VMRO-DPMNE nuk duhet të përdorë popullizëm kur është fjala për rritjen e pensioneve, sepse premtimi i tyre do të destabilizojë madje edhe do ta shkatërronte sistemin pensional. Kështu u shpreh zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e pyetur për premtimin e VMRO-së për rritje lineare të pensioneve për pesë mijë denarë. Sipas Trençevskës, kjo rritje do të rriste deficitin për 52 për qind, që do të nënkuptonte vonimin e pensioneve në muajt në vijim. Jovanka Trençevska, zv/ministre e Punës dhe Politikës Sociale “Me rritjen prej pesë mije denarë të paralajmëruar nga VMRO-DPMNE, sipas vlerësimeve që i kemi bërë…
Author: Jeta almakos
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025. Në konkurs janë theksuar vendet e lira në shkollat e qytetit të Shkupit dhe komunat në mbarë vendin për shkollat e mesme, arsimin profesional dhe artistik, për shkollën e mesme matematiko-informatike, Akademinë sportive dhe për shkollat për mësimin e nxënësve të cilët janë me nevoja të veçanta. Regjistrimi do të jetë me 3 afate në muajin qërshor, korrik dhe gusht në mënyrë elektronike. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Në periudhën e regjistrimit të qershorit janë dy regjistrime elektronike…
Shifrat janë të mëdha. Ndërsa sondazhet që vijnë, secila është më e mirë se e fundit. Tashmë për dy, tre javë mund ta shihni ndryshimin dhe nëse kjo valë vazhdon, dhe mendoj se do të vazhdojë, do të kemi rezultatin më të mirë që ka fituar çdo opozitë në zgjedhje dhe nëse për shembull deri një javë më parë shifrat ishin 53, 54, 55 deputetë, tani mund të them se janë 55-56 deputetë dhe nuk është për t’u çuditur që edhe ata të rriten, theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në paraqitjen e tij në “Click Plus” në Tv 21.…
Inteligjenca kineze ka blerë të dhëna nga firmat kineze tësigurisë kibernetike të vjedhura nga institucionetqeveritare maqedonase përmes sulmeve hakere, raportoisë fundmi e përditshmja britanike Guardian, duke iureferuar uebsajtit Github, i cili publikoi mbi 500 skedarë tëzbuluar nga firma kineze I Soon. Gazeta pohon se nënjërën prej dosjeve është fotografia e një dosjeje me titull“Shënime nga Sekretariati për Çështje Evropiane eMaqedonisë së Veriut”, ndërsa një dosje tjetër ka të bëjëme Bashkimin Evropian. Ndërhyrja e hakerëve kinezë në të dhënat e institucionitkryesor përgjegjës për integrimin e vendit në BE duhet tëalarmojë seriozisht institucionet maqedonase për ndikiminmalinj të Kinës. Ky shembull tregon pa…
“Jemi duke negociuar dhe natyrisht se rezultati i këtyre negociatave vjen te unë dhe ne e dorëzojmë te Kuvendi Qendror”. Ziadin Sela nga ASH-ja, kështu ka bërë të ditur se negociatat me BDI-në për t’u bërë pjesë e Frontit Europian, ende vazhdojnë. “Nuk jam nga ata njerëz që fshihem… Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha më tej Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet të sillet vendimi. Paraprakisht Sela tha listat e përbashkëta dhe shkuarja vetë në zgjedhje, janë tema të ezauruar. Ndërkaq tani shtoi se dy…
Një program iftari u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) në Shkup, raporton Anadolu. Në programin e iftarit morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, shefi i departamentit i TIKA-s Uğur Tanyeli, kryetari i MATUSITEB-it Tahsin İbrahim, deputetë, kryetarë partish politike, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij të rastit, ambasadori Ulusoy përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa vuri theksin mbi marrëdhëniet miqësore midis Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut, në të cilat kontribuon edhe…
Policia ka njoftuar se dje në ora 17:35 në SPB Shkup është raportuar se në “Bit Pazar” është sjellë një i mitur nga Shkupi me lëndime të forta me lëndë prerëse. Sipas njoftimit, disa persona i kanë kërkuar para në zonën e “Bit Pazarit” dhe pasi nuk ia ka dhënë, njëri prej tyre e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar një plagë me thikë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev ka deklaruar se nga viti 2017 deri më vitin 2023 Departamenti i Policisë Kriminalistike ka sekuestruar drogë në vlerë prej 426 milionë euro. Këto deklarata ai bëri gjatë një vizite në Departamentin e Policisë Kriminalistike, ku pati një takim me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ. Bojmacaliev u informua për punën e Departamentit për Tregti të Kundërligjshme të Drogës, Armëve dhe Materieve të Rrezikshme dhe Sektorit për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshme në kuadër të këtij Departamenti. MITKO BOJMACALIEV, ZV/MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Nga data 14.09.2020 deri më 29.02.2024, nga Njësiti…
BDI vazhdon ta zgjeron Frontin Europian. Nesër, e mërkurë, në Pallatin e Kulturës në qendër të Gostivarit, kryetari Ali Ahmeti, do të firmosë marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike Turke. Të enjten do të firmoset marrëveshje me Kurto Dudush, me çka partia Unioni i Romëve zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian. Nuk përfundon me kaq, ditën e premte Ahmeti pran koalicionit do të sjell edhe një parti boshnjake. Pritet edhe vendimi final i ASH krahu i Selës, por se nga do të rreshtohet, Ziadin Sela pritet të flet sonte në Click Plus. Ndryshe BDI të shtunën mbledh kryesinë për të…
Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sot ishte në tryezë me akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Në tryezën me intelektualët u bisedua rreth platformës presidenciale të kandidatit Arben Taravari, si dhe prioritet e kësaj platforme, ndërsa në të morën pjesë personalitete eminente si dr.prof. Rufi Osmani dhe dhjetëra profesorë tjerë universitarë, të cilët përveç sugjerimeve konkrete i dhanë edhe përkrahje të fuqishme platformës presidenciale të Arben Taravarit.
Në spitalin e fëmijëve në Kozle, fluksi i të prekurve me kollën e keqe është shumë i madh, por në spital shtrohen vetëm foshnjat më të rrezikuara. Aktualisht në repartin e kujdesit intensiv në “Kozle” janë 5 foshnje, më i madhi 3 muajsh, ndërsa më i vogli vetëm 25 ditë. “Gjendje më të rëndë tani për momentin janë ata me qëndrim më të gjatë se 4-5 ditë, ata kanë sulme shumë të shpeshta, kur kanë nevojë për ajër, gjysma e nënave e kanë kaluar kollën e keqe, tani edhe nënat kanë pertusis. Nëse kolliten rastësisht, prej jashtë mund t’i dëgjoni…
Lëvizja e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë muajit mars nuk zgjoi shumë reagime të qytetarëve. Kjo pasi konsumatorët janë bërë imun ndaj rritjeve konstante. Por, edhe pas heqjes së çmimeve të garantuara ka zëra që ekziston një ujdi e pashkruar ndërmjet pushtetit dhe kompanive gjigande në treg që çmimet të mbahen relativisht të qëndrueshme gjatë periudhës parazgjedhore. Disa herë në opinion është cekur që pas 15 majit pritet të ketë edhe një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimoreve. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se janë vetë vendimet e disa kompanive për të lënë çmimet e…

