Arbër Ademi nga Fronti Evropian në konferencë për media, tha se ata do t’i fitojnë bindshëm zgjedhjet, për shkak se, siç tha ai, ky është vullneti i qytetarëve.
“Këto zgjedhje kanë rëndësi dhe simbolik të veçantë. Fitorja e agjendës evropiane ndaj asaj ruse. Fitorja e e së ardhmes më të mirë kundër tentimit për tu rikthyer mbrapa para vitit 2001. Ashtu sikurse më 24 prill, ka më shumë se një arsye se pse Fronti Evropian do të fitojë thellë edhe më 8 maj. Arsyeja më e madhe është sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie punë të palodhur dhe me këmbëngulje Maqedoninë për të gjitha gjeneratat”, tha Arbër Ademi, përcjell SHENJA.
Ademi tha se gjatë tërë fushatës oponentët e tyre kanë garuar vetëm një mesazh, atë kundër BDI-së dhe Frontit, pa platformë shtetërore e nxitur nga Moska e Beogradi.
“E ne në vend që të flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtetë rëndësi për qytetarët, folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, për krijimin e shanseve të barabarta, zhvillimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës…”, u shpreh Ademi.
Ai tha se ata e dinë se cfarë duhet të bëjnë më shumë në mandatin e ardhshëm.
“Kjo është arsyeja se pse të mërkurën ju ftojmë të jeni pjesë e referendumit popullor dhe të unifikuar më shumë se kur të mbështesim platformën e Frontit Evropian”, tha mes tjerash Ademi. /SHENJA/
Data 06.07.2026
Aktuale
- Profesori bën gruan për në spital pasi nuk i gatoi pite me spinaq
- Mickoski: Me vite u gënjyen qytetarët, tani nis realizimi i autostradës Shkup–Bllacë
- Aksident me katërçikël pranë Lisecit, një 20-vjeçar dërgohet me lëndime të rënda në Shkup
- Fatmir Bytyqi: Kush kë e ngrit – partia njerëzit apo njerëzit partinë?
- Studentët do të përfshihen direkt në punën e komunave
- Kumanovë: 59-vjeçar gjendet pa ndjenja para një ndërtese, dërgohet për mjekim në Shkup
- Apeli konfirmon dënimin prej 12 vitesh burg për Stojançe Jovanovskin
- Në Kroaci këtë vit punojnë 6.849 shtetas të Maqedonisë së Veriut


