Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se kjo fitore nënkupton edhe përgjegjësi të madhe.
“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.
Siljanovska më tej shtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.