Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka bërë të ditur se liderët e Frontit Europian do të mblidhen nesër në Shkup. “Dhe çështja e fundit që u diskutua është takimi i i nesërm. Fronti Europian ka nesër takim pune në Shkup në ora 13:00”, tha Ademi.
Author: Jeta almakos
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj Arben Taravarit, duke ia kujtuar katër premtimet për dorëheqje. Nga ASh-ja thonë se ai përveç se në organet e partisë, premtimin për dorëheqje këtë herë e dha edhe publikisht, transmeton TV21. “E kemi paralajmëruar opinionin me kohë, që Arben Taravari, disa herë ka dhënë fjalë brenda organeve të partisë dhe gjithmonë e ka shkelur fjalën e vetë. Kësaj radhe ai dha fjalë edhe publikisht dhe përsëri e shkeli. Para zgjedhjeve të 24 prillit u zotua të paktën 4 herë, se nëse humb zgjedhjet qofshin presidenciale, qofshin ato parlamentare, do të jep dorëheqje dhe do…
Maqedonia e Veriut t`i përmbush obligimet për hapjen e klasterit të parë të negociatave me BE-në. Ky është mesazhi që arriti bashkë me urimet nga shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji, presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova dhe partive që duhet ta formojnë qeverinë e re. “Inkurajojmë aktorët relevantët politik që të punojnë për të formuar parlamentin dhe qeverinë stabile. Dy institucionet duhet të punojnë bashkë për ta çuar përpara rrugën e RMV-së drejt BE-së, duke llogaritur edhe zbatimin e reformave kyçe në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. RMV-ja…
Berat Buzhala Acarimi BDI – VMRO i rriti dy subjektet ne Maqedoni. Viktima kryesore e zgjedhjeve ishte LSDM, duke e shenu rezultatin ma te dobet historik. Shqiptaret moren ma shume vota, por dolen te perçame. Fitues i ktyne zgjedhjeve ishte vec VMRO, e cila pothuajse nuk ka nevoje per asnje partner, por per me i rujte ekuilibrat etnik tash e ka komoditetin me e zgjedhe ate. Nuk ka dyshim qe edhe BDI edhe Vlen jane te gatshem per koalicion me VMRO’ne. E kam thane edhe para zgjedhjeve, duket qe bashkesia nderkombetare eshte e gatshme per koalicionin VMRO – Vlen.
Kryeministri Teknik Talat Xhaferi tha se çështja e përbërjes së qeverisë së re është çështje e organeve partiake dhe se varet nga rezultati i negociatave që subjektet politike do ti bëjnë. Xhaferi theksoi se ai është i fokusuar në obligimet që ka qeveria aktuale, deri në përbërjen e qeverisë së re. TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK “Çështja e mandatit të ardhshëm është çështje e procedurave dhe e procesit të kalkulimeve dhe bisedimeve ndërpartiake, të subjekteve që kanë fituar mandate në kuvend. Unë jam I fokusuar në detyrat, obligimet që I ka qeveria për faktin që përbërja e kësaj qeverie funksionon deri…
Mickoski është rrugës për të formuar shumicën prej 65 deputetësh, mëson “Telma” nga burime partiake. Pesë nga deputetët e rinj që morën mandat në listat e deputetëve nga partitë dhe koalicionet që do të shkojnë në opozitë, shprehën gatishmërinë për të mbështetur politikën e qeverisë së re, ndërsa dy janë ende duke e shqyrtuar këtë mundësi. Kryetari i VMRO-DPMNE-së sot ka diskutuar për planet për përbërjen e qeverisë së re me kryetarët e partive nga koalicioni “Maqedonia juaj”, të cilët i ka ftuar në takim në parti. Ekipet negociatore të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-in nesër do ta kenë takimin e parë,…
Pasditen e sotme në Shtabin e BDI-së në Reçicë të Vogël është mbledhur Kryesia e BDI-së, përcjell TV21. Kjo mbledhje vjen dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku Fronti Europian në krye me BDI-në siguroi 19 deputetë. https://www.facebook.com/share/v/dsR9cQTXmDfD35bb/?mibextid=oFDknk
Ka ikje të madhe të infermierëve jashtë vendit, tha sot Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatologë “Për Ne”. Jozyrtarisht, thotë Beshlievska, sipas kërkesave për transkripta dhe vërtetime që i kërkojnë nga ne në Asociacion, për të kompletuar dokumentacionin e tyre për rajonin dhe Evropën, kemi një ikje shumë të madhe. “Madje kemi pasur një periudhë pas pandemisë Covid-19, kur çdo muaj largoheshin deri në dyzet infermierë nga të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor publik”, sqaroi ajo duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari. Problemi nuk ishte se ata u larguan vetëm jashtë vendit, por…
Kështu duket oborri i Qeverisë pak ditë para se të përfundojë me punë Qeveria teknike. Bari ka arritur në lartësi deri mbi 1 metër. Për këtë lënie pas dore të oborrit të ekzekutivit, pyetëm kryeministrin teknik Talat Xhaferin. Ai gishtin e drejton kah Qyteti i Shkupit, më saktë ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Kanë mjete paraprake të parapara për këtë funksion që e ka dhe kompetencë, këtë përgjegjësi. Qeveria normal se nuk është e kënaqur që ka një pamje të tillë oborri. Por as nuk mundet dhe as nuk duhet të planifikojë mjete paralele financiare për faktin që nuk e…
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e saj mund të jenë edhe parti të tjera opozitare që kanë fituar mandate në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. Kështu kanë bërë të ditur drejtuesit e VMRO DPMNE-së, që fituan zgjedhjet e dyfishta, parlamentare dhe ato presidenciale, me një diferencë të madhe kundrejt Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se pret që deri më 28 maj të bëhet konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe më pas ta marrë mandatin për formimin e qeverisë…
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme. Mexhiti thotë se tashmë kanë nisur bisedimet për qeverinë e ardhshme, ndërkaq thekson se shqiptarët e Maqedoninë së Veriut nuk janë të kënaqur vetëm me simbolikë dhe se si rrjedhojë thotë se në qeverinë që VLEN pretendon të marrë pjesë, “qytetari do ta ndjejë dorën e ngrohtë të qeverisë”. “Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë. Por ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 ka folur për kushtin e koalicionit VLEN, që ndryshimet kushtetuese të realizohen brenda 6 muajve të parë qeverisës. Mickoski tha se koalicionimi duhet të jetë në frymën e partneritetit, e jo me ultimatume. Ai kërkoi që “aq sa e respekton VLEN-in për 107 mijë votat e marra, aq dëshiron që VLEN ta respektojë partinë e tij për 437 mijë votat e marra”. “Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë. Siç unë i kuptoj ata dhe i respektoj për 107…

