Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski e dënoi incidentin në të cilin një polic u sulmua mbrëmë në një objekt hoteliere gjatë kryerjes së aktiviteteve të tij të punës nga një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit. “Lidhur me incidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objekti hoteliere në territorin e SPB Shkup dhe në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë policorë, dua të informoj opinionin se dënoj fuqishëm çdo lloj dhune, veçanërisht kur ajo kryhet nga punonjës të MPB-së”, ka shkruar në Facebook, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai shton se për incidentin…
Author: Jeta almakos
Projekti i ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, është shembull se si nuk duhet të futemi në realizimin e një projekti të keq – thotë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Ndermarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi. Por, përse projekti nuk është ndryshuar tërësisht? Rustemi thotë se janë shqyrtuar të gjitha mundësitë, por kur mbërrish në 80% të realizimit të projektit, s`ka kthim prapa. “Tani kemi 13 rrëshqitje të reja të dheut dhe kur keni aq rrëshqitje dheu në ato vende që kanë qenë nga dy herë të projektuara dhe dy herë të ndërtuara, për herë të tretë paraqiten…
Në një kafene të njohur në qendër të Shkupit mbrëmë në orën 00:40 të mëngjesit, polici I.B. është arrestuar nga pjesëtarët e Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup. “Policët e Njësitit për tregti të paligjshme në SPB Shkup kanë privuar nga liria I.B.(43) nga Shkupi, polic i cili nuk ka qenë në detyrë, për shkak se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente veprime zyrtare. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB. Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bomjacaliev,…
Dy persona shtetas të Republikës së Serbisë janë ndaluar dje në aeroportin e Shkupit, njoftojnë nga MPB. “Sipas informacioneve nga polici bëhet fjalë për D.J.(41) dhe 28-vjeçarin K.J. sepse pas një mosmarrveshje të mëparshme, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë”, thonë nga MPB. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, thonë MPB.
Kim Mehmeti Qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj ‘Shqipërive’ tona duhet parë nga këndvështrimi se ata e kanë pranuar si të natyrshme që ‘demokracia’ alla shqiptarçe të mbështetet mbi parimin që një hajdut t’i përfaqësojë qindra të ndershëm dhe një budalla të vendosë për fatin e mijëra të mençurve. Pastaj të gjitha ndodhitë e sotme në ‘Shqipëritë’ tona duhet parë në tërësinë globale ku pandershmëria dhe hajdutëria i kanë mbuluar vlerat më njerëzore dhe ku e keqja është duke ngadhënjyer mbi të mirën. Pra ne duhet të jetojmë në pritje të së nesërmes që do sjellë të keqen më të madhe se…
Me ndryshimet e statutit të ASh-së, të miratuara në Kongresin e jashtëzakonshëm që është mbajtur në Shkup nga krahu i Arben Taravarit, do të ketë ndryshime në Kuvendin e partisë. Ziadin Sela nuk do të jetë më kryetar i Kuvendit të ASh-së dhe funksionin e tij do ta bartë lideri aktual i partisë, Arben Taravari, bëhet e ditur nga ASH-ja, transmeton TV21. Blerant Ramadani në paraqitje para mediave ka bërë të ditur se janë shfuqizuar edhe vendimet e marra në mbledhjen e Kuvendit të ASh-së, të thirrur nga Ziadin Sela më 10 shkurt 2024 në Shkup./TV21
Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, sot në Shkup është duke mbajtur kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin kanë marrë disa vendime. Në mesin e vendime që kanë sjellë përkrahësit e Taravarit në parti, është edhe shfuqizimi i pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe të kompetencave të organit të njohur paraprakisht si Kryesia e ngushtë e partisë. Disa nga vendimet që i kanë sjellë delegatët e ASh-së në kongresin e sotëm: “U miratua kandidatura për President të Republikës e Kryetarit të Partisë, Arben Taravari, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët i përkrahur nga Lidhja Evropiane për…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka folur para mediave para fillimit të Kongresit partiak të thirrur prej tij, që zhvillohet në këto momente në Shkup, përcjell tvklan.mk. Taravari tha se nga Kongresi do të kërkojë verifikimin e kandidaturës së tij për President shteti, do të diskutojnë në lidhje me marrëveshjen për koalicion me opozitën si dhe do të bëhen ndryshime statutare, që sipas tij, janë keqpërdorur nga grupi tjetër. Taravari shtoi se dëshiron që për kundërkandidat për president ta ketë kreun e BI-së, Ali Ahmeti. I pyetur për Kongresin e thurrur nga Ziadin Sela të dielën, Taravari theksoi se ai…
Prania e gripit stinor, shton mungesat e nxënësve në shkolla. Drejtorët e shkollave që kontaktoi Alsat, thanë se ata bëjnë dezinfektimin e hapësirave dhe hapin dritaret për ajrosje, si masa që të mos lejojnë shpërndarje më të madhe të gripit. Ndërkohë nxënësit thonë se për shkak të gripit ka pasur raste kur një nxënës ka humbur deri në një javë mësim. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të vazhdueshme të numrit të të prekurve nga gripi. Në javën e gjashtë të vitit janë regjistruar 1875 raste të reja dhe një viktimë duke e çuar në 10…
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite në Mynih është takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim siç njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësia e madhe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila siç thuhet, është shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, dhe si rrjedhim kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë. “Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe u konstatua se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, ka një rritje të trendit të shkëmbimit tregtar, dialogu politik është i rregullt dhe në të gjitha nivelet dhe synimi…
Dje edhe zyrtarisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shpalli kandidaturën e tij. Ai tha se vetëm një ditë më parë ka vendosur për ta pranuar ofertën të cilën e ka marrë para një muaji. Vlerësimi i tij është se ky është një hap i mirë, e duke pasur parasysh se përveç zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe parlamentaret, mendohet se në këtë mënyrë BDI-së do t’i jepet goditje si kundërshtare e tyre politike. Por, Taravari në këtë garë presidenciale do të përballet me disa fronte, duke marrë parasysh përplasjet në ASh dhe paralajmërimin e Selës për shkarkimin e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr. Me këtë rast, Presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.

