Kryetari i Komunës Orce Gjorgjievski dhe M.Sc. Mihaela Gjorçeva, themeluese e zinxhirit të vetëm të kinemasë maqedonase, “Kinoverzum”, nënshkruan marrëveshje, përmes së cilës kinemaja edhe zyrtarisht vihet në përdorim në Shtëpinë e restauruar të Kulturës “Biljana Beliçanec”.
Në sallën e kinemasë të pajisur me teknologjinë më të fundit do të projektohen çdo ditë arritjet më të fundit filmike dhe dashamirët e artit filmik të të gjitha brezave do të mund të rijetojnë së bashku një kapitull të ri në jetën kulturore të komunës së Kisella Vodës.
Këtë muaj do të jenë 8 filma të rinj që do të jenë në dispozicion të publikut në Kinoverzum në Kisella Vodë. Shfaqja e parë në Shtëpinë e Kulturës “Biljana Belicanec” pritet në mesin e këtij muaji.


