Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga sheshi i Shkupit, ju drejtuar kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, Hristijan Micksoki është rritur me keksa, unë jam rritur në kullë prej guri, që tre herë e djegur është prej pushtuesve, Kristijan populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja, mos nis bela. Mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet akoma buza tomël”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha se dikujt mund t’i vijë pak mërzi pse këta të rinj thërrasin UÇK, por sipas tij është UÇK-ja ajo që e bëri Maqeodninë.
“UÇK-ja i bëri me dinjitet edhe komunitetet më të vogla, si turqit, vllahët, romët, boshnjakët UÇK nuk ka qenë okupuese por çlirimtare dhe në këtë shtet shqiptarët mos të jenë argat por zot në shtëpi të vet. Ne kur të huajën se kemi dashtë por për tonën kemi luftuar dhe kemi derdhë gjak. Prandaj le t’i masim fjalët mirë, sepse ky vend, e ka vendin në Evropë, në Evropë nuk mund të shkojmë të ndarë, por të gjithë bashkë”, deklaroi Ali Ahmeti, duke thënë se e kaluara nuk duhet të harruar por duhet të pranuar që të mos na përsëritet.
Ali Ahmeti tha se vendi ardhëmri ka vetëm kur do të anëtarësohet në BE. /SHENJA/
Data 01.07.2025
Aktuale
- Takohen në Shkup Edi Rama dhe Ali Ahmeti
- BQK dhe AKI: Një hapi i ri në forcimin e sigurisë financiare për Kosovën
- Microsoft anulon fjalëkalimet: Çfarë duhet të dini për këtë ndryshim revolucionar
- Në kërkim prej 1 viti për sherrin me shkopinj bejsbolli dhe armë! Arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
- A do t’i heqë DASH “non gratën” Berishës? Flet ish-zyrtari i lartë i SHBA: Programi i sanksioneve ka disa probleme kyçe! Kreu i PD u ndëshkua pa prova
- Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën
- Aksion antidrogë në Strumicë
- “Mbi 6 mijë vende të lira pune”-Blendi Gonxhja tregon hapat si bëhen aplikimet: Qindra pozicione të disponueshme për të gjitha nivelet arsimore