Reklamimi politik me pagesë mund të jetë ende subjekt i korrupsionit apo abuzimit partiak mediatik. Kështu thonë në reagim për mediat, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias dhe nga Këshilli për Etikë në Media. Në Kumtesën e përbashkët, thuhet se për zgjedhjet e ardhshme nuk janë marrë parasysh ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhore. Andaj në KSHZ janë paraqitur 249 media online për të marrë financa shtetëror për reklama politike gjatë fushatës zgjedhore. Ata thonë se disa prej portaleve janë faqe pa pronarë, portale të sapokrijuara që dyshohet se janë formuar qëllimisht…
Author: Jeta almakos
Një grua serbe 30 vjeçare me inicialet J.V. u qëllua mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë. Sipas mediave serbe, ajo u plagos nga partneri me iniciale I.B, 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje. I.B. plagosi gruan kur policia rrugore i ndaloi në pikën e pagesës. “Derisa polici po i shkruante një kallëzim kundërvajtjeje, ajo shfrytëzoi rastin dhe doli me vrap nga makina dhe ai e ndoqi pas saj dhe e plagosi atë me dy plumba me pistoletë dhe më pas vrau veten me një plumb në…
Kandidatët për president dhe deputetë, do të shfrytëzojnë orët e fundit për të grumbulluar nënshkrimet e nevojshme, pasi në mesnatë përfundon afati për sigurimin e 10 000 nënshkrimeve. Prej 15 kandidatëve për presidentë sa janë paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, vetëm 7 prej tyre kanë arritur të mbledhin numrin e duhur të nënshkrimeve të qytetarëve dhe të sigurojnë një vend në garën për kreun e shtetit. Minimumin e nevojshëm prej 10.000 nënshkrimeve për kandidaturën presidenciale deri më tani e kanë fituar: kandidati i BDI-së Bujar Osmani, kandidati i koalicionit VLEN Arben Taravari, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM, Stevço Jakimovski…
Një vit e tetë muaj burg për pronarin e “Besa Trans” si dhe gjobë në të holla në vlerë prej 800 mijë denarëve apo 13 mijë eurove, por edhe ndalesë katërvjeçare për kryerjen e transportit ndërkombëtar, është epilogu nga gjykimi për aksidentin tragjik në Bullgari, që u gjykua në bazë të veprës penale “falsifikim i dokumenteve”. Nga aksidenti dhe djegia e autobusit të Besa Trans në Bullgari, gjithsej jetën e humbën 45 persona, mes të cilëve 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan me lëndime, përcjell INA. Por lidhur me këtë vendim kanë reaguar të afërm të viktimave që humbën jetën në…
Sipas Ilir Metës Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, , nuk u arrestua, por u rrëmbye. Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (GJKKO) për dënimin me dy vite burg për krim zgjedhor, Meta e konsideroi këtë vendim si një burgosje politike dhe si dëshmi se sistemi i drejtësisë është nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama. “Fredi Beleri nuk u arrestua, por u rrëmbye. Burgimi i tij politik. Kjo çështje dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama”, deklaroi ndër të tjera, kreu i PL-së, Ilir Meta.
Igor Janushev nga VMRO-DPMNE në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se presin fitore të sigurt në zgjedhjet që vijnë dhe se nuk kanë nevojë të mendojnë për koalicion me BDI-në. “Siç janë punët, nuk ka nevojë të mendojmë për koalicion. Atë çfarë e kemi bërë në vitet e kaluara, ajo çfarë tani ndodh, aspak nuk lë hapësirë që të flasim se kush do të jetë fituesi në zgjedhjet vijuese. LSDM duhet të inkurajohet që të mos shtypen si parti. Por, gjithë kjo çfarë shohim, thjesht shëtisni nëpër sheshin e Shkupit, apo nëpër Çarshinë e Prilepit, apo shkoni në Çarshinë e…
Vepra heroike e familjes Jashari përtej dhembjes ngjall krenari tash e 26 vjet. Në rrëfimin e saj për RTK-në Hava Gashi, e bija e Shaban Jasharit, tregon se gjatë gjithë jetës në këtë familje kryefjalë ishte atdhedashuria. Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, e ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë. Për më shumë se 2 dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm. Përshëndetja e fundit me Hamzën, sikur…
Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq ka kujtuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, të cilët u vranë më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998. “A janë terroristë këta fëmijë shqiptarë? Shikojeni mirë këtë foto, sepse këta janë fëmijët e vrarë të familjes Jashari. Ata u vranë me urdhër të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq. Në mesin e këtyre fëmijëve ishte edhe vajza shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra nga një plumb në pjesën e pasme të kokës”, ka shkruar ai. Tutje ai ka përmendur edhe rastin e tij, teksa ishte torturuar nga policia serbe vetëm pse vendosi…
Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” sonte në Prekaz dhe koncertin në Skenderaj ka përfunduar manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndezja e flakadanëve u bë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas ndezjes së flakadanëve, ka vazhduar manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Njëherësh në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe…
Shefi i shtetit, Stevo Pendarovski thekson se nevojitet konstruktivitet në marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe në përpjekjet për zgjidhje të çështjeve të hapura, ndërsa ekzistimi i pakicës maqedonase në shtetin fqinj është fakt, i cili është konfirmuar edhe nga Strasburgu. Në pyetjen e MIA-s për ta komentuar kumtesën e djeshme të Ministrisë bullgare të Punëve të jashtme, në të cilën mes tjerash ka vërejtje për “komentet e kohëmëparshme publike të politikanëve nga vendi fqinj dhe deklaratat e rrejshme nga ana e tyre për Republikën e Bullgarisë”, nga Kabineti i pendarovskit na u përgjigjën se qëndrimi i…
Përfaqësuesit e kolektivit të shkollës fillore” Bajram Shabani” Kumanovë, kanë vendosur kurorë me lule pranë varrit të ish drejtorit të kësaj shkolle, Mustafa Ebibi, ku i ndjeri aty punoi 38 vite rresht si arsimtar e më pas edhe si drejtor i kësaj shkolle. Ngritën lartë figurën dhe veprimtarinë e tij ku për nder të Ditës së mësuesit vendosën kurora me lule në varrin e Mustafë Ebibit. Familjarët e të ndjerit kanë faleminderuar kolektivin dhe stafin e shkollës fillore “Bajram Shaban” për respektin dhe kujdesin.
Prodhuesve të duhanit sivjet do t’u paguhet për 20 denarë subvencione më të larta për duhanin, gjegjësisht 100 denarë për klasin e parë, 90 denarë për klasin e dytë dhe 80 denarë për klasin e tretë. Pagesa e subvencioneve do të bëhet në fund të marsit dhe fillim të prillit. Kjo është pjesë e shqetësimit për rritjen dhe zhvillimin e prodhimit të duhanit, i cili nëpërmjet eksporteve siguron çdo vit 120 milionë euro hyrje valutore. Këtë e theksoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm të pasdites me prodhuesit e duhanit në Qendrën e Kulturës “Marko Cepenkov” në…

