Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha forcave demokratike dhe progresive në vend që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit dhe të japin mbështetje masive për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi një vend europian dhe nuk ka rrugë tjetër për të bërë ndryshime reale dhe të prekshme në shtëpi. Duhet të kemi standard më të lartë, kushte më të mira në shëndetësi, arsim evropian dhe në fund të luftojmë korrupsionin dhe të vendosim sundimin e ligjit në të gjitha sferat”, tha Kovaçevski.
Nga pikniku i 1 majit që u mbajt sot në parkun e qytetit në Shkup, Kovaçevski tha se vetëm me mbështetjen e LSDM-së dhe “Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane” dhe kandidatit për president Stevo Pendarovski, qytetarët do të dërgojnë mesazh se nuk luhet me të ardhmen.
Data 02.09.2026
Aktuale
- E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
- Dita e 95-të e revoltës qytetare/ Nis protesta kundër qeverisë, protestuesit mblidhen te Sheshi ‘Skënderbej’: Ju erdhi fundi!
- Vera e gjatë e Republikës së trazuar!
- “Shpirti në paqe”, Gimbo në zi jep lajmin mortor
- “Mbin” kulla 24 kate e “TDT & PARTNERS” me pronarë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, “Komuna e Parisit” kthehet në kaos
- Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, qytetarët sot në ditën e 95 të revoltës: Jepe dorëheqjen!
- Alarmi i ministrit grek: Call Centerat shqiptare bëjnë namin me mashtrime në Greqi
- 27-vjeçari në Shkup e lidhi në pyll gruan dhe rrahu me shkop druri



