Vetting, siguria, korrupsioni dhe certifikata e sigurisë ndërkombëtare është një nga idetë e kandidatit për president nga BDI, Bujar Osmani. Ai deklaroi se pjesë e platformës së tij është edhe një kërkesë për të pasur një vetting për udhëheqësit e funksioneve publike, të kryer përmes një bordi ndërkombëtar që do të përbëhet nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së. Jo Rusisë dhe ndikimit rus, duke diferencuar forcat pro-evropiane dhe anti-evropiane, është një pjesë dominuese e narrativës së BDI-së në periudhën parazgjedhore, e mbështetur me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”. Futja e një rrëfimi të tillë, së bashku me idetë për…
Author: Jeta almakos
Dy raste të dhunës ndaj zyrtarëve policorë janë regjistruar për një ditë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Një rast, më i rëndi, ku me veturë është bërë përpjekje për të goditur një policë gjatë detyrës zyrtare, është regjistruar në Shtip dhe nën pranga kanë përfunduar dy persona. “Më 14.03.2024 në Shtip, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Shtip kanë privuar nga liria L.D.(44) dhe Sh.D.(44), që të dy nga Shtipi, për shkak se L.D. është përpjekur me veturë “Alfa romeo” me targa të Koçanit, të godasë zyrtarin policor, kurse Sh.D. është…
Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacalijev, sot në një intervistë për TV Terra nga Manastiri foli në lidhje me problemet me nxjerrjen e dokumenteve personale. Ai tha se në muajt e kaluar dhe në takimet e brendshme ka theksuar se procesi i fotografimit, shtypjes dhe nxjerrjes së dokumenteve është një rreth, një rrotë që duhet të rrotullohet vazhdimisht, jo të qëndrojë në vend. “Mund të them lirisht se vitin 2023 e kemi përfunduar me pothuajse 99% të pasaportave të fotografuara dhe të miratuara. Ai nxitim i madh që patëm në muajin janar, vetëm 4000 pasaporta nuk u miratuan…
Edhe këtë herë rrezikohet të mos organizohen zgjedhjet për deputetë në diasporë duke qenë se interesimi për t’u paraqitur për të votuar është shumë i ulët. Për t’u organizuar zgjedhje parlamentare në diasporë, duhet të paraqiten dhe të pranohen kërkesat për të votuar të të paktën 5355 personave, aq sa është numri i votave që ka marrë deputeti me më pak vota në zgjedhjet e fundit. Deri tani, janë pranuar vetëm rreth 1 mijë kërkesa nga votuesit që i kanë plotësuar kushtet. Ndërkohë, votim për zgjedhjen e presidentit do të organizohet edhe në diasporë duke qenë se presidenti zgjidhet sipas…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të qartë se Enti Shtetëror i Energjisë (ESM) nuk është në planet për shitje dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në sektorin energjetik të vendit. Duke folur në një konferencë për shtyp, Bekteshi ka theksuar se, nën drejtimin e tij dhe të partisë politike BDI, ESM do të mbetet një institucion kyç që synon të përmirësojë dhe zgjerojë kapacitetet e saj për të përballuar nevojat energjetike të qytetarëve dhe të ofrojë çmime më të ulëta të energjisë. Bekteshi ka shtuar se çdo vendim për të ardhmen e ESM do…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot priti në takim drejtuesit e koalicionit VLEN për iftar. Në iftarin e shtruar në Gostivar, të pranishëm ishin edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci. “Sonte kisha kënaqësinë të kem mysafirë në iftarin e shtruar në Gostivar, drejtuesit e koalicionit VLEN. Momentet më të mira janë në iftar. Bashkë me ne ishin edhe miqtë tanë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci. Ju faleminderit për praninë tuaj!”, shkruan Taravari. Sonte po ashtu në Gostivar kandidati për president, Arben Taravari bashkë…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Nikollovski thotë se pranojmë kërkesën e ministrit Kreshnik Bekteshi se ai që do të humb zgjedhjet të largohet nga politika. “Ai që humb zgjedhjet të ndalet të merret me politikë. Shkëlqyeshëm e pranojmë, kjo do të thotë se Kreshniku po i përgatit “gajtan të mëndafshtë Ali Ahmetit. Ndoshta ai është kandidat për lider në BDI. Duke pasur parasysh se BD do t’i humbë këto zgjedhje dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, është mirë ta dimë se ja Kreshnik Bekteshi ka ambicie të tilla. Nëse jo më tepër kryesia e BDI-së do të…
Ramiz Dauti, familjar i të dënuarit Agim Islami në rastin “Alfa”, thotë se zvarritjet në procedurën e kërkesës për rigjykim në këtë rast po vazhdojnë. Dauti thotë se kërkesa bashkë me ekspertizën janë në Gjykatën Themelore Shkupi I dhe nuk po merren parasysh. “Edhe pse ne u desh të presim Apelin dhe të merret Gjykata Themelore me pranimin dhe vendimin për rigjykim të rastit, nuk ndodhi ajo. Lënda shkoi prej në Apel në Gjykatën Supreme, edhe atje u zvarrit deri më 14 shkurt. Tash prej më 14 shkurt deri më sot sa po flasim ende nuk merret parasysh. Me sa…
Dje në mbrëmje nga ora 20:00 deri në ora 22:00, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë kryer një kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, duke përdorur të ashtuquajturin radar të natës. “Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 7 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Një nga tejkalimet e regjistruara në autostradën Shkup – Tetovë, në kryqëzimin Veri në hyrje të Tetovës, ishte më i madhi dhe shpejtësia e matur ishte 207 kilometra në orë. Drejtuesi i automjetetit“Porsche”, ishte S.E. nga Republika…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot njoftoi se gjatë vizitës së tij në Turqi, është njoftuar se autoritetet turke kanë mbaruar me pjesën gjyqësore për ekstradimin e Lupço Palevskit-Pallços, dhe se tani po merren vetëm me pjesën administrative. Lloga tha se tani duhet të firmos Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë në Turqi. “Na dhanë një afat, sido që të jetë, unë nuk dua të tregoj detaje të tilla sepse kjo punë varet nga ata dhe jo nga ne”, deklaroi mes tjerash Lloga, duke shtuar që edhe gjatë ditës së sotme kanë kërkuar informacione shtesë nga autoritetet…
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri njoftoi se sot do të nënshkruajë vendimin e djeshëm të Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilin fëmijët që janë vaksinuar me dozën e tretë të DiTePer në 6 muajt e fundit mund të shkojnë në kopsht nga dita e hënë. ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Vendimin do ta nënshkruaj tani. Komisioni është i përbërë nga ekspertë të cilët marrin vendime të drejta në interes të qytetarëve dhe në interes të shpëtimit të jetëve”. Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Sanitar Renata Mlladenovska, tha se sot do t’u dorëzohet vendimi i ri me sqarimin e Komisionit…
Lista e produkteve ushqimore që do të kenë një marzhë të kufizuar nga ligji për praktikat e padrejta tregtare tashmë është përgatitur dhe i është dorëzuar odave ekonomike. Odat ekonomike do të kenë 10 ditë kohë për të shprehur mendimin e tyre dhe për të dhënë sugjerimet e tyre se cilat produkte duhet të jenë në listë. Kështu deklaroi sot ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi duke shtuar se këto produkte do të kenë çmime më të ulëta. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Është një zgjidhje ligjore ku mbi 2500 produkte ushqimore dhe bujqësore do të kenë marzhë jo më shumë…

