Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si korrekte dhe institucionale marrëdhëniet me dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama ndërsa theksoi se si ministër i jashtëm do bashkëpunojë me atë udhëheqës që është vullnet i kombit. Osmani vlerësoi kryeministrin shqiptar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj shqiptarëve në RMV, duke bërë thirrje për bashkim pa mbajtur anë. Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre. “Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim tjetër; ka thirrur në bashkim,…
Author: Jeta almakos
5 vite pasi e ka paraqitur lëndën Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar akuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis Merko për keqpërdorim të detyrës zyrtare sipas nenit 353 paragrafi 3 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç ka njoftuar sot shefi i kësaj Prokurorie, Islam Abazi në takim joformal me gazetarët, akuza është dorëzuar para tre ditësh në Gjykatën Penale të Shkupit. Por, kjo iniciativë është dorëzuar në vitin 2019-të. Për 5 vite me radhë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë lëndë, ku kryetari Merko ka blerë veturë me llogari të bllokuar, derisa…
BDI dhe ASH-ja e drejtuar nga Ziadin Sela mund të dalin bashkë në zgjedhje. Me sa mëson TV21, dy partitë ditëve të fundit janë duke i bërë gati listat e përbashkëta, në të cilat, siç tregojnë burimet, partisë së Selës mund t’i takojnë 3 deri në 5 pozita fituese për deputetë. TV21 mëson se Ziadin Sela mund të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 5, Ilire Dauti e treta në listën zgjedhore të njësisë 6, ndërsa Elmi Aziri i dyti në listën e zonës 2. Edhe pse kreu i ASH-së Sela së fundi në një televizion në Kosovë e ripërsëriti qëndrimin e…
Sulmi i Izraelit ndaj një turme njerëzish që po merrnin ndihma humanitare ka shkaktuar 112 viktima dhe 760 të plagosur ka vazhduar të nxisë reagime. Sot ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, e cila ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza. MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME “Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”.…
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madiq, në lidhje me ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ka deklaruar se Palevski pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative. E pyetur se si e komentonë letrën që Ljupço Palevski ua ka dërguar mediave përmes partisë “E djathta, Avramovska-Maqiq, thotë se nuk dëshiron ta komentojë atë, sepse siç tha ajo, gjithçka që ka të bëjë me procedurat gjyqësore mund të keqkuptohen në publik dhe të dëmtojnë vetë procedurën. VIKTORIJA AVRAMOVSKA-MADIQ “Ministri i Drejtësisë ishte në vizitë me kolegun e tij në Turqi dhe siç u…
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela ka thënë se i ka dalë borxh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kur ky i fundit kishte zgjedhjet nacionale. Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se ishte pjesëmarrës në fushatën e tij për t`i dhënë mbështetje. “Unë nuk dua të përgigjem për veprimet politike të kryeministrit të Kosovës. Me ose pa të drejtë i kam dalë borxh në dy momente Kurtit, kur ka pasë zgjedhje nacionale, kam qenë direkt pjesëmarrës në fushatën e tij. Unë kam bërë pjesën time ku kam vlerësuar se nevojitet një ndryshim në…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 84-të miratoi Regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për ndjekjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Ja lista e plotë e mediave që kanë plotësuar kushtet për të ndjekur fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe të atyre parlamentare 2024, me ç’rast janë paraparë mbi 10 milionë euro. Kliko linkun e mediave KËTU Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 84-të miratoi Regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për ndjekjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti. “Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët. Dr. Ilir Vela i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, i ka kryer studimet Master në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ka Certifikim të Bordit në Kirurgjinë Torakale dhe ka dhënë Provimin e Certifikimit të Bordit në Kirurgjinë e Përgjithshme: Akreditimet Kirurg i Përgjithshëm. Aktualisht punon në Klinikën Torakalo-Vaskulare në Shkup.…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka theksuar në debatin e sotëm “E ardhmja e NATO-s dhe Ballkanit: Përvojat nga Estonia” rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit në luftën kundër kërcënimeve hibride. Ajo ka përmendur që vetëm me një përgjigje të koordinuar dhe ndërtimin e shoqërisë së fortë kundër dezinformimit, vendet mund të përballen me kërcënimin hibrid. Petrovska gjithashtu ka theksuar se hapësira dhe transparenca institucionale janë thelbësore në luftën kundër dezinformimit. Në lidhje me anëtarësimin në NATO, Petrovska ka vlerësuar vendimin e vendit për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s si një investim të rëndësishëm në sigurinë kombëtare. Përsa i…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë – ku dy të mitur nga Çairi janë përleshur me mjete të mprehtë – thikë në një hapësirë parkingu, transmeton TV21. “SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër një të mituri nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar në veprën penale “tentativë për vrasje”. Më 27.12.2023 në hapësirën e parkingut në Çair, i denoncuari me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pavarësisht njohurive rreth digjitalizimit, të rinjtë shpesh herë janë cak i sulmeve kibernetike. Në një anketë të realizuar në tre shkolla të mesme të Shkupit, 51 për qind e të rinjve janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës kibernetike, shkruan Alsat. Ndërkohë, në pyetjen nëse këtë lloj të dhunës e kanë paraqitur, 28.5 për qind e viktimave janë përgjigjur se dhunën kibernetike nuk e kanë paraqitur. Maja Hristovska, eksperte nga qendra “Analitika” tha se numri i ulët i rasteve të paraqitura dëshmon se viktimat kanë frikë ti paraqesin këto raste për shkak se nuk gjejnë mbështetjen e duhur. Hristovska…
Rrahje mes dy grave në Kumanovë. Përleshja erdhi pasi një e punësuar në shërbimin e “merimangës” ia bllokoi veturën një gruas tjetër, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. “Më datë 29.02.2024 në ora 00.40 në SPB Kumanovë, V.I.(30) e punësuar në Ndërmarrjen Publike “Parkingu Kumanovë”, ka paraqitur s në vendin epunës në detyrën e “merimangës”, është sulmuar fizikisht nga një grua. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.

