Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. Ministri i Punëve të Jashtme, njëherazi edhe kandidat për president nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në lidhje me takimin e sotëm me ambasadorin e ri turk në vend ka shkruar: “Takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj, me rastin e dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale. Gatishmëri e dyashnme për bashkëpunim aktiv dhe të hapur në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta të Strategjisë për…
Author: Jeta almakos
Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se ndryshimi i kornizës së negociatave të Maqedonisë me BE-në do të thotë të niset gjithçka nga fillimi. “Do të thotë të vijë Qeveria dhe të thotë që ne nuk pajtohemi me këtë kornizë negociuese dhe kjo do të thotë të fillohet nga fillimi dhe të gjitha çështjet që tashmë janë zgjidhur do të rihapen. Askush nuk e konteston gjuhën maqedonase, BE-ja punëson përkthyes, ju siguroj se nëse hapemi përsëri do të kemi probleme. A jemi gati të negociojmë për gjuhën maqedonase, a është Mickoski i gatshëm të negociojë për gjuhën maqedonase,…
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi i ftuar në emisionin Klan Debat tha se për dallim nga shqiptarët në Preshevë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë avansuar dukshëm në pozitën e tyre politike dhe politikave reformuese për politikë të barabartë. Arifi tha shqiptarët në RMV tashmë janë shtetformues, kanë pozita të rëndësishme shtetërore, madje dhe kryeministër shqiptar. “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, keni kryeministrin shqiptar, pse jo tanimë kërkohet edhe president shqiptar. Shqiptarët këtu kanë avansuar shumë, për dallim nga shqiptarët në Preshevë, që nuk i kemi këta të drejta, ndaj vëmendja e juaj, Kosovës apo Shqipërisë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrjen e katërt publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga familjet të cilat të ardhurat mujore nuk i kalojnë 50.000 denarë. Vazhdimisht piblikohen thirrje të reja, ndërkohë që qindra prindër nuk kanë marrë ndihmë financiare për asnjë muaj, edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme në mënyrë të rregullt dhe në kohë, transmeton Portalb.mk. Ndonëse ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në dhjetor të vitit të kaluar kishte paralajmëruar se në gjashtë muajt e ardhshëm nxënësit do të marrin çdo muaj ndihmë financiare, megjithatë, edhe pse tani është mesi…
DITMIR BUSHATI Ndërkohë që kemi hyrë në vitin e tretë të luftës në Europë, si pasojë e agresionit rus kundër Ukrainës, dallimi mes veriut dhe jugut të kontinentit është evident për sa i përket formësimit të arkitekturës së sigurisë dhe shtetit të së drejtës. NATO plotësoi copëzat e arkitekturës së sigurisë në pjesën veriore, arktike dhe baltike, falë bashkimit të Suedisë me Aleancën. Suedia do të jetë një qendër për aktivitetet ushtarake në pjesën veriore të Europës, e lidhur për herë të parë në të njëjtën aleancë ushtarake me vendet e tjera si Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia. Në të…
Kandidatja e OBRM-PDUKM-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa votat e shqiptarëve, thotë Sasho Klekovski nga e njëjta parti. Në intervistë për Alsat, Klekovski tha se vetëm votuesit e OBRM-PDUKM-së nuk mund t’ia sjellin fitoren Siljanovskës. “Profesoresha Gordana Siljanovska Dovkova nëse dëshiron të fitojë e ka patjetër që të përfitojë votat e shqiptarëve etnikë. Njësoj sikur kryetarit të komunës së Gostivarit apo Tetovës i nevojiten votat e maqedonasve etnikë. Kur ju zgjedhin në sistem mazhoritar, votuesit tuaj nuk mjaftojnë për fitore. Unë pres që drejtuesit e fushatës së Siljanovskës do ta…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin Klan Direkt tha se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, madje ai bërë të ditur dhe prognozën e tij sa sa mandatë do ti këtë VMRO-ja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Siç janë shifrat tani pres që në raundin e dytë të fitojë bindshëm Davkova si e para, ndërsa sa i përket presidentit aktual Stevo Pendarovski pres që diferenca pas raundit të parë të jetë më e madhe. Raundi i dytë është në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i raundit të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin Klan Direkt deklaroi se nga të gjithë kandidatët në garën për president të vendit, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova që është kandidatë e tyre, është më e përgaditura dhe më bagazh më të pasur profesional. “Profesoresha, Gordana Siljanovska-Davkova me portofolin e saj profesional, personalisht krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë që janë pjesë e kësaj gare, është një nga profesoret më të njohur, e cila gjithmonë është vlerësuar nga studentët e e saj në institucion të lartë. Gjithashtu profesoresha Davkova, pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në institucionet…
Vjollcë Berisha nga Aleanca për Shqiptarët me lider Ziadin Selën, ka qenë mysafire në “10 minuta” në TV21. E pyetur se a do të shkojë e vetme ASh-ja në zgjedhje apo në koalicion, Berisha kujtoi se vendimi i fundit i partisë është që të shkojë e vetme në zgjedhje. Kujton se ASh-ja është parti serioze dhe fuqi politike, që sipas saj, është arsye kryesore për të cilën diskutohet aq shumë në këtë periudhë.
Kryetari i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin Klan Direkt, tha se historikisht në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur madje as nuk ka ndikim rus, krahasuar këtu me vendet e tjera të Ballkanit. Mickoski shtoi se deklaratat e këtilla nga pushteti për një ndikim rus në vend, bëhen për të krijuar ndarje më të madhe politike tek qytetarët. “Mënyra e ndarjes se disa parti jan pro evropiane e disa pro ruse, nga disa njerëz që janë ende në pushtet, bëhet thjesht për të defokusuar opinionin publik dhe mendojnë se në këtë mënyrë do të imponojnë një…
Rinia nga opozita shqiptare VLEN ka ironizuar dhe ka zbardhur të vërtetën e dështimit të projektit 130 milionë euro për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike e-GO, një investim i promovuar me pompozitet nga BDI dhe ministrat e saj. “Siç po e shihni vetë, se edhe pas dy viteve premtim, përveç disa lopatave beton, në vendin ku duhej të ndërtohet fabrika për prodhimin e veturave elektrike E-GO, nuk ka asnjë fabrikë e as vetura. E ajo që është skandaloze, para disa ditëve qeveria ndërpreu marrëveshjen për ndërtimin e kësaj fabrike. BDI realizoi edhe një mashtrim që i shtohet…
Qëndrimi i Stevo Pendarovskit është si plastelinë, pak presion bullgar dhe ai ndryshon menjëherë. Kështu akuzojnë presidentin e vendit, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Ata i rikujtojnë Pendarovskit se ka deklaruar se ishte “absurde” ndryshimi i Kushtetutës dhe i njejti ka pohuar sipas VMRO-së, se qëndrimi i Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre, ai ishte zgjedhur dhe paguar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e shtetit si kompetenca të tij kushtetuese, por siç thonë nga opozitarja, i pari i shtetit i harroi. VMRO-DPMNE “Stevo Pendarovski shkeli dinjitetin e Maqedonisë dhe qytetarëve…

