Author: Jeta almakos

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka marrë vendim për publikimin e përshkrimit të vendvotimeve në ueb faqen e KSHZ-së dhe ka miratuar programet për edukim të obligueshëm të organeve zgjedhore, qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara në zgjedhje. Në seancën e 89-të, KSHZ-ja mori vendim që përshkrimet e vendvotimeve të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së dhe të informohen qytetarët për mënyrën e publikimit. Sa i përket Propozimit-programit për edukimin e obligueshëm të organeve zgjedhore, ata theksuan se ka për qëllim profesionalizëm dhe përgjegjësi më të madhe të organeve zgjedhore në mbajtjen e zgjedhjeve. “Të gjithë…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) e udhëhequr nga kryetari dhe ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski mbrëmë ka publikuar listat e deputetëve për zgjedhjet kuvendare më 8 maj, të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni. LSDM në listën e zonës zgjedhore 1 do të ketë bartës kryetarin Kovaçevski dhe e dyta do të jetë Monika Zajkova nga Partia Liberal Demokrate (PLD). Në listën e zonës zgjedhore 2 LSDM do të garojë me Oliver Spasovskin, ish ministër i MPB-së dhe i dyti do të jetë Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër aktual dhe nënkryetar i partisë. Në listën e zonës zgjedhore 3 partia e Kovaçevskit do të del në zgjedhje me Sanja Lukarevska,…

Lexo më Shumë

Reagim nga BDI: Edhe pas 24 orëve të sulmit më brutal ndaj mediave dhe gazetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, asnjë distancim e as dënim nuk vie nga pesë drejtuesit e opozitës. Opozita shqiptare është pajtuar se më 24 prill dhe më 8 maj do të pësojë humbje të thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe për këtë tani akuzojnë edhe mediat dhe gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova. Adnan Azizi, figura kontraverze e nëntokës korruptive, eksponent i lartë i bizneseve të Kasamit dhe i opozitës shqiptare shpif dhe ofendon televizionin Klan Maqedoni, figura mediatike si Blendi Fevziu e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ka ulur koeficientet për pagat e funksionarëve, por, megjithatë pagat nuk do të ulen por përkundrazi do të rriten. Pavarësisht uljes së koeficienteve të përllogaritjes së pagave, zyrtarët nuk do të mbeten me duar bosh. Pagat e tyre nuk do të ulen , por mund të rriten, sepse paga mesatare bruto neto është rritur me 15 për qind. Paga mesatare bruto në vitin 2022 ishte 47.627 denarë, ndërsa në vitin 2023 ka arritur në 54.916 denarë. Koeficientin më të lartë e ka drejtori i Agjensisë për Siguri Kombëtare,i…

Lexo më Shumë

TV21 nga burimet e veta mëson se BDI dhe PDE kanë arritur marrëveshje për koalicion për zgjedhjet 2024. Sipas informacioneve, pas takimit që kanë realizuar sot Ali Ahmeti dhe Arijanit Hoxha, duket se BDI dhe PDE kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zyrtarizimin e marrëveshjes së tyre për të shkuar sëbashku në zgjedhjet e këtij viti. TV21 poashtu mëson se liderët e këtyre partive janë dakorduar që gjatë ditës së hënë, javën e ardhëshme në Tetovë, të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionim.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se Gjykata Administrative ka sjellë aktgjykime me të cilat anulohen tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë. Përmes platformës së tij në Facebook, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për formimin e komisioneve të vendosjes dhe një telegram për realizimin e një konkursi të brendshëm për plotësimin e vendeve vakante në MPB, të miratuar nga vet ai, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë anuluar nga Qeveria. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM “Në të vërtetë, Gjykata Administrative ka vlerësuar se organi i paditur, gjegjësisht Qeveria, me rastin e marrjes së vendimeve të…

Lexo më Shumë

Kandidatët për president, Bujar Osmani dhe Arben Taravari sot kanë falur së bashku namazin e xhumasë te Xhamia e Sahatit në Gostivar. Edhe pse zyrtarisht nuk ka nisur fushata, që duhet të fillojë më 4 prill, Osmani dhe Taravari kanë filluar me aktivitete me votuesit potencial duke vizituar grupe të ndryshme për iftare, pasi periudha e parafushatës është për Ramazan.Ndryshe të dy garojnë në zgjedhjet e 24 Prill për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kandidat i BDI-së dhe Frontit Europian dhe Arben Taravari kandidat nga opozita shqiptare VLEN. Shiko videon KËTU

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura. “Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe dinjitetin e tyre…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku, përfaqësuesi i VV-së në RMV, ka komentuar pamjet që shfaqën sot dy kandidatët presidencial Arben Taravarin e VLEN-it dhe Bujar Osmanin e BDI-së, krah njëri tjetrit në namazin e xhumasë, në një xhami të Gostivarit. “Bujar Osmani përpiqet të bëjë figurë të mirë në krah të fisnikërisë së natyrshme të Arben Taravarit. Ai do që të bëhet i mirë duke e ftuar mirësinë e Arben Taravarit. Ai mendon se fiton pikë kur barazohet me Arben Taravarin. Ai do të mbesë vetëm kopjac i sjelljes së Arbenit, sepse ai është kalitur dhe ngritur si politikan nën regjimin e Gruevskit…

Lexo më Shumë

Çelësi i zhvillimit të të gjithë mjekëve të rinj është t’u japësh njohuri. Por kjo nuk mjafton. Është e nevojshme që ata të paguhen në mënyrë adekuate për punën e tyre. Shëndeti i anëtarëve sot dhe në të ardhmen varet nga puna e tyre. Ata kërkojnë vetëm atë që meritojnë, shkruan ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Unë mbështes kërkesat e specialistëve privatë për të rritur të ardhurat e tyre, për të rënë dakord për rritjen e pagave. Dhënia e pagave për praktikantët privatë për herë të parë në histori ishte fryt i bashkëpunimit tim me ta në kohën kur isha…

Lexo më Shumë

Prokurimi i helikopterëve të rinj për ushtrinë dhe modernizimi me mjetet e reja të blinduara “JLTV” dhe “Stryker” është në përputhje me Planin Afatgjatë për Zhvillimin e Aftësive Mbrojtëse 2023-2032, dokument i miratuar më 11 Prill 2023 në Mbrojtje dhe Komisionit të Sigurisë dhe më 26 prill 2023 në Kuvend, ku u shpjegua saktësisht se si do të bëhet zhvillimi i objekteve të aviacionit. Kështu ka theksuar sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në një intervistë për “Sitel”, duke folur për detajet lidhur me blerjen. Në pyetjen se pse po ndërrojmë helikopterët, Petrovska theksoi se kjo është para së gjithash…

Lexo më Shumë

Të ftuar në studion e Breaking” në Top Channel, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si përfaqësues i koalicionit VLEN dhe analisti politik Arsim Sinani kanë folur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Kasami ka theksuar se tashmë është i qartë ndryshimi dhe një fitore e koalicionit opozitar shqiptar VLEN. I pyetur se a kanë shqiptarët shansin për të pasue një president të dalur nga zgjedhjet, Kasami deklaroi se ishte një mundësi e rrallë por që kandidati i BDI-së po përçan votën. Ndërsa, analisti Sinani deklaroi se shqiptarët do ti japin fund politikave të BDI-së dhe se…

Lexo më Shumë