Author: Jeta almakos

Për shkak të sulmeve të hakerëve ditëve të fundit, në opinion është ngritur çështja e mbrotjes së të dhënave personale. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë konstatuar se në vazhdimësi po punojnë për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve. Nga Komisioni thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë. KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE “Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se tashmë është krijuar një rend për çmimet e ushqimeve pas përfundimit të masës “çmimi i garantuar”, pasi që siç tha ai disa kompani kanë njoftuar se do të mbajnë çmimet e garantuara deri më 15 maj të këtij viti. Ai tha se zgjidhja sistematike është ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare. FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Reagimet e para të biznesmenëve javën e kaluar ishin vërtet pozitive, inkurajuese dhe ata thanë se për shkak të përgjegjësisë shoqërore, do të mbajnë të njëjtat çmime të ngrira deri më 15 maj.…

Lexo më Shumë

Pas disa muajsh pa kontrata pune, të punësuarit në IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup do të kenë kontrata të reja pune. Drejtori i Shtëpisës së Shëndetit Shkup, Vullnet Selimi, njoftoi se problemi është tejkaluar ndërsa tha se do të bëj përpjekje që çështjes ti jepet fund përmes konkurseve për punësime me kontrata të përhershme. “Ashtu siç jeni në dijeni çështja e ndërprejres së kontratave në çdo fillim vit për të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup përsëritet dhe jo për fajin tonë, ndërsa fatkeqësisht ata që e pësojnë më shumti janë të punësuarit me kontrata në vepër.  Për…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për takimin mes Marko Gjuriq, ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara dhe Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar. “Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radoiçiq. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë. Shtohet se Serbia duhet të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin “e…

Lexo më Shumë

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shtuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie. Ai ka thënë se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës. “Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Më herët një shirit me hapa Analgin ka qenë 35 denarë, ndërsa tani mbi 60 denarë. Çmimet e barnave janë rritur, me apo pa recetë. Qytetarët ankohen se edhe pse janë pensionistë dhe kanë sigurim shëndetësor, po paguajnë çmime të larta të ilaçeve. “Ata që shkojnë me recetë janë shtrenjtë. -Më herët ka qenë kështu? -Janë shtrenjtuar përgjysmë, gjysmë ato që janë për “acidrefluks”, kanë qenë nga 80 tani janë 160. Shtrenjtë janë, shtrenjtë, paguajmë edhe sigurim shëndetësor, tani edhe pensionistë dhe paguajmë edhe barna”, tha kjo qytetare. “A mendoni se janë shtrenjtuar ilaçet? -Po, po shtrenjtë janë! -Më herët…

Lexo më Shumë

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane, përcjell TV21. Nga Qeveria njoftojnë se është autorizuar ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruajë Aranzhimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, për bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka anuluar pesë avancime kuadrovike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat siç bëjnë të ditur nga atje, janë bërë me nënshkrim të njëanshëm, gjegjësisht të ministrit i cili është kuadër i VMRO-DPMNE-së. “Qeveria, pas marrje së informacioneve nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, se me nënshkrim të njëanshëm, vetëm nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, janë sjell pesë akte për avancime kuadrovike dhe transferime në sektorë rajonalë të MPB-së dhe në Byronë për siguri publike, të njëjtat akte, si organ i shkallë së dytë, i ka shpallur si të prishura. Në…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Thuajse të gjithë e dinë se në Shqipëri nuk mund të bëhesh as hajdut pa pëlqimin e Kryeministrit, por ecë e thuaje këtë publikisht kur e dinë se do të vërsulen me dhjetëra portale e media që i ‘redakton’ kryetari i Bashkisë së Tiranës. Në Shqipëri të gjithë e dinë se properëndimorja e ‘Rilindësve’ është proporcionale me mos ndjeshmërinë e tyre ndaj shqiptarisë, por rrallëkush e thotë këtë publikisht ngaqë e dinë se diplomatët e huaj janë ata që e mbrojnë Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga shqiptarët. Të gjithë gazetarët e Shqipërisë e…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve nga banorët e Negorcit, qyteti goditi dy herë rajonin. “Breshër në madhësinë e një arre ra pak pas orës 12:30, dhe pas orës 13:00 ra sërish dhe gjithçka u zbardh. Sipas informacioneve që kemi, qyteti ka goditur fshatin Negorci, qytetin e Gjevgjelisë dhe vendbanimet tjera përreth”, thonë banorët nga afërsia e  Gjevgjeslisë. Ndryshe, më 7 të këtij muaji, nga stuhia e përcjellur me breshër dhe reshje të dendura shiu është përfshirë edhe rajoni i Gjevgjelisë, ndërsa të nesërmen Komuna e Gjevgjelisë ka njoftuar qytetarët se të dëmtuarit nga stuhia mund të dorëzojnë kërkesë Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin…

Lexo më Shumë

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur sot mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut, duke e vlerësuar si një partner të rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimi Evropian. Në një konferencë në Bruksel para vizitës së tij në disa vende të rajonit, Escobar theksoi se Shtetet e Bashkuara presin një qeveri të re të angazhuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE, si dhe në luftën kundër korrupsionit. Ai gjithashtu shprehu shpresën për një dialog të hapur…

Lexo më Shumë