Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, sa i përket rrezikut nga Rusia, tha se fati ynë i madh është se jemi pjesë e NATO-së. “Por patjetër që Rusia do të tenton të ketë ndikim në Maqedoni, por ndikimi realisht rus vjen nëpërmjet Serbisë, ajo është ambasadori i kryesorë në Ballkan, dhe fatkeqësisht ndikimi i Rusisë po rritet me Ballkanin e Hapur dhe me shumë projekte që kanë realizuar, për shembull rritja e tregtisë me Rusinë, kjo është paradoksale”, u shpreh Taravari. Taravari tha se një pjesë të fajit e ka një pjesë e pushtetit që ka lejuar hyrjen e diplomatëve rus.…
Author: Jeta almakos
Ka ndërruar jetë Bedri Ajdari. Për vdekjen e tij kanë informuar familjarët në rrjetet sociale. Bedri Ajdari u bë i njohur në shoqërinë tonë me rastin Monstra. Ai ishte zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Bedriu po ashtu ishte konsideruae si zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike. Ai vite me rradhë ju përkushtua zbardhjes së këtij rasti, duke tentuar të dëshmojë pafajsinë e personave që janë ende të burgosur.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës në Romë është informuar se sot në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut. Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, poashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta. Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në BallkanProfesori i dyshuar për ngacmim…
Një orë punë në Maqedoninë e Veriut vlen dy herë më pak se sa më e ulëta në BE, shkruan Bloomberg. Fitimi më i ulët për një orë pune në vend, me rritjen e fundit të pagës minimale, është 128 denarë. Me pagën minimale të vitit të kaluar, e cila vlente deri në muajin e kaluar, paga për orë ishte afër 14 denarë më e ulët. Me rritjen e pagave trendi i rritjes së vlerës së një ore pune në vend ka pasur linjë në rritje edhe vitin e kaluar, kështu që për një orë punë vitin e kaluar një…
Pres që në raundin e parë votat të ndahen në disa anë dhe nuk pres që dikush të ketë shans të fitoj në raundin e parë, por në të dytin pres të hyj dhe t’i fitoj zgjedhjet në fund, porositi Stevo Pendarovski, presidenti aktual i shtetit dhe kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në hapjen e shtabit qendror në Shkup. Theksoi se në zgjedhjet e ardhshme ka shtatë kandidatë, më së shumti deri tani në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se vetëm në vitin 1999 kemi pasur gjashtë kandidatë. “Sot hapim…
Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtor dhe mbështetës të tij. “Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe! Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha! NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Taravari.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në një intervistë për Alsat tha se nga frika e humbjes së zgjedhjeve, BDI ka filluar me presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve. Në këtë drejtim Mexhiti tha se Blerim Bexheti mbrëmë nëpërmjet telefonit ka kërcënuar koordinatorin e tij me prishjen e shtëpisë në Matkë. “Ajo që e shoh, tash kanë mjaftueshëm pare të zeza, pare të kazinove, e ndjejnë humbjen në teren dhe kanë filluar se si ti blejnë votat, si të joshin dikë me para të kazinove, si ti falsifikojnë zgjedhjet, apo kur nuk munden me joshje shkojnë me presione siç ishte rasti…
Konflikti në familje, ka arritur në polici. Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, qëndron një rast jo i zakonshëm. Një 19-vjeçar ka sulmuar fizikisht motrën e tij, dhe rasti është denoncuar në Polici, transmeton TV21. “Më datë 02.04.2024 në ora 20.30, nëpunësit policor në Stacionin Policor në Çair kanë privuar nga liria B.Gj.(19) nga Shkupi pas denoncimit paraprak se rreth orës 20:15, në shtëpinë në Çair, ka sulmuar fizikisht motrën e tij 18-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletin.
Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA” u pyet se përse në sferën e shëndetësisë shqiptarët kanë prodhuar kuadro, dhe në sfera tjera jo edhe aq. Hasani tha se nuk mund të kritikohen edhe sektorët tjerë, për shkak se edhe në sfera tjera, janë arritur suksese. Hasani ka treguar se shqiptarëve më parë nuk u është dhënë mundësia, posaçërisht në sferën e shëndetësisë. “Në nëntokë kam punuar shumë në ngritjen e sasisë së personelit mjekësor duke filluar nga Qendra Klinike Universitare por edhe më gjërë. Aty ku nuk ka sasi, vështirë mund të regrutosh kuadro kualitativ nëse nuk ke…
Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA” shpjegoi se përse ai ka vendosur të kandidohet për deputetë. Ai tha se është pikërisht ajo lëvizje evropiane për të cilën, sipas tij BDI, atë nijet e ka shumë të pastër. “Në atë rrugë jemi nisur dhe së bashku me partnerin e koalicionit, me ndihmesën tonë, ne e bëmë hapin e parë integrimin tonë në NATO. Menjëherë filluam aktivitetet që të integrohemi në BE, edhe për ta hjek atë frenin e dorës që Greqia që na e pat ngre. Ne ishim një ndër edhe iniciatorët edhe promotorët së bashku me partnerët e…
Prokuroria Themelore e Shtetit në Gjevgjeli ka iniciuar procedurë kundër një shtetasi të Republikës së Serbisë, i cili dyshohet se më 31 mars në orët e hershme të mëngjesit ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personi në objektin ushqimor të pompës së benzinës në Josifovo. Gjegjësisht, i plagosuri ishte duke festuar lindjen e një fëmije me shokët e tij në një restorant, ndërsa i dyshuari ishte ulur në një tavolinë tjetër me një person tjetër, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Të dy kanë qenë të dehur dhe kanë filluar të thyejnë lokalin, duke goditur televizorin dhe duke kërcënuar pronarin…
Partitë dhe koalicionet zgjedhore, kanë dorëzuar listat e deputetëve për zgjedhjet e 8 majit, pasi afati i fundit për ta bërë këtë ishte mesnata e 2 prillit. Siç bënë me dije Komisioni Shtetëror Zgjedhor, janë pranuar gjithsej 17 lista të kandidatëve për deputetë. KSHZ “Pas pranimit të listës së kandidatëve, KSHZ-ja përcakton nëse ajo është dorëzuar brenda afatit të caktuar dhe nëse është përpiluar në përputhje me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe nenin 7 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kodit Zgjedhor, duke…

