Author: Jeta almakos

Fëmijët e moshës parashkollore që kanë pranuar tre doza të vaksinës Di-Te-Per, prej sot janë pranuar në çerdhe, me kusht që rivaksinimin ta bëjnë në afat prej gjashtë muajsh. Gjatë javës së kaluar kjo kategori e fëmijëve nuk u pranuan në çerdhe, pasi rekomandimi fillestar, pas shpalljes së epidemisë në Shkup, ishte që të pranohen vetëm fëmijë tërësisht të vaksinuar. Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor javën e kaluar bëri kontrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe, ku ka konstatuar se po respektohet vendimi për ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht, ndërsa njoftoi se gjatë kontrolleve është konstatuar se…

Lexo më Shumë

Afati për kontrollimin e Listës Zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë skadon sonte në mesnatë. Qytetarët edhe sot, e hënë 18 mars mund të kontrollojnë veten dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, regjistrimin ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Të gjithë të regjistruarit në listën zgjedhore do të mund të votojnë si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i bëri thirrje qytetarëve  që të bëjnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në një aksion të përbashkët me Doganat  ka konfiskuar 22 automjete udhëtarësh me targa të huaja, të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut. Aksioni ka zgjat dy ditë, ndërsa automjetet e konfiskuara janë të markave të ndryshme, ku në mesin e tyre katër automjete janë “Mercedes”, tri automjete janë “Audi”, dy “BMË”, dhe një mjet mallrash për pasagjerë “Tesla” të gjitha të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë së Veriut për më shumë se 6 muaj. Drejtoria e Doganave informoi se gjykata do të nis procedurëkundër  personave që i kanë pas drejtuar auttomjetet e konfiskuara.…

Lexo më Shumë

Një hulumtim i Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike tregon se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk e ka idenë se ku kanë përfunduar studentët që kanë marrë bursa për studime jashtë vendit. Edhe pse nga taksapaguesit janë paguar  22 milionë euro me kusht që pas përfundimit të shkollës bursisti të punojë të paktën dy vjet në një institucion shtetëror dhe të koontribojë në vend, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk posedon të dhëna mbi statusin e 188 studentëve të cilët kanë përfituar nga bursa shtetërore (28% e studentëve të ciklit të parë dhe 75% e studentëve të ciklit të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë kanë detashmentin e tyre të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot. “Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lexo më Shumë

Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë intensive nga pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Nesër, e hënë, 18 mars 2024, përfundon afati për inspektimin e Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Listat e kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në ora 24:00. Qytetarët mund të kontrollojnë edhe në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të KSHZ-së dhe mund të paraqesin kërkesa. Nënshkrimet e nevojshme për president i mblodhën presidenti aktual Stevo Pendarovski nga…

Lexo më Shumë

Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër për shoqëri informatike dhe administratë, deklaroi në një intervistë për emisionin “Detektor” në Sitel se Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës është përkushtuar për gjetjen e mekanizmave që do të përmirësojnë punën e administratës publike. Bajdevski theksoi se ndërkohë që ministria është e përfshirë në krijimin e politikave, është e rëndësishme të punohet edhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe bizneset. Ai gjithashtu diskutoi për strategjinë e re për reformën e administratës publike, e cila ka katër shtylla: krijimi dhe koordinimi i politikave, burimet njerëzore dhe shërbimi publik, përgjegjësia dhe llogaridhënia e institucioneve,…

Lexo më Shumë

Me këngë, shkathtësi ushtarake, automjete dhe pajisje të ushtrisë, në Tetovë u shënua 75 vjetori i formimit të NATO-s si dhe katër vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, përcjell TV21. Qytetarët kishin mundësi të shohin shkathtësitë ushtarake të pjesëtarëve të forcave speciale dhe disa nga mjetet dhe pajisjet e ushtrisë, të jenë në komunikim të drejtpërdrejt me pjesëtarët e njësive speciale të në prani të ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonelit Vasko Gjurçinovski dhe përfaqësuesve nga pushteti lokal. Dita e hapur në Tetovë është pjesë e manifestimeve të planifikuara…

Lexo më Shumë

LSDM e akuzon VMRO-në dhe kryetarin e tyre në Ohër, se kanë bërë nepotizëm. Përmes një siç e quajtën ata skandali, kryetari Kirill Pecakov, ka punësuar familjarë, miq si dhe familjarë dhe të afërt të antarëve të DPMNE-së në Ohër. Duke i treguar me emra dhe mbiemra, vendin e punësimeve, deputetja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, thotë se në VMRO ende nuk ka ndryshuar asgjë. Bogdanka Kuzeska, deputete e LSDM-së “Shikojeni këtë skemë të nepotizmit të DPMNE-së dhe Pecakovit në Ohër. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, e pamë edhe në Shkup, nepotizmi, punësimet partiake dhe familjare në kurriz të qytetarëve,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja. Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në NATO më 2020. Në bazë të të dhënave të Bankës Popullore në këtë shtet, Maqedonia e Veriut i ka pranuar 616.7 milionë euro në formë të investimeve të huaja, më 2023. Kjo shifër është e përafërt me investimet e huaja në Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinë. Serbia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, gjatë vitit 2023 ka arritur të…

Lexo më Shumë

Konfederata e Sindikatave të Lira ku merr pjesë edhe Sindikata e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, në press-konferencën e djeshme kishte adresuar akuza se në shumë institucione arsimore, në postet drejtuese, punësohen persona ta pakualifikuar. Gishti ishte drejtuar kundër Drejtorit Halil Ferati, për të cilin u tha se krahas intervenimit të Komisionit Antikorrupsion, tri herë është emëruar si ushtrues detyre drejtor. Kanë reaguar nga ASH-ja. Konferenca e Sindikatit të pavarur të Inspektoratit Shtetëtor për Arsim, është absurd i llojit të vetë, rast unikat që qartazi tregon se kujt dhe pse i pengon, drejtori i Inspektoratit, Halit Ferati – thonë nga ASH-ja.…

Lexo më Shumë