Kështu duket oborri i Qeverisë pak ditë para se të përfundojë me punë Qeveria teknike.
Bari ka arritur në lartësi deri mbi 1 metër.
Për këtë lënie pas dore të oborrit të ekzekutivit, pyetëm kryeministrin teknik Talat Xhaferin. Ai gishtin e drejton kah Qyteti i Shkupit, më saktë ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime”.
Kanë mjete paraprake të parapara për këtë funksion që e ka dhe kompetencë, këtë përgjegjësi. Qeveria normal se nuk është e kënaqur që ka një pamje të tillë oborri. Por as nuk mundet dhe as nuk duhet të planifikojë mjete paralele financiare për faktin që nuk e ka atë kompetencë dhe për çështje që nuk i ka kompetencë nuk mund edhe të harxhojë mjete financiare”, tha Xhaferi.
Nuk vonoi përgjigja e Qytetit të Shkupit. Thonë se Xhaferi si duket nuk e di se kush duhet të kujdeset për oborrin e Qeverisë.