VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje është afër shumicës në Parlament dhe nuk do të habitesha nëse kemi 61 deputetë, deklaroi sot në pyetjen e gazetarëve kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski. “Besoj se të mërkurën do të kemi fitore bindëse të dyfishtë, Gordana Siljanoska Davkova do të jetë presidentja e ardhshme e Maqedonisë, ndërsa koalicioni “Maqedonia jote” dhe VMRO-DPMNE-ja do të kenë 61 deputetë”, deklaroi Mickoski para Kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit”. Sipas tij, suksesi para së gjithash, është ajo që ndodhi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe deklaroi se pret një numër të madh të votuesve edhe…
Author: Jeta almakos
Besimtarët ortodoksë festojnë sot festën më të madhe të krishterë, Pashkët – Ngjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Ngjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgjitë e Pashkëve.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë regjimet nuk shemben lehtë, por kur fillon lëkundja e tyre, s’ka gjë e ndalon. “Regjimet nuk bien lehtë por…por kur fillon lëkundja nuk ka gjë që e ndalon Shembjen e tyre!”, ka shkruar Taravari.
Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”. Ai i është drejtuar liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si “vëlla”. Postimi i plotë i Lladrovcit: “Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit. Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj…
Lideri i BDI Ali Ahmeti deklaroi se, Likova dhe Kumanova të gatshme për fitoren e madhe të kauzës europiane! “8 maji është ditë historike, nuk është vetëm një proces formal demokratik, por një referendum që do të tregojë duam apo s’duam të ruajmë orientimin euro-amerikan. Vota për Frontin Europian garanton miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kundërshtimin e hapur të Rusisë dhe përshpejtimin e hapit drejt horizontit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit më të madh ekonomik”, u shpreh Ahmeti gjatë tubimit në Kumanovë. Voto 4️⃣ 🗣️JO Rusisë, PO Europës! 🤝Një Kryeministër për të gjithë! 📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike
Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas të Maqedonisë, tre të kërkuar për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje” dhe një person i kërkuar me “Urdhërarrest ndërkombëtar”. Përmes një njoftimi Policia e Kosovës bën me dije se tre persona nga të arrestuarit dyshohet të kenë marr pjesë në një incident të armatosur në Ferizaj me datën 17.10.2023 në një lokal në qendrën ” The Village Shopping & Fun “. “Me datën 03.05.2024 rreth orës 23:43 ekipe të policisë së Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe të Njësisë së Narkotikëve në rrugën ” Astrit Bytyqi” në…
Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para simpatizantëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Fronti Europian është bashkim afatgjatë në të cilin ushtrohet demokracia e mirëfilltë dhe është e do të mbetet zgjedhja e vetme e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut do e çojë drejt Bashkimit Europian. Këto që i ndrisin pas 22 viteve dhe na e kujtojnë tribunalin ose nuk e dinë drejtësinë, ose hiqen sikur nuk e dinë. Amnistia është shpallur për të gjitha palët në luftime, jemi të amnistuar të dyja ushtritë, edhe…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë qeveria e ndryshimit do të jetë për të gjithë qytetarët. Sipas tij, ajo do të bazohet në drejtësi, meritokraci dhe zhvillim. “Për të Gjithë ia VLEN Qeveria e Ndryshimit!”, ka shkruar Taravari.
Çfarë nëse VMRO-DPMNE-ja, si favorite për të fituar në bllokun maqedonas, do ta anashkalonte Frontin Europian – si fituese në bllokun shqiptar në formimin e Qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut? Kjo është pyetja që iu parashtruar kandidatit për deputet, nga Fronti Europian dhe kryeministër, Talat Xhaferit nga BDI-ja. Xhaferi nuk ka dha një qëndrim, pasi siç tha, për këtë çështje do të duhet të dakordohen dhe më pas të prononcohen partitë e Frontit Europian. “Për çështje konkrete, pas mbarimit të zgjedhjeve. Organet partiake të Frontit Europian… Ka strukturë udhëheqëse të Frontit… Çështja do të diskutohet… Normal që do…
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet verore do t’i kalojnë në Shqipëri. Këtë vendim e ka marrë pasi, siç thotë ai, ka kosto të lartë që të gjithë përnjëherë t’i ndryshojnë dokumentet për udhëtim me emrin e ri të shtetit, Maqedoni e Veriut. “Nuk kam pasaportë, ndryshe zakonisht kemi shkuar për pushime në Greqi, por pasi bisedova me bashkëshorten, ramë dakord që pushimet këtë verë t’i bëjmë në Shqipëri. Për të nxjerrë katër pasaporta të reja me procedurë të shpejtuar, do të na nevojiten më shumë se 400 euro, ndërkohë që nuk ka terminë…
Kandidati për president Stevo Pendarovski sot ka takuar dhe biseduar me një grup të rinjsh në Gostivar. Duke folur për punën e tij të mëparshme si president, Pendarovski theksoi se të rinjtë gjithmonë kanë pasur një vend kyç në programin e tij. Ai tha se, vlerëson dhe shpërblen individët e talentuar, ndërsa i inkurajon të rinjtë që të vazhdojnë të krijojnë dhe përmirësohen si individë dhe profesionistë. , “Nëse duam që të rinjtë të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive në shoqëri, duhet të krijojmë kushte për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Të rinjtë e dinë se unë kam qenë…
BDI thotë që për formimin e qeverisë nuk është e nevojshme vetëm shumica prej 61 mandatesh, por edhe shumicë Badenteri. Kjo i referohet më shumë edhe deklaratave të partive opozitare VMRO-DPMNE dhe VLEN se do të formojnë qeverinë e ardhshme, duke theksuar se në anën e tyre do të kenë edhe Badenterin. Përkatësisht, në listat parlamentare të LSDM-së ka disa përfaqësues të komuniteteve etnike shqiptare, turke dhe të tjera “më të vogla”, të cilët mund ta ndryshojnë kahjen plotësisht. Edhe pse Kushtetuta parasheh që zgjedhja e qeverisë të bëhet me shumicë të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me mbështetjen…

