Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-DPMNE-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e “mashës” së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare, thuhet në reagimin e BDI-së. Hiç më larg se sot, theksojnë nga atje, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski. “BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët…
Author: Jeta almakos
Kreu i BDI Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për Breaking me gazetarin e Top News, Xhoi Malësia ka folur për situatën politikë në Maqedoninë e Veriut dhe për marrëdhënien me Albin Kurtin. Ahmeti tha për “Breaking”, se ai nuk përjashton një koalicion me partinë e djathtë maqedonase, VMRO- DPMNE, kandidatja e të cilës Gordana Siljanovska- Davkova, mori mbi 40 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit. Shiko videon: https://top-channel.tv/video/top-news-ahmeti-se-perjashton-vmro-koalicioni-zgjedhor-ne-shkup-dhe-nje-pergjigje-per-kurtin/
Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Llogën dhe koordinatorin e zonën 3 zgjedhore, Nafi Durmishi, sot kanë vazhduar takimet e tyre në terren në zonën 3 zgjedhore. Gjatë qëndrimit të tyre në vendet malore të Shtipit, Prof. Baki, kishte rastin që të takohet edhe me banorët e dy fshatrave malore me popullsi turke: Kutsa/Кucica dhe Përnalija, ku në këto bashkëbisedime nga banorët e këtyre zonave malore, u kërkua mbështetje dhe përkrahje masive për Frontin Europian dhe bartësin për zonën 3, Prof. Dr. Sylejman Baki. Motoja kryesore e…
Arben Fetai Në një nga emisionet debative ku isha pjesëmarrës këto ditë, përfaqësuesi i BDI-së më tha “do ta lutojmë ndikimin rus në institucione”, duke harruar se vetë ata janë shteti për 22 vite me radhë dhe se këtë ndikim ata vetë e kanë instaluar. Andaj edhe sllogani i tyre “Jo Rusisë, po Europës” nuk ka asnjë kuptim sepse kurrë nuk e patën guximin të sqarojnë se kush është Rusia në Shkup, që i bie se po e luftojnë vetëm vetën e tyre. Motoja e fushatës së tyre ishte “Një Kryeministër për të gjithë”. Kjo moto nuk u sqarua dhe…
Arben Taravari, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, është shprehur se është i “gëzuar” që do të bashkëpunojë në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me liderin nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, derisa ka theksuar se me këtë parti kanë një program “fantastik”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë ekskluzive për “Albanian Post”, të parën pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale (24 prill), ku Taravari ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut nga radhët e koalicionit “VLEN”, i cili u rendit i katërti në garë, derisa mori…
Kryetarit të Bashkimit Demokratitk për Integrim, Ali Ahmeti, i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij, u shpreh se Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë dhe se është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë. ERION VELIAJ, KRYETAR I BASHKISË SË TITRANËS “Tirana, i ka me pikatore qytetarët e nderit, dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani, kryetari ynë, lider, misionar kryemësues, Ali Ahmeti. Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmend një ekskursion të shkurtër, dhe dalin pa lënë asnjë shenjë.…
Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të Frontit Europian, Arbër Ademi në një deklaratë për media ka theksuar se Tubimi përmbyllës për Zgjedhjet parlamentare i Frontit Europian do të mbahet me 05 Maj, 2024 në “sheshin Iliria” në Tetovë me fillim në ora 20:00. “Marrë parasysh që opozita shqiptare me ngulm tenton të krijoj tensione, kërkon të kërkoj probleme ndër shqiptarët, ne si parti më e madhe që kemi bërë thirrje për maturi për ti evituar të gjitha problemet, dhe ne si shtab kemi vendosur që tubimi përmbyllës ta zhvendosim një ditë më para jo me 6 maj por më 5 Maj”,…
Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e sotme në Strugë konstatuan se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill kaloi në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, ndërkohë që fitorja prej 40 mijë vota e dr.Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit – kandidatit të opozitës, është fitore e cila do të thellohem edhe më shumë më 8 maj, në Zgjedhjet parlamentare kur Fronti Europian do ta shënojë fitoren historike. “Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne…
Shkarkohet këshilli i zgjedhor në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, për shkak të parregullsive të paraqitur nga Kalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i këtillë i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve u soll pas vendimit të Gjykatës Administrative për prishjen e votimit në këtë vendvotim në Likovë. Pas këtij vendimi, anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri ka dërguar apel deri tek anëtarët e të gjithë këshillave vendorë që në zgjedhjet e 8 majit të jenë më të kujdesshëm. “Të nderuar koleg, i nderuari opinion. Pas vendimit për të prishur rezultatin dhe pas vendimit për shkarkimin e këshillit…
Në vazhdën e takimeve me partitë politike, në hapësirat e OEMVP-së u realizua takim i dytë me radhë, ku kryetari i saj Mendi Qyra bashkë me udhëheqësinë e Odës i mirëpriti përfaqësuesit nga koalicioni Vlen, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bujare Abazi. Gjatë takimit u diskutua për disa probleme kyçe me të cilat përballet ekonomia e vendit tonë, si dhe marrja e masave për përmirësimin e pengesave të cilat ndalojnë mirëqenien ekonomike të vendit. “Kryetari Qyra potencoi rëndësinë e një fuqie punëtore stabile dhe të kualifikuar për nevojat e tregut të punës, për të cilën duhet marrë masa…
Derisa po pritet ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskas, Lupço Palevski, ai i ka dërguar letër ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga. Në letrën e publikuar nga partia e tij “E Djathta” e që pretendohet se e ka dërguar Palevski i cili u arratis në Turqi, ai akuzon ministrin Lloga se nuk ka ndërmarrë asgjë për ekstradimin e tij, përshkak të periudhës zgjedhore. “Ministër nuk keni bërë asgjë që të dal para organeve të përndjekjes, që të mund të mbrohem aktivisht, ajo është e drejta ime e pacënueshme. Kërkesa e partisë dhe detyrimi partnerit tuaj të koalicionit të…
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në prag të zgjedhjeve parlamentare më 8 maj, sot porositi se “ai që nuk mund të formojë qeveri, i ka humbur zgjedhjet”, sepse, siç tha, qeveria formohet me minimum 61 deputetë. “Së pari, ai që nuk mund të formojë qeveri do të thotë se i ka humbur zgjedhjet sepse qeveria formohet me minimum 61 deputetë. Do të shohim se si do të jenë rezultatet finale më 8 maj, sepse zgjedhjet akoma nuk kanë përfunduar dhe atëherë do të mund të bisedohet lidhur me formimin e qeverisë. Unë e di si duket formimi i qeverisë, duhet…

