Author: Jeta almakos

Në vend të 20 kilometrave në orë, sa ishte shpejtësia maksimale e lejuar për trenat në hekurudhën Veles-Shkup, trenat në këtë pjesë tash e tutje do të lëvizin me një shpejtësi “të pabesueshme” 50 kilometra në orë. Siç njoftojnë nga NP Infrastruktura, një ndryshim i tillë vjen për shkak se ka përfunduar sanimi i hekurudhës. Në periudhën e kaluar, është punuar në ndërrimin e traversave dhe shinave prej druri në pjesën ndërmjet stacioneve Rajko Zhinzifov dhe Veles. Ndërrimi ka përfunduar dhe shpejtësia është rritur nga 20 km/h në 50 km/h, njofton NP Infrastruktura.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE thonë se ndërsa premtimet për një fabrikë të madhe për prodhimin e makinave elektrike në Tetovë zënë titujt e gazetave në vitin 2022, sot, disa vjet më vonë, është bërë e qartë që projekti ka dështuar. Një fushkë rozë e sapunit të qeverisë, siç e quajnë kritikët, është shpërthyer dhe ka lënë pas vetes një mbetje të hidhur për qytetarët dhe opinionin publik. VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për manipulim dhe keqpërdorim të fondeve publike, duke theksuar se premtimet për investime të mëdha dhe hapjen e vendeve të punës janë bërë vetëm për qëllime politike. Kryetari i kësaj partie, Hristijan…

Lexo më Shumë

Në autostradën Tetovë – Shkup mbrëmjen e djeshme një autobus i një kompanie të njohur të transportit të udhëtarëve ka vozitur me shpejtësi maksimale, duke tejkaluar automjete dhe duke rrezikuar udhëtarët në atë shpjetësi jashtë limiteve, përcjell 24info.mk. Edhe pse në autostradë ka kufizim të shpejtësisë, ndonëse ka edhe një kufizim të veçantë të shpejtësisë në vetë autobusin, shoferi nuk respektonte asgjë, duke tejkaluar veturat dhjetëra kilometra mbi shpejtësinë e lejuar, transmeton 24info.mk., e cila në foton e lajmit të saj ka edhe foton e autobusit kur është ndaluar në pikën e pagesës rrugore.  (INA)

Lexo më Shumë

Me datë 08.03.2024, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Ekonomik në SPB Kumanovë kanë ndaluar pesë persona të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së parave të falsifikuara. Policia njoftoi se në fshatin Rankovcë kanë privuar nga liria shtetasit: A.A. (31) nga Shkupi, I.M. (23) nga Kriva Pallanka, D.S. nga Shkupi, KK (24) nga Shkupi dhe Z.R. nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë kryer veprën “falsifikimi i parave” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 268 i Kodit Penal, kështu që në muajin shkurt kanë rënë në kontakt me një person nga Shkupi i cili u ka ofruar kartëmonedha të falsifikuara…

Lexo më Shumë

Një projekt i promovuar me pompozitet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë për prodhimin e makinave elektrike, mbetet vetëm histori dhe nuk do të realizohet. Bëhej fjalë për kompaninë e familjes së Lazim Destani e cila kishte planifikuar që të ndërtoj fabrikën për prodhimin e makinave elektrike e.Go. Por, këto ditë është prishur kontrata, pasi që kompania investitore (Next.e.Go Mobile), që ishte promotore dhe duhej të realizonte projektin është në një fazë të falimentimit në Gjermani, përcjell INA. “Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit në dispozicion të publikut për kërkesën e paraqitur për falimentimin…

Lexo më Shumë

Magjistralja Shkup-Bllacë që u bllokua në orët e para të mëngjesit, tashmë është lëshuar në qarkullim. Tv Klan mëson se kamioni i rrokullisur që ishte bërë shkak për bllokinin e kësaj rruge është hequr nga vendit dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht./tvklan.mk

Lexo më Shumë

Unë pres që të hyjë në rrethin e dytë, ndërsa kush tjetër do të jetë me mua, këtë nuk e di. Në këtë mënyrë Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN, përkatësisht kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, u përgjigj në pyetjen se çfarë pret nga zgjedhjet presidenciale. Bashkëbiseduesi i tij në emisionin e njëjtë ishte edhe kandidati tjetër për president, Maksim Dimitrievski. Taravari i dëshiroi fat dhe tha se do të dëshironte që në rrethin e dytë të përballet pikërisht me të, por thotë se anketat tregojnë se Siljanovska Davkova udhëheq. “Do të shohim, nuk e di. Sipas…

Lexo më Shumë

Nuk mund të ketë bllok opozitar shqiptar nëse nuk është Aleanca për Shqiptarët pjesë e saj. Këtë e tha Arben Taravari në Top Tema, ku shtoi se Aleanca në këto 10 vite më së shumti ka qenë pjesë e bllokut opozitar shqiptar. “Të gjithë ne kemi mangësitë tona dhe dobësitë, por nëse vendoset në peshore atë se çfarë do votuesi shqiptar, ta zëvendësoj Alternativën ose Besën, apo dëshirojnë ta zëvendësojnë BDI-në, megjithatë BDI është 22 vite në pozitë në vazhdimësi, dhe mendoj se ka ardhur momenti që të efektuohet ajo që e kërkon votuesi shqiptar në Maqedoni, dhe kjo do…

Lexo më Shumë

Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë se Ministria e mbrojtjes nuk e përjashton mundësinë, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, të shfrytëzohen kapacitetet në dispozicion për mjekimin e ushtarëve nga Ukraina. Petrovska thotë se në kuadër të Ministrisë së mbrojtjes ka kapacitete që mund të vihen në dispozicion dhe në këtë iniciativë do të përfshihen më shumë institucione. Duke komentuar deklaratën e fundit të presidentit francez Emanuel Macron, Petrovska përsëriti se vendi mbështet Ukrainën dhe luftën e saj, por nuk do të dërgojë trupa në tokën ukrainase.

Lexo më Shumë

Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi tha sonte nga konventa për promovimin e presidentit, Bujar Osmani, se BDI është emër i suksesit që nuk njeh humbje, ndaj si e tillë do të vijoi më fitore të reja. “Mirëmbrëma të dashur shqiptar kudo që jeni! Është kjo nisma e bombës së BDI-së për të ua treguar të gjithëvë ku e kanë vendin. Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë! Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i…

Lexo më Shumë

Në konventën e organizuar sonte në Shkup, nga BDI-ja po marrin pjesë rreth 5 mijë persona, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 09.03.2024 në ora 18:15 në rrugën Lazar Liçenovski në QSR Kale ka filluar konventa e organizuar nga partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë së cilës janë tubuar rreth 5000 qytetarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. BDI sonte ka mbajtur në Shkup, konventën për promovimin e kandidatit për president Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen më 24 prill. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka bërë të ditur se deri në premten në mesnatë, shtatë nga njëmbëdhjetë kandidatët e paraqitur kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime, sa janë të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale. VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën, e cila ka mbledhur 28.000 nënshkrime. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili në KSHZ ka dorëzuar rreth 22.000 nënshkrime. Në…

Lexo më Shumë