Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen nesër, Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative në varësi të MPB-së, do të punojnë për lëshimin e dokumenteve personale edhe në ditën e zgjedhjeve, me datë 08.05.2024 me orar pune nga ora 08:00-19:00. “Po ashtu, njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 03.05.2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t’i marrin ato”, thonë nga MPB. Nga MPB më herët kanë thënë se janë të…
Author: Jeta almakos
Pas udhëzimeve të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ambasadori i Maqedonisë në Moskë, Nenad Kolev, ka qëndruar në ambasadë dhe nuk ka shkuar në inaugurimin e Vladimir Putinit, i cili bëri betimin për mandatin e tij të ri, të pestë të Rusisë. “Ju informojmë se sipas udhëzimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Nenad Kolev, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të Rusisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me këtë akt, dhe pas udhëzimit të drejtpërdrejtë të shefit të diplomacisë maqedonase,…
Rreth 2000 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes vendas dhe të huaj do të ndjekin zgjedhjet e dyfishta të 8 majit në vend. Për monitorimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë akredituar gjithsej 1999 vëzhgues, nga të cilët numri më i madh ose 1078 janë vendas. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj, 66 gazetarë të huaj, ndërsa janë angazhuar 85 përkthyes. Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Nga vëzhguesit vendas numër më të madh ose 752 vëzhgues, janë punësuar nga Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale “Wake Up”. Zgjedhjet do të…
Ministria e Brendshme ka raportuar se sot tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit ku po mbahen materialet zgjedhore. Ngjarja, siç njofton MPB, është raportuar në Stacionin Policor të Bit-pazarit. Personat janë larguar nga vendi pasi janë vënë re nga punonjësi i policisë që po siguronte materialin zgjedhor. Nga policia informuan se nuk ka dëme dhe se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
Në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe zgjedhjet kuvendare, nesër nga ora 07:00 deri në orën 19, në zyrën e Avokatit të Popullit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800 54321. Krahas linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht për shkeljen e të drejtës së votës në zyrën qendrore në Shkup, e cila gjendet në rrugën “Maqedonia” nr. 19, në objektin e TD “Makosped” (përballë Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës). Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të…
Sot në ora 02:25 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhet Partizane” dhe “Angel Dinev” në Shkup ka pasur aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S. (32) nga Shkupi dhe të një automjeti “Audi” me targa të Shkupit të drejtuar nga B.A. (27) nga Saraji i Shkupit. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në…
Dita e zgjedhjeve të dyfishta, 8 maji, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ditë jopune ishte edhe me 24 prill në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por, konform Ligjit për Festa, në vitin 2024 do të ketë 6 ditë jopune për të gjithë qytetarët dhe 11 të tjera për bashkësitë e ndryshme etnike e fetare në vend. Edhe pse ditë jopune, në zyrën e Avokatit të popullit, të mërkurën – 08 maj 2024, nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për votim në linjën telefonike…
Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare. “Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.”, tha Ana Pisonero. Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke…
Sot po fillojmë një ofensivë të madhe ndërtimore, në kuadër të së cilës do të asfaltohen më shumë se 30 rrugë lokale në të gjithë Gazi Babën. Filluam me rikonstruksionin e një dege të rrugës Palmiro Tollatt në Çento. Qyetarët thonë se pas 70 vitesh dikush po investon më në fund në rrugën e tyre. Stefkovski thotë,se më së shumti më gëzon kënaqësia e qytetarëve! Ne vazhdojmë me punë të përkushtuar, sepse qytetarët e meritojnë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar sot dy persona në Çashkë, pasi dyshohen se kanë bërë blerje votash, transmeton TV21. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të arrestuarit të parë janë kapur armë dhe plumba, ndërkaq në shtëpinë e të arrestuarit të dytë, përveç armëve dhe plumbave, kanë gjetur edhe para në vlerë rreth 20 mijë euro. Armët i kanë pasur pa leje. “-Sot (06.05.2024) në ora 15.20 nëpunësit policor nga SPB Veles kanë privuar nga liria I.I.(52) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të…
Agim Nesho, diplomat dhe ish-ambasadori shqiptar në SHBA i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se BDI e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut do të kalojë në opozitë pas zgjedhjeve të 8 majit. Sipas diplomatit, Ali Ahmeti ka gabuar kur mbështeti Ballkanin e Hapur, pasi ai ishte në dëm të Kosovës. “Cdo gjë ka kohën e saj, ka ciklin e saj, është një parti që edhe qëndrimi në opozitë do t’i bëjë mirë. Aq më tepër që Ali Ahmeti ka bërë një gabim fatal, përkrahja pa kushte e Ballkanit të Hapur, pasi dihej se…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Meta në një prononcim për FrontOnline, ka bërë të ditur që në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore është përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Meta e ka paralajmëruar një ndryshim të fortë në Maqedoninë Veriore “Nuk kam informacion që Kryeministri, Albin Kurti është përfshirë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, Erion Veliaj e Edi Rama janë duke u përfshirë në këtë fushat dhe nuk është mirë. Mendoj që nuk është mirë që politikanët shqiptarë të përfshihen në garën midis…

