Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për media, së bashku me liderët tjerë të Frontit Evropian, ka falënderuar gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhjet, të cilat sipas tij, kaluan me standarde të pranueshme dhe është një provim i shtetit institucioneve, për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Ali Ahmeti tha se ata në këto zgjedhje kanë dalë fitimtar dhe krenar.
“Të gjithë këta aktivist të jenë krenar sepse jemi forca e dytë politike, Fronti Evropian. Me një dallim me oponentin por realisht oponent kryesor kemi patur VMRO-në sepse VMRO ka ndihmuar shumë VLEN-in. Por dallimi është mbi 30 mijë vota mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Qytetarët shqiptarë, turqit, boshnjakët, romët, të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit, janë për anëtarësimit të pakopromis të vendit në BE”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti tha se ata si Front, nga ky cikël dalin me 19 deputetët.
“Sipas përllogaritjeve që i kanë bërë e punës, ka mundësi që të lëvizet edhe nga mandati i 20, por deri tash janë të betonuar 19”, deklaroi Ahmeti.
Ai tha se ata janë përfaqësuesit legal dhe legjitim, siç tha ai, për shkak se legjitimitetin ua kanë dhënë shumica e shqiptarëve dhe komunitet e vogla.
Data 20.05.2024
Aktuale
- Meritoni: Mendoj për një martesë dhe fëmijë me Ilnisën
- Nënsekretarja amerikane e shtetit, Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
- Mexhiti: VLEN e ka legjitimitetin e shqiptarëve, për qeverinë e re po negociojnë fituesi me fituesin
- Raportet RMV-Bullgari/ Siljanovska: Diplomacia kulturore më e fuqishme se ajo tradicionale!
- Përfundoi hetimi për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gorçevska, për Palevski hetimi ende vazhdon
- Në fejesën e kunatës, Learta me këtë detaj mori vëmendjen e të gjithëve
- Taravari: Po vjen koha e profesionistëve!
- Bashkëshortja e Shpat Kasapit krenare me të pasi nuk mori në videoklip një vajzë me bikini