Author: Jeta almakos

Gordana Siljanovska-Davkova e mori pozitën e Presidentes së Shtetit nga Stevo Pendarovski në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Nga Kuvendi ajo u drejtuar drejt “Villa Vodno”, ku dha betimin solemn për kryerje të detyrës me ndërgjegje dhe iu drejtua deputetëve të pranishëm, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike e shoqërore. Mandati pesëvjeçar presidencial i Gordana Siljanovska-Davkovës, e cila është presidentja e gjashtë dhe njëkohësisht presidentja e parë femër që nga pavarësia e vendit, fillon sot. Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, deklaroi se sa i përket Maqedonisë së Veriut, kam theksuar vazhdimisht se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian kalon edhe përmes respektimit besnik të Marrëveshjes së Prespës, në një intervistë për edicionin javor të gazetës “Vradini”, njoftoi korrespondenti i MPB-së nga Athina. Kreu i diplomacisë greke kujtoi qëndrimin e Demokracisë së Re në periudhën kur ishte në opozitë, tregoi se duhet të vazhdojë të zbatohet Marrëveshja e Prespës, duke vlerësuar se ky do të jetë edhe qëndrimi i Qeverisë së re. “Kjo Marrëveshje është një marrëveshje ndërkombëtare, e cila është mbi çdo ligj…

Lexo më Shumë

Partitë politike kanë parashtruar 27 ankesa për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Vazhdon afati prej 72 orëve ku KSHZ-ja duhet të vendos lidhur me ankesat. Më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni VLEN – 10, VMRO – DPMNE – 8, LSDM-ja – 5 dhe “Levica” – 4 ankesa. “Ankesat e VLEN-it të gjithë janë në NJZ.6, në vendvotime në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Bogovinë dhe Vrapçisht. Ankesat e VMRO-DPMNE-së janë në vendvotime në Ohër, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dolnen dhe Resnjë. Të LSDM-së në njësinë zgjedhore 5, derisa ankesat e “Levicës” në Çair, Strugë dhe Gazibabë”, tna KSHZ. Fronti…

Lexo më Shumë

Për shkak vendimit të presidentes së re të Maqedonisë të mos e theksoj emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë inaugurimit në Kuvend, në mënyrë demonstrative është larguar nga Kuvendit, ambasadorja e Greqisë, Sofija Filipidu. Nga ambasada e Greqisë, përcjell SHENJA, e kanë konfirmuar vendimin e ambasadores dhe kanë theksuar se kjo është bërë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Lexo më Shumë

Shkrim ekskluziv i publikar më 14 maj 2010 në të përditshmen 24 orë dhe agjencinë e lajmeve INA Shumë pista të dyshimeve ende po qarkullojnë lidhur me vrasjen e mëngjesit të ditës së mërkurë në aksin rrugor Radushë- Rashçe, ku u vra edhe Harun Aliu, kryetari i Alternativës Kombëtare dhe një nga themeluesit e UÇK-së në Maqedoni. Derisa mediat maqedonase dhe zyrtarët e MPB-së edhe dje kanë vërshuar me lajme lidhur me vrasjen e katërfishtë në afërsi të Radushës, duke i konsideruar grupin si kontrabandues të armëve, taborri politik shqiptar ka dhënë pasqyrë tjetër për rastin, duke nxjerrë në sipërfaqe…

Lexo më Shumë

SULMET KIBERNETIKE Institucionet e Maqedonisë së Veriut janë viktima të sulmeve kibernetike që vijnë nga jashtë vendit apo nga “hakerët ndërkombëtar” – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, hetuesja e krimit kompjuterik nga PTHP-Shkup, Marina Peshovska. Sulmet kibernetike “Ransomver” paraqesin sulme malicioze me të cilët mbyllet aparati ose inkriptohen të dhënat brenda tij, pas çka kërkohen pagesa me para ose kriptovaluta. Këto sulme paraqesin sfidë të vërtetë për hetuesit, por kjo, sipas hetueses së PTHP-së, Marina Peshovska, nuk do të thotë se nuk mund të arrihet suksesi dhe të zbulohen. “Është sfidë për të gjithë, për shkak se…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, përfaqësues i Frontit Europian, në një deklaratë të dhënë në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, shpalosi vizionin e koalicionit për të ardhmen politike të vendit. Ai tha se koalicioni është krijuar me qëllim të investimit në dekadat e ardhshme, duke synuar jo vetëm zgjedhjet e afërta, por edhe mandatin qeverisës pas 4 ose 8 vitesh, Ai shprehu bindjen e tij të plotë se Fronti Europian do të mbijetojë dhe do të jetë një forcë e rëndësishme politike në Maqedoni, duke u bërë “fryma e tretë” në krahasim me bipolaritetin aktual midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Grubi theksoi unitetin…

Lexo më Shumë

Një pjesë e rastit ndaj dy drejtorëve të spitalit të Tetovës për rastin e zjarrit në të cilin u dogjën 14 pacientë tre vjet më parë në një spital montazhi Covid po kthehet në rigjykim. Gjykata e Apelit në Gostivar ka vendosur që nga fillimi ta kthejë procedurën ndaj drejtorëve, pasi aktgjykimi i parë ishte i paqartë. Në ankesë në aktgjykim thuhet se Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund të vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridike relevante”. “Aktgjykimi është i paqartë, i pakuptueshëm dhe i papërshtatshëm për shqyrtim”, thuhet në vendimin e…

Lexo më Shumë

Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet kokë më kokë me presidentin në largim Stevo Pendarovski. Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e vendit si gruaja e parë që mban këtë post të lartë. Fituesja e zgjedhjeve presidenciale, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, sot në mesditë do të inaugurohet zyrtarisht si presidentja e gjashtë e vendit me një deklaratë solemne në Kuvend. Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur do të bëhet…

Lexo më Shumë

Fitorja e thellë e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 8 majit po hap debate në publik lidhur me qëndrimet e kësaj partie kundrejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese. Analistët vlerësojnë se partia konservatore do të vijë duke ulur retorikën nacionaliste dhe se partitë shqiptare nuk do të heqin dorë lehtë nga kushtet e tyre për t’u bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Një pjesë e analistëve në Shkup vlerësojnë se qëndrimet nacionaliste të VMRO-DPMNE-së do të nisin të ndryshojë me fillimin e formimit të kabinetit të ri qeveritar. Isen Saliu thotë se retorika e ashpër e partisë VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë Kyriankos Mitsotakis në një intervistë për televizionin grek “Alfa” ka theksuar se deklaratat në lidhje me emrin e shtetit nga VMRO-DPMNE e cila fitoi zgjedhjet e dyfishta në RMV po ndiqen me shqetësim të madh nga Greqia. Mitsotakis deklaroi se shpreson që udhëheqësia e re në Maqedoninë e Veriut t’i përmbahet dispozitave të Marrëveshjes Ndërkombëtare të Prespës me të cilën shteti ndryshoi emrin nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut. “Le të bëjmë durim. Unë dua të shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve nuk do të jenë qëndrim zyrtar i qeverisë së re pas zgjedhjeve,…

Lexo më Shumë