Në Prilep e shprehëm mahnitjen tonë nga guximi i luftëtarëve tanë të cilët më 11 tetor 1941 e shënuan fillimin e luftës sonë për Maqedoninë e lirë dhe pavarur, tha kandidati për president nga partia GROM, Stevço Jakimovski. Si president i ardhshëm dhe komandant suprem i forcave të armatosura, Jakimovski tha se jetojmë në kohëra të vështira, me luftëra që mund të përhapen edhe në Europë. Apeloi për përgatitjen e vendit për kohëra të turbullta kur duhet blerë armë, municion dhe ushqim. Është shumë e rëndësishme se kush do të jetë komandanti suprem, tha Jakimovski.
“Të sigurohet urgjentisht armë dhe municione, të rritet urgjentisht fondi blegtoral, prodhimi i ushqimit, industria e konservimit, ushqim për shpendët dhe të gjithë bagëtinë. Nëse do të ketë një luftë serioze në Europë, do të thotë se do të mbyllen të gjithë kufijtë, do të ndalen eksportet nga çdo vend dhe do të përfundojmë në një situatë shumë të ngjashme me atë të krizës së Kovid”, u shpreh Stevço Jakimovski, kandidat për president “Guximshëm për Maqedoni”