Inteligjenca kineze ka blerë të dhëna nga firmat kineze tësigurisë kibernetike të vjedhura nga institucionetqeveritare maqedonase përmes sulmeve hakere, raportoisë fundmi e përditshmja britanike Guardian, duke iureferuar uebsajtit Github, i cili publikoi mbi 500 skedarë tëzbuluar nga firma kineze I Soon. Gazeta pohon se nënjërën prej dosjeve është fotografia e një dosjeje me titull“Shënime nga Sekretariati për Çështje Evropiane eMaqedonisë së Veriut”, ndërsa një dosje tjetër ka të bëjëme Bashkimin Evropian.
Ndërhyrja e hakerëve kinezë në të dhënat e institucionitkryesor përgjegjës për integrimin e vendit në BE duhet tëalarmojë seriozisht institucionet maqedonase për ndikiminmalinj të Kinës. Ky shembull tregon pa mëdyshjeqëndrimin e pasinqertë të qeverisë kineze ndajMaqedonisë së Veriut. Nga njëra anë, Pekini zyrtar nukhumb rastin t’u theksojë autoriteteve maqedonase se dëshiron të krijojë marrëdhënie miqësore me vendin tonënë bazë të respektit të ndërsjellë, dhe nga ana tjetërpërdor hakerat për të vjedhur të dhëna nga institucionetmaqedonase. Kjo padyshim nuk është gjest miqësor, sepse miqtë nuk spiunojnë njëri-tjetrin.
Ky incident i rëndë në marrëdhëniet maqedono-kinezengre dyshime për qëllimet e vërteta të Kinës në lidhje me integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Pas kësaj, ështëlegjitime të shtrohet pyetja, a dëshiron vërtet Kina ta shohë Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së apo kasynime të fshehura? Dhe jo vetëm kaq, a dëshiron tëpengon procesin në periudhën e ardhshme përmesgrumbullimit të paligjshëm të të dhënave përeurointegrimin e vendit? Pas kësaj, autoritetetmaqedonase kanë arsye serioze të dyshojnë nësinqeritetin e deklaratave të ambasadorit kinez Zhang Suo, i cili muajin e kaluar në një dokumentar të gjatëpropagandistik të publikuar nga një televizion maqedonase bindte opinionin se Kina mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE sepse kjo ishte edhe intereskinez.
Ajo që është edhe më shqetësuese është pyetja, a janë tëdhënat e vjedhura nga Sekretariati për Çështjet Evropianetë vetmet të vjedhura nga inteligjenca kineze? A mund tëketë pasur sulme hakere ndaj institucioneve të tjera qëkanë të dhëna sensitive, si për shembull Drejtoria për tëardhura publike (DAP)? Me këtë, Kina mund të shkaktojdëme serioze në ekonominë maqedonase. Prandaj, institucionet qeveritare duhet t’i kushtojnë shumë më tepërrëndësi sigurisë së infrastrukturës kritike të vendit, sepsenëse kinezët kan guxuar një herë, nuk do të përmbahen tëpërdorin të njëjtat metoda për të marrë të dhëna sensitive, me të cilat mund të kërcënojnë interesat e vendit.
Rrjedhja e madhe e të dhënave nga I Soon zbulon se agjentët e sigurisë shtetërore të Kinës kanë paguar shumatë mëdha parash për të mbledhur të dhëna nga qeveri tëhuaja dhe organizata të ndryshme. Kështu, për të pasurqasje në kutitë postare elektronike të dhjetë caqeve përnjë vit, inteligjenca kineze ka paguar një shumë prej rreth3 milionë denarë.