Ueb-faqja e Operatorit të Sistemit Elektrotransmetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA MEPSO pas sulmit kibernetik të javës së kaluar, sot përsëri është në funksion. Nga MEPSO në datën 7 të këtij muaji informuan se ishin cak i një sulmi kibernetik, por se pas integritetit të plotë të rrjetit elektro-energjetik dhe furnizimit me energji elektrike nuk janë të rrezikuar. Incidenti, siç bënë të ditur, ishte denoncuar te të gjitha institucionet kompetente në bazë të rekomandimeve dhe rregullave për siguri kibernetike, ndërsa shërbimet profesionale i kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbutjen e efekteve nga sulmi dhe në bashkëpunim me…
Author: Jeta almakos
Zgjedhjet e dyfishta në vendin tonë do të jenë temë diskutimi mes përfaqësuesit të Posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të kancelarit të OSBE/ODIHR. Siç kanë njoftuar nga DASH, Escobar po qëndron në Austri dhe me përfaqësuesit e OSBE/ODHR përveç zgjedhjeve në RMV do të bisedoj edhe për zgjedhjet në Serbi. Nga periudha 10 deri 18 mars, Eckobar do të vizitoj edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Belgjikën. “Vizita e tij do të konfirmojë përkushtimin e SHBA-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekje për integrim euroatlantik dhe bashkëpunim më të thellë rajonal”, kanë…
Përsëri keqpërdoret emri i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” me porosi të cilat i marrin këto ditë qytetarët me përmbajtje të rreme, informojnë nga kompania në një publikim në ueb faqe. Me porositë qytetarët njoftohen për dërgesat e arritura dhe u bëhet thirrje që ta konfirmojnë adresën e tyre në një vegëz të ofruar. SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” potencon se nuk qëndron pas njoftimeve.Emri i Postës nacionale më parë ishte keqpërdorur në fushata mashtruese në janar dhe shkurt të këtij viti.
Mbi 244.000 ngjitëse “NMK” për automjete janë marrë deri më tani nga qytetarët, njoftojnë nga MPB-ja. Ndonëse shpërndarja e ngjitësve për ekzaminimet teknike ka filluar me vonesë, në ditën e fundit të datës së paraparë për ndryshimin e të gjitha dokumenteve personale 12 shkurt, një numër i madh qytetarësh kanë ngjitur në automjete ngjitëse me shkurtimin e emrit të ri kushtetues “NMK. “. “Nga kontrollet teknike janë porositur gjithsej 393.400 ngjitëse dhe nga qytetarët janë marrë gjithsej 244.797 afishe”, thonë nga MPB për “Sloboden Peçat”. Nga atje thonë se për momentin procedura shkon pa vështirësi dhe shpërndarja e afisheve po…
Shoqata e inxhinierëve të RMV-së kërkon informacione nga organet kompetente se çfarë po bëhet për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, përfshirë komisionin shtetëror të zgjedhjeve i cili ishte cak i sulmeve kibernetike, ndërsa sulmi i fundit siç thonë ata është në MEPSO. Duke u nisur nga fakti se në mes viteve 2021 dhe 2022 sulmet kibernetike kanë shënjestruar 7 institucione publike, veçanërisht faqet e internetit me domenin zyrtar qeveritar gov.mk., dhe meqë kemi zgjedhje të dyfishta shoqata e inxhinjerëve ka kërkuar nga ministria e shoqërisë informative dhe administrates, komisioni shtetëror i zgjedhjeve, si dhe nga kryetari i shtetit dhe prokuroria publike,…
Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se zeqati në ari, nisabi arit prej ku fillon llogaritja e zeqatiti është 91,6 gramë. Prej sasisë së poseduar nga ari për zeqat jepet 2,5 për qind. Postimi i plotë i BFI-së: 1. Zeqati ne ari Nisabi i arit prej ku fillon logaritja e zegatit eshte 91,6 gram. Prej sasise se poseduar nga ari per zeqat jepet 2.5 %. Nese zegatin e jep nga vetê esenca e pasurise, pra nga ari, atêhere e jep 2.5% nga lloji qê e posedon. Kjo logaritet si vijon: (91,6: 40 = 2.29 gr.) Nese zegatin e jep ne valute…
Me rastin e ditës botërore të Glaukomit, sot në qendër të Shkupit u mbajt një aksion për kontrollin dhe matjen e tensionit të syve. Mjekja Irina Bogdanova deklaroi se kontrolli i tensionit tësyve duhet të jetë pjesë e kontrolleve sistematike. Kjo për shkak se qytetarët duhet të jenë më të informuar dhe ta kuptojnë se çfarë është glaukoma dhe çfarë sëmundje paraqet tek ne. “Qytetarët, duhet të dijnë se çfarë është glaukoma, çfarë sjellë kjo sëmundje duhet të familjarizohen me këtë sëmundje sepse është shkaktari i dytë i verbërisë në mbarë botën, por edhe në vendin tonë. Çdo ditë në…
Qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë. Ata i sollën para derës së godinës vendimet e përmbaruesve, të cilët iu shumëfishuan borxhet edhe pasi ishte në fuqi ligji për kufizim kohor dhe buxhetor të detyrimeve. Disa organizata dhe qytetarë i zunë derën ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga duke i përplasur kërkesat me shkrim për aplikimin e ndryshimeve nga Ligji për Marrëdhëniet e detyrimeve që i referohen vjetërsimit të borxheve. Ata thonë se përmbaruesit i rrjepën qytetarët e varfër dhe borxhlinj, duke mos iu ndjerë për plotfuqishmërinë e ligjit as nga gjykatat. “Kemi ardhur këtu sot për t’ju dorëzuar kërkesat e…
Ndonëse fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit fillon më 18 prill, partitë politike vetëm se kanë filluar të shpalosin premtimet e tyre nëse fitojnë zgjedhjet dhe arrijnë të formojnë qeverinë e re. Fokusi i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, është te pjesa e ekonomisë. Kreu i kësaj partie Dimitar Kovaçevski, thotë se premtimin që e patën dhënë në zgjedhjet e fundit se paga mesatare do të jetë 500 euro, e kanë realizuar dhe madje e kanë tejkaluar. Kovaçevski thotë se tani paga mesatare është 650 euro, ndërsa nëse formojnë qeverinë e ardhshme, e njejta do të shënojë madje…
Ndalesa për mospranimin e fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe nuk vlen vetëm në Shkup, ku është shpallur epidemia e kollës së keqe, por vlen për të gjithë territorin e shtetit. Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, sot tha se Inspektorati Shtetëror Sanitar prej sot bënë kontrolle të shtuara çdo kund. “Jo vetëm në terrritorin e Shkupit ku është shpallur epidemi, por në nivelin e të gjithë shtetit do të ketë kontrolle të shtuara dhe do të kërkoj mënyra për të vaksinuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar. Ai ka firmosur një urdhër për kthimin e fëmijëve që janë pjesërisht ose…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar të gjithë besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit përmes një postimi në facebook. Gashi shkruan se në këtë muaj vjen në shprehje dashuria dhe respekti për tjetrin. “Ardhja e muajit të shenjtë të Ramazanit gjithnjë ka sjellë gëzim në zemrat dhe familjet e besimtarëve myslimanë. Rrjedhimisht, duke qenë në vigjilje të një Ramazani të ri, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj fillimin e agjërimit, duke u lutur që ky të jetë edhe agjërim nga fjalët e liga e sjelljet e padenja. Kundrejt angazhimit tonë publik, Ramazani na mëson të…
Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate të lëshuar për media ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për fllimin e muajit të Ramazanit. Urimi i plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Ky muaj i pastrimit shpirtëror, paqes, mëshirës dhe solidaritetit, le t’ju gjejë në shëndet të mirë dhe harmoni të plotë në familjet tuaja. Të frymëzuar nga madhështia e këtij muaji, le ta kalojmë çdo ditë të këtij muaji duke praktikuar vlerat e larta të besimit, bamirësisë dhe respektit mes vete. Përkushtimi dhe begatitë…

