Fronti Europian sot nënshkroi Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për President Bujar Osmani. Të pranishëm ishin të gjithë liderët e partive të cilët tashmë kanë firmosur me Ali Ahmetin për Frontin Europian të cilët përkrahën këtë program. Integrimi në BE deri në vitin 2030, ➡️ Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, ➡️ Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, ➡️ Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, ➡️ përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, ➡️ Marrëvehsja kornizë ekonomike ➡️ Etablimi adekuat ndërkombëtar…
Author: Jeta almakos
Aktivistët për të drejtat e grave thonë se është për të ardhur keq që asnjë nga dy blloqet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj – Fronti Evropian dhe Koalicioni VLEN – nuk kanë marrë guximin që të garojnë me një grua në krye të listave për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore. Megjithëse afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë është 2 prilli, partitë politike kanë dorëzuar emrat e bartësve të listave në gjashtë njësitë zgjedhore. Në to nuk është lakuar emri i as edhe një gruaje për deputete…
Prokuroria e Shkupit ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave – një 19-vjeçare dhe një grua 53-vjeçare, të cilët dyshohen për prodhim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope. Pas marrjes së informacionit nga dy dëshmitarë, policia ka kontrolluar fillimisht ditën e djeshme banesën ku po qëndronte i dyshuari dhe ka gjetur gjithsej 16 pako me drogë narkotike – marihuanë me peshë neto 23.95 gram dhe 0.24 gram kokainë. Më pas, dëshmitarët treguan se herë pas here i dyshuari i udhëzoi ata që të blinin drogë narkotike nga bashkëkryerësi i tij me të cilin…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ASh e Ziadin Selës sot në Gostivarë zyrtarizuan marrëveshjen për të shkuar sëbashku në zgjedhjet 2024. Deri më tani janë lakuar disa emra të cilët do të jenë në listë për deputet si: Elmi Aziri, Ilire Dauti, Naim Bajrami ndërsa priten të kenë edhe dy emra të tjerë. Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin…
Ish ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Filip Riker ishte i ftuari i radhës në podcastin e kandidatit për president, Bujar Osmanit. Riker tha se falë kontributit të Bujar Osmanit kryesimi i Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Ministrave ishte shumë i sukseshëm. “Epo, së pari mendoj se kryesimi i zyrës së Maqedonisë së Veriut ishte shumë i sukseshëm dhe shumë nga kjo, falë jush dhe lidershipit tuaj në atë në atë rol. E di se ishte rraskapitës dhe u desh shumë deri në Këshillin e Ministrave. Dhe e di se sekretare Blinken, ishte i kënaqur që mund të vinte. Ai…
Kandidati për presiden nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani sonte ka qëndruar për iftar me aktivistët e BDI-së të zonës zgjedhore numër 2. Ndërkaq, Osmani me këtë rast ka thënë se se zona 2 sot është percaktuar njëzëri për Frontin e madh europian dhe misionin e Presidentit të parë
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale në Kërçovë. Sipas raportit të parë të policisë, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë, kur ka ndodhur përplasja fatale mes një makine “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës e drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe një makine tjetër “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës. “Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka…
“Nëse qeveria do të kishte dëgjuar, Maqedonia e Veriut do të kishte qenë një vend ekonomikisht shumë më i zhvilluar se deri më tani”, kështu tha kreu i Odës Ekonomike në takimin me kreun e LSDM-së Dimitar Kovaçevski. Oda Ekonomike drejton gishtin kah politikanët që sipas biznesmenëve nuk kanë bërë sa duhet për zhvillimin e ekonomisë. “Pa futjen e shtetit ligjor, pa funksionimin e shtetit ligjor, nuk ka asgjë nga biznesi. Ata premtuan shumë gjëra, por nuk premtuan asgjë. Ajo politikë e promovuar nga shteti, pra qeveria, bie ndesh me interesat e shumicës së bizneseve dhe qytetarëve. I bëjmë thirrje…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve me kollën e keqe, e njohur ndryshe si Pertussis, krahasuar me vitet e fundit. IKPSHK-ja tha se kjo sëmundje ngjitëse prek çdo moshë, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët. “Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja. Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar. Sipas IKSHP-së, simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21…
44 kanale të reja nga grupi DigitAlb falas me Move TV, platformën e transmetimit të MTEL. Përdoruesit e platformës së transmetimit të MTEL, Move Tv, tashmë do të mund të shijojnë 44 kanale të reja televizive nga grupi DigitAlb. Move TV tani ka numrin më të madh të kanaleve televizive tëofruara nga çdo ofrues i telekomit në Maqedoni. Në përzgjedhjen tashmë të gjerë të kanaleve televizive, kompania i shton falas 44 kanale të reja televizive nga grupi DigitAlb. Me këtë, përdoruesit mund të zgjedhin nga mbi 250 kanale të përfshira në abonim qëpërfshin zhanre, gjuhë dhe kultura të ndryshme, pra…
Edhe një parti tjetër turke ju bashkua Frontit Europian. Bëhet fjalë për Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, si nismëtar i Frontit Europian, sot nënshkroi marrëveshje koalicioni me përfaqësuesit e kësaj partie, Salih Murat dhe Syleyman Baki. Në fjalimin e tij, Murat tha se po i bashkëngjiten Frontit me qëllim për ta ndryshuar gjendjen në çdo sferë të shoqërisë veçanërisht gjendjen e komunitetit turk në Maqedoni, duke përmbushur normat e të drejtave të njeriut të parapara në Kushtetutë. Paraprakisht, kreu i integristëve ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Partisë Demokratike…
I ashtuquajturi “Fronti Europian” i përbërë nga BDI, PDSH, ASH Partia e Romëve, Partia e Turqve ka bërë gati propozimet për listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 8 majit. Ajo që merret vesh është se “Fronti Europian” me në krye BDI-në në zonën 1 do të garojë me Blerim Bexhetin, në zonën 2 me Sadulla Durakun, në zonën 5 me Ziadin Selën. Ndërsa në zonën ku fitohen më shumë mandate të deputetëve shqiptar, zonën 6, do të ketë “luftë titanësh”, ku do të përballet kreu i BDI-së Ali Ahmeti me kreun e Lëvizjes BESA dhe kryetarin…

