Author: Jeta almakos

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova  deklaroi se kjo fitore nënkupton edhe përgjegjësi të madhe. “Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova. Siljanovska më tej shtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.

Lexo më Shumë

“Më lejoni që në këtë atmosferë impozante të shpalli fitoren tek kampi poliitik shqiptar.  Koaliconi VLEN është fitues apsolut i këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falendërojmë diasporën të cilët erdhën dhe e bënë ndryshimin. Falë tyre ata edhe njëherë treguan se në vendindjen e tyre janë factor vendimtar dhe për këtë rast ne i falenderojm nga zemra”, u shpreh Kasami. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka nisur festën në disa qytete në Maqedoninë e Veriut, pas publikimit të rezultateve të para. Nga videot që i kanë publikuar simpatizantët, shihet se “VLEN” feston edhe në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit. Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, në qytetin e Gostivarit nga 85 për qind të votave të numëruara, Fronti Europian ka 9322 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka marrë 8869 vota. Theksojmë që edhe në zgjedhjet presidenciale, rezultati ishte mjaft i ngushtë në mes Frontit Europian dhe Koalicionit VLEN./Telegrafi./

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vazhduar të numërojë votat nga zgjedhjet zgjedhjet parlamentare. Nga 60.27% e votave të përpunuar në nivel shtetëror, pra, gjashtë njësitë zgjedhore është duke udhëhequr VMRO-DPMNE me 237 813 vota, ndërsa LSDM ka 81 134 vota. Në kampion politik shqiptar Fronti Evropian ka 95 578 vota, ndërsa koalicioni VLEN 78 193 vota.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka nisur të festojë në Komunën e Çairit, gjegjësisht në sheshin “Skenderbeu” atje edhe ku e kanë selinë qendrore. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët e VLEN-it duke kënduar. Ndryshe, nga 79 për qind e votave të numëruara në Çair, Koalicioni VLEN ka 6626 vota, ndërsa Fronti Europian ka 5028 vota.

Lexo më Shumë

Nga rezultatet e para të përgjithshma nga KSHZ-ja nga blloku shqiptar Fronti Europian ndohet në epërsi të votave me 97.783 ose 16,03% të votave, nga ana tjetër Koalicioni VLEN ka marrë rreth 79.471 ose 13,03% të votave. Nga blloku maqedonas VMRO-DPMNE-ja është në epërsi nga partitë e tjera me 248.745 ose 40,77% të votave.

Lexo më Shumë

Gazetarja Evi Shkopi nga selia e VMRO-DPMNE-së tha se nga kjo parti ka konfirmuar se Gordana Siljanovska-Davkova është në epërsi ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit. Sipas pritshmërive ata presin edhe zgjedhjet parlamentare fitoren e 61 mandatëve. “VMRO me akuza ndaj BDI-së për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Gordan Siljanovska në epërsi rreth 2 me 1 ndaj Stevo Pendarovskit . Nga VMRO entuziast se kanë fitore të thellë, presin 61 deputetë të vetëm si koalicion”, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE. /TvKlan.mk

Lexo më Shumë

Arbër Ademi nga Fronti Evropian në një konferencë për media, tha se deri më tani nga rezultatet preliminare nga 50% të votave të numëruara deri më tani, Fronti Evropian prinë me 30 mijë vota dallim karshi opozitës. “Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Në Dibër 2-1, në Strugë më tepër se 2-1, në Kërçovë 5-1, Vrapçishtë më tepër se 2-1, në epërsi jemi edhe këtu në Tetovë…”, tha Arbër Ademi. Arbër Ademi tha se ata do t’i kenë mbi 20 deputetë.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 10% të vendvotimeve të numëruara në zonën zgjedhore 1, këto janë rezultatet: LSDM – 8,20% apo 1178 vota VMRO – DPMNE 31,17% apo 4479 vota OQM – 0,33% apo 47 Fronti Evropian 3320 vota apo 23,11% Levica – 1041 vota apo 23,11% VLEN – 3136 vota apo 21,83% ZNAM – 562 vota apo 3,92%

Lexo më Shumë

Zhelinë: Fronti 599 LSDM 538 VLEN 446 Çiflik: VLEN 283 Fronti 166 Çegran: Vlen 1144 Fronti 993 SLLATINË VLEN – 918 Vota FRONTI – 935 Vota Rezultatet për zgjedhjet Parlamentare Pirok-komuna e Bogovinës Fronti Europian – 791 VLEN – 885

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar të publikojë rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare. Nga 16.8% e votive të përpunuar në nivel shtetëror, pra, gjashtë njësitë zgjedhore është duke udhëhequr VMRO-DPMNE me 47 196 vota, ndërsa LSDM ka 15 908 vota. Në kampion politik shqiptar Fronti Evropian ka 33 284 vota, ndërsa koalicioni VLEN 27 792 vota.

Lexo më Shumë