kushte, Bullgarët të futen në Kushtetutë, 80% do të thonë JO”, tha Stevo Pendarovski. Në intervistën për median kroate, Pendarovski është shprehur…
Kryetari i ASH-së dhe kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka shprehur keqardhje për incidentin e sotëm me armë në Haraçinë, ku mbetën të plagosur dy persona. “Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim maksimal për ngjarjen e ndodhur sot në Haraçinë. Duke uruar që të lënduarit të kenë shërim të shpejtë e të plotë apeloj fort tek organet e Drejtësisë për të dënuar fajtorët! Krimi politik është pasojë e këtij sistemi të Koruptuar e Kriminal që Tani Më Shumë Se Kurrë Duhet Të Ndryshojë! Ndryshimi Është Domosdoshmëri!”, ka shkruar Taravari, përcjell INA. Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ishte…
Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski në deklaratë për TV21 tha se nuk është e vërtet që nga të shtënat me armë në Haraçinë është plagosur kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi, shkruan TV21. Toshkovski thotë se është plagosur shoferi i tij, dhe një i punësuar tjetër në komunë. “Sipas informacioneve që i kam deri tani, nuk është e vërtet që është plagosur kryetari i komunës. Është e saktë që janë plagosur dy persona, njëri është shofer i kryetarit të komunës, tjetri është i punësuar në komunë”, tha Toshkovski për TV21.
Prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes dhe ka lëshuar urdhër për mbledhjen e gjurmëve dhe kryerjen e ekspertizave përkatëse, informojnë nga PTHP Shkup në lidhje me të shtënat me armë zjarri drejt kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi ku u lënduan dy persona të cilët kanë qenë bashkë me kryetarin e komunës. PTHP shton se “do të jepet edhe një urdhër për sigurimin e pamjeve të vëzhgimit me video nga objektet përreth, si dhe për të ndërmarrë veprime të tjera”. Ministria e Punëve të Brendshme më herët ka lëshuar një…

