Author: Jeta almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari i ka uruar besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit. “Jemi në prag të muajit të Ramazanit. Ju uroj të gjithëve të keni agjërime të pranuara dhe të lehta. Ky muaj është muaji kur duhet të reflektojmë, të meditojmë dhe të mundohemi të jemi sa më të mirë me familjet tona, me shokët tanë, me miqtë tanë dhe me shoqërinë në përgjithësi. Ju uroj edhe një herë që të keni agjërime të lehta të pranuara dhe gjithashtu edhe falje dhe lutje të pranuara”,…

Lexo më Shumë

Urime muaji i Ramazanit. Me këto banderola besimtarët musliman dhe myftinia e Shkupit e mirëpresin muajin e Ramazanit, që për besimtarët musliman është muaj më i veçantë nga 11 muajt tjerë të vitit. Qytetarët ndjehen të lumtur që kanë arritur edhe këtë Ramazan. Thonë se vlera e këtij muaji është shumë e madhe por edhe se duhet të jemi të durueshëm dhe të mos veprojmë me nervozë. Qytetarët më në moshë, krahasojnë Ramazanin nga koha e fëmijërisë së tyre dhe periudhës së tanishme. “Vlerë e madhe është Ramazani. Një Ramazan kemi, nuk janë dy. Ndryshe ka qenë përpara, ka pas…

Lexo më Shumë

Në fund të javës së punës, inspektorët e Inspektorati shtetëror sanitar nisin punën në terren dhe do të kontrollojnë kartat e vaksinimit të fëmijëve në kopshte. Do të kontrollohen vetëm vaksinat DiTePer. Ky vendim vjen pas kërkesës së Komisionit për Sëmundjet Infektive drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për të konfirmuar masat për parandalimin e shkuarjes në çerdhe të fëmijëve të pavaksinuar. Ministria e Shëndetësisë autorizoi ISHS për të kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme. ISHS tha për Kanal 5 se do të mbledhin një listë nga kopshtet ku do të kenë një pasqyrë se cilat fëmijë janë vaksinuar dhe rivaksinuar. ISHS thotë se…

Lexo më Shumë

Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup për Detektor, shumica e qytetarëve kanë shprehur pakënaqësi ndaj procesit të rinovimit të dokumenteve personale dhe të udhëtimit në Maqedoni. Sondazhi zbuloi se 47.1% e të anketuarve vlerësojnë procesin me notën më të ulët të mundshme, ndërsa vetëm 5.9% e japin notën maksimale. Problemet kryesore identifikohen te institucionet kompetente, me vetëm 20.6% të anketuarve që e shohin përgjegjësinë te qytetarët. Nënkuptohet se kjo situatë ka ndikuar në planifikimet e udhëtimeve për një pjesë të madhe të qytetarëve, me një në katër të anketuarve që u desh…

Lexo më Shumë

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët musliman kryesisht bëjnë edhe pagesat e anëtarësisë dhe obligimeve të tjera fetare. Sivjet anëtarësia në qytetin e Shkupit është rritur në 2500 denarë. Qytetarët të cilët anketuam, thonë se për disa shuma është e lartë e për disa është në rregull. “Është shumë por çfarë të bëjmë, patjetër të paguhet. Kush ka mundësi e paguan, kush nuk ka….” “Jo kshyre tash, për standardin tonë janë shumë. Për çdokënd nuk janë por për shumicën janë.” “Nuk është asgjë. 2500 denarë me i tubu gjatë vitit nuk është kurgja. Prsh, ditën e sodit, njerëzit pijnë…

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se atentati në Shkup është pastruar brenda 24 orëve. Në lidhje me një ngjarje penalo-juridike të ndodhur më 08.03.2024 rreth orës 19:00, ku personi M. A. (32) nga Shkupi është sulmuar nga 5 persona NN, me ç’rast ka pësuar 10 plagë me thikë nga thika dhe prerje në zonën e gjoksit, nga ana e Njësitit për Krime të Dhunshme të SPB Shkup, autorët janë zbuluar dhe ndaluar dhe është konstatuar se për personat H. E., S.E., B. E., I.E. dhe JB, theksoi Toshkovski. “Më datë 09.03.2024, në ambientet…

Lexo më Shumë

“Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të automjeteve të lehta taktike ushtarake për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, pajisje dhe programe, vlera e të cilave vlerësohet në rreth 111 milionë dollarë”, njoftoi Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA). Dje, DSCA dorëzoi dokumentacionin e duhur në Kongres për një shitje të mundshme, raportoi uebfaqja e Departamentit të Shtetit. Theksohet se shitja e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së pasi do të forcojë sigurinë e aleatëve të NATO-s. Shitja e propozuar do të forcojë kapacitetin e Maqedonisë së Veriut për…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në debatin e organizuar nga partia e tij në Kumanovë, me temë “Koncepti i ri për zhvillimin e arsimit” deklaroi se themeli bazë në vendin tonë është kthimi i arsimit parashkollor në kuadër Ministrisë së Arsimit. Ai ka theksuar se është e nevojshme që procesi arsimor të jetë i plotë, pasi ka arsim fillor, të mesëm dhe të lartë, por mungon arsimi parashkollor, i cili tek qytetarët është i njohur si kopshte. Mickovski po ashtu ka theksuar se stafi mësimdhënës ka nevojë për motivim për punë dhe për këtë arsye parashikojnë që çdo mësimdhënës që…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur mbrëmë konventën promovuese për kandidatin e tyre  për president, Bujar Osmani. Kryetari Ali Ahmeti, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se në kalanë e sukseseve kombëtare, ka ardhur  koha të vendosin edhe presidentin e parë shqiptar. Ai tha se partia që drejton ai, që 22 vjet nuk njeh humbje në asnjë cikël zgjedhor, ndaj siç tha Ahmeti, gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim. ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Ne për 23 vjet me rradhë nuk njohim humbje, nuk kemi njohur humbje, as në…

Lexo më Shumë

Privohen nga liria 5 persona, dyshohet se kanë bërë falsifikim parash. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në Kumanovë, në fshatin Rankovcë, policët e Departamentit për Krim Ekonomik kanë privuar personat me inicialet A.A (31 vjeçar) nga Shkupi, K.K (24 vjeçar) nga Shkupi, D.S nga Shkupi, Z.R gjithashtu nga Shkupi dhe I. M. (23 vjeç) nga Kriva Pallanka për veprën penale falsifikim parash.  MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim parash’, e dënueshme me nenin 268 të Kodit Penal, kështu që në muajin shkurt kanë rënë në kontakt me një person nga Shkupi…

Lexo më Shumë

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë kanë filluar të përgatiten. Televizioni Shenja vizitoi njërin ndër tregjet më të frekuentuara në kryeqytet, atë të Bit Pazarit, ku kishte qytetarë të shumtë, të cilët kishin dalur për t’i blerë gjërat e nevojshme për Ramazan. Disa qytetarë deklarojnë se çmimet janë të larta, e disa të tjerë thojnë se çmimet janë reale. QYTETAR “Po inshallah jemi përgatitur, jemi ngarkuar. Çmimet në treg, për mua që jetoj në Kroaci, janë në gjysmë të çmimit, megjithëse standardi i Maqedonisë dhe Kroacisë ka dallim të madh. Këtu është ma lirë. Prandaj ne…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët myslimanë në rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në urimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e agjërimit si obligim për besimtarët, duke cituar një ajet nga Kuranit që flet për këtë detyrë themelore të fejes islame. Fetahu ka theksuar se këtë muaj e përshkruan një ambient i lartë shpirtëror, që e bënë njeriun të ndihet më afër Zotit dhe i jep mundësi për t’u fokusuar në lutje dhe për të rritur dashurinë dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Ai ka shprehur urimin që besimtarët…

Lexo më Shumë