Listës së gjatë të mediave më të mëdha ndërkombëtare që vënë në pah bukuritë e Shqipërisë, i bashkohet edhe media prestigjoze “Financial Times”. Gjigandi mediatik i ka kushtuar një reportazh të gjatë vendeve historike që u mundëson udhëtarëve të kthehen pas në kohë. Në udhëtimin e tij 10 ditor gazetari Stanly Stewart viziton vendet antike si Butrinti dhe Apolonia. Një qytet tjetër i rëndësishëm historik ku ai ndalet është edhe ai i Gjirokastrës të cilën shkrimtari Ismail Kadare e ka përshkruar si të çuditshëm dhe ëndërrimtar. Sot, vetë shtëpia e tij është Muzeu Etnografik i Gjirokastrës. Modeli i shtëpisë së…
Author: Jeta almakos
Minatori kosovar Emin Hasani ndihet më afër Zotit kur bën iftarin e Ramazanit 800 metra (2625 këmbë) nën tokë, shkruan Reuters, përcjell agjencia e lajmeve INA. Pas një ndërrimi të gjatë dhe të mbytur në minierën e Trepçës në Stanberg në Veri të Kosovës, Hasani kontrollon orën për të ditur se kur po perëndon dielli në sipërfaqe dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë. I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë që i shoqërojnë me çaj të zi me sheqer. Burrat qeshin…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sot ishte në iftar të përbashkët me fëmijët me nevoja të veçanta, prindërit e tyre, kujdestarët si dhe me punonjësit që kujdesen dhe merren me ta. Iftari vjen me rastin e shënimit të 21 Marsit — Ditës Ndëkombëtare të Personave me Sindromën Daun. “Ky iftar është i veçantë kur je në shoqërimin e atyre që na japin energji dhe mirësi pa fund”, shkruan Taravari.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sulmin e sotëm fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu nga përmbaruesja nga Kërçova, Vesna Jakimovska. Kjo ngjarje skandaloze vjen pas një sërë storjesh kërkimore për përmbaruesen nga PortaliX dhe Saliu, i cili sot teksa merrte një deklaratë nga përmbaruesja u sulmua fizikisht prej saj dhe pësoi një dëmtim në dorë, ndërsa ju thye edhe një mikrofon nga pajisjet e tij të punës. Kolegu Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe aktualisht është duke dhënë deklaratë në stacion policor. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori nga Kërçova. SHGM menjëherë ka kontaktuar me pikat e…
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ishin shkak i takimit të kryeministri teknik Talat Xhaferit dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevskit. Ata ranë dakord se të dy institucionet kanë për obligim që ta mbrojnë edhe reputacionin e institucioneve dhe ta forcojnë besimin e qytetarëve në vetë procesin zgjedhor dhe shtojnë se kjo do të mund të arrihet vetëm nëse vërtetë ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për nivelin e mbrotjes dhe mundësimin e realizimit të së drejtës së tyre. Qeveria “Në takim u shkëmbyen informacione rreth përgatitjeve të nevojshme për realizimin e zgjedhjeve. Nga të dyja palët është theksuar kompetenca…
Edhe presidenti Stevo Pendarovski, i ka dërguar ftesë kundër kandidatëve të tij, për të marrë pjesë në dy master debate, të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore, e cila fillon më 4 prill. Nga Shtabi zgjedhor i Pendarovskit njoftuan sot se ideja e dy master debateve u është komunikuar kandidatëve të tjerë për president, dhe presin përgjigje. Master debatet, siç thonë nga shtabi zgjedhor i Pendarovskit, do të organizohen në terren neutral, secili nga kandidatët do të marrë pjesë në organizim, i cili do të udhëhiqet nga një moderator, për të cilin të gjithë…
Me dronë, kamera trupi, dhe mjete speciale vëzhgimi, parashihet që të ndalohet krimi në kufi. Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev njofton se Policia e Maqedonisë së Veriut do të përdorë 10 vetura speciale për vëzhgim, me kamera termike me rreze veprimi prej 10 kilometrash. Sipas tij modernizimi i vendkalimeve kufitare, pritet të rrisë sigurinë dhe të ndihmojë në zbulimin e gishtave të “ngjitur” në kufi, tentativave për kalim të paligjshëm apo llojeve të tjera të krimit. Mitko Bojmacaliyev, zëvendësministër shtesë i Punëve të Brendshme “Janë blerë karta SIM për të transferuar imazhin nga kamera te punonjësi i…
Akuzat e shumta të Prokurorisë Publike ndaj kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko, janë rezultat i presionit të opinionit, por edhe Uashingtonit zyrtar. Këto janë vlerësimet e ekspertëve të Koalicionit për Gjykim të Drejtë. Kjo reagim vjen pasi një ditë më parë Prokuroria e Strugës ka ngritur aktakuzë ndaj Merkos për emërimin e një drejtoreshe të shkollës. Darko Avramovski nga Koalicioni thekson se shpesh deri më tani ky efikasitet i institucioneve zgjat shkurt. “Vetëm kur ka presion nga komuniteti ndërkombëtar, mund të vërejmë se ka lëvizje të gjërave në nivel të brendshëm, por kjo lëvizje zgjat shumë shkurt dhe nuk…
Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh sheh rezultatet e fundit të zgjedhjeve ruse edhe në territoret jashtë Rusisë, thuhet në komunikatën e BDI-së. “Diktatori Putin, në zgjedhjet ruse të zhvilluara gjithandej, mbështetje më të madhe nga vendet e rajonit ka marrë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në vendin tonë, kanë votuar për Putinin. Kjo dëshmon se politika ruse është prezente, nuk ka hequr dorë dhe vazhdon të përpiqet çdo ditë e më shumë të rrezikojë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rrënojë çdo të arritur…
Studentët dhe menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) sot shprehën pakënaqësinë e tyre për kushtet e studimit me një protestë paqësore para Qeverisë, duke kërkuar hapësirë adekuate për punë. Në protestën me moton “FSHIIK nuk ka godinë – mësojmë para Qeverisë”, studentët vendosën një klasë të improvizuar për të tërhequr vëmendjen për kushtet e pazgjidhura hapësinore. E mbështetur nga organizata joformale “Revolucioni Studentor”, protesta vjen pas një sërë konkluzionesh të nxjerra nga menaxhmenti i FSHIIK në seancën e mbajtur më 18 të këtij muaji. Në konkluzionet, fakulteti ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim…
Opozita shqiptare sonte në Tetovë ka hapur shtabin e parë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Kandidati për president të shtetit nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari, u shpreh se Tetova dërgoi porosi se ndryshimi VLEN Sipas tij, VLEN më 24 prill do ta shënoje fitoren e parë, ndërsa më 8 maj “do ta rrëzojë në nokdaun BDI-në”. “Dyshimi i vetëm a do të jem pak a do të jetë shumë. Unë them se do t’i fitojmë me një diferencë të konsiderueshme, por këtu na duhet edhe ndihma juaj, ndihme të gjithë qytetarëve t’ju tregojmë se ka ardhur…
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, tha se në komunë punon edhe ditën e shtunë, edhe ditën e diel. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari, tha se ditën e mërkurën vullnetarisht shkon në Klinën e Neurologjisë në Shkup për të kontrolluar pacientët. Për të kompensuar atë ditë, Taravari, në komunë punon edhe gjatë vikendit. “Unë çdo të shtunë dhe gati çdo të diel punoj edhe në komunë. Mundohem që këtë ditë që e humbi si ditë pune në spital apo është ditë pune dhe në komunë nuk jam prezent, mundohem që takimet me shumë qytetarë t’i realizojë ditën e shtunë.…

