Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA” u pyet se përse në sferën e shëndetësisë shqiptarët kanë prodhuar kuadro, dhe në sfera tjera jo edhe aq.
Hasani tha se nuk mund të kritikohen edhe sektorët tjerë, për shkak se edhe në sfera tjera, janë arritur suksese.
Hasani ka treguar se shqiptarëve më parë nuk u është dhënë mundësia, posaçërisht në sferën e shëndetësisë.
“Në nëntokë kam punuar shumë në ngritjen e sasisë së personelit mjekësor duke filluar nga Qendra Klinike Universitare por edhe më gjërë. Aty ku nuk ka sasi, vështirë mund të regrutosh kuadro kualitativ nëse nuk ke masë, dhe detyrat tona në periudhën pas marrëveshjes së Ohrit, kanë qenë të mbushen të gjitha institucionet sa më shumë me numër”, ka thënë Ilir Hasani.
Ai tha se sot kanë ardhur në një pikë ku duhet të flitet për cilësi.
“Dhe kuadrat tonë vërtetë kanë arritur në piedestal, por ka ende institucione ku ne nuk kemi asnjë të punësuar shqiptarë”, tha më tej Hasani.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Mbahuni djema, Santiana ‘djeg’ rrjetin me postimet e fundit
- Bie nga shtylla gjatë instalimit të internetit, plagoset punonjësi i kompanisë së telekomunikacionit
- Zyrtarisht shënohet fillimi i qarkullimit të “Trenit urban” drejt Zelenikovës
- VIDEO/ I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit! Çfarë ndodhi dje në protestë
- Heidi Baci ‘trazon’ rrjetin, shfaqet ‘hot’ nga pushimet në Ibiza
- BIRN: Erion Veliaj e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore
- Australia paralajmëron udhëtarët për Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni
- BE-ja nuk ndryshon rregullat për transportuesit nga Ballkani



