Author: Jeta almakos

Bartësi në Njësinë Zgjedhore numër 1 i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, sot u shpreh se VMRO-DPMNE ka nevojë për partnerë shqiptarë, ngase për momentin ata në koalicionin e tyre i kanë të gjitha etnitë tjera. Mexhiti, tha se VLEN, është koncept i pastër shqiptar në politikën në RMV. “Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22…

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1.616 thirrje, nga të cilat 64.48% kanë qenë thirrje reale dhe 35.52% për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Nga thirrjet aktuale, 72.11% janë drejtuar në polici, 24.3% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 2.32% te Zjarrëfikësit. QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE “Kanë qenë 842 thirrje për urgjenca, 112 për Qendrën e Menaxhimit të Krizave, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se: 1 maji 2024 (e mërkurë), dita e punës është ditë jopune për të gjithë qytetarët, shkruan TV21. 3 maj 2024 (e premte), e premtja para Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks. 6 maji 2024 (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nxënësit janë në pushim pranveror për herë të parë këtë vit shkollor. Pushimi zgjat një javë, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, gjë që ndryshon kalendarin mësimor./tv21.tv

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Jo sot por qëmoti, Serbia ka bërë çmos që t’i mbajë nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë. Siç ka bërë çmos edhe ta pamundësoj bashkëpunimin e shqiptarëve me cilindo popull tjetër në Ballkan, e veçanërisht me atë kroat e bullgar. Pra Serbia ka bërë çmos që shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë të binden se çdo gjë e tyre varet nga vullneti i Beogradit. Këtë më së qarti e ka dëshmuar edhe pushtimi serb i Kosovës dhe i Maqedonisë së Vardarit në vjeshtën e vitit 1912, pushtim që u solli shumë vuajtje komuniteteve etnike joserbe në këto hapësira.…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se koalicioni i ardhshëm qeveritar do të udhëhiqet nga partia e tij, në të do të jetë edhe koalicioni “Vlen”. Ai ishte në inspektim të aktiviteteve ndërtimore në Komunën “Aerodrom” të Shkupit, ku tha se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve. “Nëse analizoni rezultatin e zgjedhjeve do të arrini në përfundimin e mëposhtëm, se kandidatët e qeverisë Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani kanë fituar gjithsej 300 mijë vota. Nëse shikoni rezultatin e vendosur nga qytetarët, i cili është rezultat i kryetares së ardhshme Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryetarit…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është mbi një dekadë mbrapa vendeve të zhvilluara në lidhje me ofrimin e shërbimeve digjitale për qytetarët e saj, pavarësisht se procesi i transformimit digjital ka filluar para 20 vitesh. Edhe ato pak shërbime që ofrohen në mënyrë digjitale, kanë nivel të ulët sofistikimit, ndërkaq në vend ende ka institucione që nuk kanë as kompjuter. Profesori universitar, Marjan Gushev, thekson se situata me procesin e digjitalizimit është e rëndë, ndërkaq fajtor për këtë është mungesa e vullnetit politik. “Nuk është problemi që je në mesin e të fundit, problemi është se sa vjet je i vonuar. Hulumtimet…

Lexo më Shumë

Nuk na duhen ndasi të reja – tha nga tubimi në Ohër kandidati presidencial I LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, duke rikujtuar se sipas Regjistrimit të fundit, Maqedonia e Veriut, ka humbur 200.000 njerëz. Ai pranoi se bashkë me garniturën aktuale politike kanë bërë gabime, por se kanë punuar në interes të vendit dhe qytetarëve, që konfirmohet me anëtarësimin e vendit në NATO. “Nuk kemi shkelur procedurat e demokracisë në Parlament, asnjëherë nuk kemi bërë aleanca me nëntokën, me krimin, që të maltretojmë oponentët politik. S`kemi montuar procese politike. Lidhur me 27 prillin – në asnjë parlament evropian në tri…

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave në Manastir po vijojnë të rriten në nivele të paparashikueshme, duke e bërë qytetin të një nga zonat më të shtrenjta për blerjen e pronave të banimit në vend. Ndërtesat e reja po shiten në çmime prej 1300 deri në 1600 euro për metër katror, duke krijuar një sfidë të madhe për qytetarët dhe investitorët. Një nga arsyet kryesore për këtë rritje të çmimeve është fakti që shumë njerëz kanë zgjedhur të investojnë kursimet e tyre në pronat e paluajtshme, në vend të opsioneve tradicionale si bankat. Kjo ka krijuar një kërkesë të lartë për banesa të…

Lexo më Shumë

Ose i pranon ndryshimet kushtetuese ose duhet të thuash se nuk je për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto janë dy drejtimet, shprehet lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në intervistë për MIA-n. Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, siç bën të ditur, ka mbaruar dhe duhet vetëm të votohet. “Pasi të bëhet shumica e re, duhet të ulemi dhe të votojmë ndryshimet kushtetuese. Nga pikëpamja formale-juridike, ne nuk kemi asnjë problem meqë fakti që do të ndodhin zgjedhje nuk do të thotë se do…

Lexo më Shumë

Emir Kurtishi, jurist REZULTATI NGA RRETHI I PARË ZGJEDHOR Në Zgjedhjet e 25 majit për Kryetar të Republikës, ku garuan shtatë kandidatë, arritën këtë rezultat zgjedhor: Stevo Pendarovski: 180.500 vota apo 19,92%; Gordana Siljanovska-Davkova: 363.086 vota apo 40,08%; Stevço Jakimovski: 8.121 vota apo 0,90%; Bujar Osmani: 121.088 vota apo 13,37%; Biljana Vankovska Cvetkovska: 41.331 vota apo 4,56%; Arben Taravari: 83.393 vota apo 9,20% dhe Maksim Dimitrievski: 83.856 vota apo 9,26%. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së RMV-së, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota në rrethin e parë, që do të…

Lexo më Shumë

Ose i pranon ndryshimet kushtetuese ose duhet të thuash se nuk je për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto janë dy drejtimet, shprehet lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në intervistë për MIA-n. Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, siç bën të ditur, ka mbaruar dhe duhet vetëm të votohet. “Pasi të bëhet shumica e re, duhet të ulemi dhe të votojmë ndryshimet kushtetuese. Nga pikëpamja formale-juridike, ne nuk kemi asnjë problem meqë fakti që do të ndodhin zgjedhje nuk do të thotë se do…

Lexo më Shumë

Ka skaduar afati për dorëzimin e ankesave për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Vetëm një ankesë ka parashtruar koalicioni “VLEN”, të cilët fajësojnë për të ashtuquajturin “treni bullgar” në një vendvotim në komunën e Likovës, përcjell TV21. Tashmë komisioni ka afat prej 48 orëve për të marrë vendim për parashtresën dhe nëse pala nuk është e kënaqur me rezultatin, mund të paraqesë ankesë në Gjykatën Administrative, e cila gjithashtu ka afat prej 48 orësh për të marrë vendim.

Lexo më Shumë