VMRO-DPMNE-ja është e sigurt se partneri i ardhshëm i koalicionit në Qeveri, të cilën eventualisht do ta udhëheqin ata, do të pajtohet me kërkesën që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e vendosi si kusht – shfuqizim i balancuesit. Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski, në konferencën e sotme për media, tha se kjo është diçka e tejkaluar dhe se tani kjo keqpërdoret nga të gjithë grupet etnike në vend. “Ne mendojmë se punësimet në administratën publike duhet të bëhen sipas cilësisë dhe kjo është mënyra në të cilën duam të ndodhin punësimet në Qeverinë tonë dhe jemi të bindur se partneri…
Author: Jeta almakos
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiir ka njoftuar se është zgjidhur problemi me nxënësit e shkollës së mesme të “Medreses Isa Beu” lidhur me regjistrimin e tyre nëpër fakultetet e vendit. “Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“ Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjodh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra. Urime për medresantët”, ka shkruar ministri Shaqiri. /SHENJA/
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se Gjykata Administrative ka anuluar edhe dy vendime të Qeverisë me të cilat janë anuluar vendimet e marra nga ai. “Një aktgjykim ka të bëjë me vendimin me të cilin anulohet vendimi për anulimin e kontratës për punësim të punonjësit në MPB në pozitën e komandantit të Ropotovë, ndërsa aktgjykimi tjetër ka të bëjë me aktin me të cilin kam dorëzuar listën. në Këshillin e Komunës së Demir Hisarit të kandidatëve për zgjedhjen e komandantit sipas Ligjit për punë të brendshme”, thotë Toshkovski në një postim në Facebook. Gjykata Administrative, siç shton…
Nuk ka vend për rritje të çmimit të energjisë termike për qytetarët. Në asnjë rast nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë termike për amvisëritë, mund të ketë vetëm ulje, theksoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. “Do të ketë subvencione apo jo, vendimin do ta marrim gjatë muajit qershor. Ne mund të kishim marrë vendime populiste edhe tani kur e ulëm çmimin për jo amvisëritë, por vendosëm që konsumatorët të cilët nuk u subvencionuan asnjëherë gjatë krizës energjetike, para së gjithash t’i ndihmojmë”, tha Bislimoski në një konferencë për media. Lidhur me njoftimet e partive të caktuara…
Policia ka realizuar aksion policor në Gërçec të Sarajt dhe në Zelenikovë ka arrestuar tre persona, përcjell TV21. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se aksioni që është realizuar gjatë periudhës kohore 13:00 – 15:00. Personi i parë i arrestuar është kapur në ora 13:30, në Gërçec dhe është Sh.P.(29) nga fshati Batincë. Personi i dytë është arrestuar në rrugën “Fan Noli” në Shkup, dhe është Z.D(33) nga Shkupi. Ndërkaq personi i tretë është A.D.(34) nga Straholica e Zelinikovës. Që të tre kërkoheshin me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg.
Pritja dhe radhët për fotografim për dokumentet e udhëtimit është normalizuar, por jo edhe për marrjen e pasaportave në kohë. Qytetarët presin deri në tre muaj për të marrë pasaportat. “Për pasaportë isha, në mënyrë të rregullt u fotografova me 16 janar dhe ja sot e mora. U deshtë të udhëtoj për 8 mars por asgjë, nuk e mora pasaportën dhe dështoi. Të burgosur jemi, nuk kam pasaportë, nuk mund të dal nga shteti, tani mundeni vetëm në Serbi dhe Shqipëri, tani që e kam pasaportën mund të shkoj gjithkund por për 8 mars, pagova në agjenci, dështoi gjithçka sepse…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhje përmes shortit ka përcaktuar radhitjen e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fletëvotime sipas numrit rendor. Në bazë të shortit të hedhur, në fletëvotimin për zgjedhjet presidenciale, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski është numër 1. E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së, numrin tre në fletëvotim do ta ketë kandidati Stevço Jakimovski, i mbështetur nga GROM. I katërti me radhë është kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ndërsa numri pesë në fletëvotim do t’i takojë kandidates Biljana Vankovska-Cvetkovska nga partia “E Majta”. I gjashti me radhë në…
VMRO-DPMNE ka mbajtur konventë në të cilën ka promovuar programin për zgjedhjet parlamentare të titulluar “platforma #1198”. Në prezantimin e Platformës, lideri i partisë, Hristijan Mickovski deklaroi se kjo platformë parashikon një qasje ndaj sektorëve kyç, si e vetmja mënyrë për të avancuar mundësitë e shoqërisë. “Në luftën për drejtësi, “Platforma 1198” kujdeset gjithashtu për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë. Programi parashikon reforma dhe masa specifike që imponohen si të nevojshme për një standard më të lartë jetese, si dhe për paga dhe pensione më të larta”. Mickovski ka theksuar se pikë kryesore e Platformës zgjedhore…
Më datë 23.03.2024 në ora 14.30 në Tetovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor Tetovë kanë privuar nga liria M.A. (53) nga fshati Cerovë e Tetovës dhe A.S.(37) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në Tetovë, duke vepruar në kallëzim paraprak se në rrugën “Beliçica” në Tetovë. M.A ka kanosur A.S. me një send të mprehtë, pas së cilës A.S. goditi M.A. me një automjet pasagjerësh. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Dinjiteti i personit të parë të QMK-së, Stojançe Angelov, largohet nga koalicioni i LSDM-së. Këtë e konfirmoi sot kryetari i partisë, i cili shtoi se arsyeja kryesore për këtë është dështimi i partisë për të kompensuar ushtarakët me aftësi të kufizuara dhe familjet e mbrojtësve të rënë. “Iniciativat e Dinjiteti të dorëzuara në Qeveri dhe Parlament, me të cilat ofruam zgjidhje për këtë problem absurd, morën përkrahje të vazhdueshme nga kryeministri Kovacevski dhe ministrja e Mbrojtjes Petrovska, por për shkak të kundërshtimit të BDI-së, nuk kaluan”, thotë. Angelov. Ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti i drejtorit të Qendrës së Menaxhimit…
Plator Kalakula Njëzet e pesë vite më parë, si pjesë e Misionit të vogël tëShqipërisë pranë NATO-s, isha dëshmitar i privilegjuar i shtjellimit të 78 ditëve të fushatës ajrore të Aleancës Atlantike mbi Republikë Federale të Jugosllavisë. Në një shkrim të pesëviteve më parë kam përshkruar procesin e gjatë dhe të ndërlikuar politiko-diplomatik i cili solli ndërhyrjen e NATO-s për Kosovën por këtu vlen të theksohet se kur Aleanca Atlantike ndërmorri sulmet ajrore shqiptarët e Kosovës po përjetonin njëfushatë të parapërgatitur, të mirëorganizuar dhe tepër brutale dhune nga ana e forcave të regjimit serb, ndërkohë që ky i fundit refuzonte…
Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani nuk po marrin pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, dita që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë. Ata nuk u panë në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit. Nga kabinetet e Kurtit dhe Osmanit deri më tani nuk ishin të qasshëm në telefon për t’iu përgjigjur interesimit të Gazetës Express se pse nuk po marrin pjesë. Të paqassshëm deri tash ishin edhe në Komunën e Deçanit, për të treguar nëse krerëve të shtetit u janë dërguar…

