Nuk ka asnjë justifikim që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për t’u bashkuar me BE-në deri në vitin 2027. Kështu ka deklaruar komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhej, liderëve të vendeve të rajonit si Talat Xhaferi, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama, Albin Kurti, Bojan Kristos dhe Milojko Spajiçit, në Samitin e Kotorit e mbajtur nën slogon “Një rajon, vizion i përbashkët”. Varhej theksoi se plani i rritjes së BE-së është realitet, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar. OLIVER VARHEJ, KOMISIONER PËR ZGJERIMIN E BE-SË “Nuk do të ketë justifikime, nëse mund të përdor terminologjinë ballkanike sepse edhe unë…
Author: Jeta almakos
Një avokat ka ndërruar jetë dje në Gjykatën Civile në pritje të fillimit të gjykimit, njofton avokati Janaki Mitrovski në profilin e tij në Facebook. Nga MPB thonë se avokati ishte 75 vjeç. “Më 16 maj (e enjte) në ora 09:25 në SPB Shkup, nga ana e Urgjencës Mjekësore është raportuar se në Gjykatën Themelore Civile, në korridorin e katit të parë, gjendet një person i vdekur. Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për Lj.S (75) nga Shkupi. Një mjek ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit publik,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Kosova i Besim Krasniqit, i cili kërkohej me fletarrest për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i njëjti tashmë është vendosur në burgun e Idrizovës. “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (17.05.2024) zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë MPB-së dhe Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut të Besim Krasniqit (44), i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Administrative për sjelljen e vendimit për rivotim shpreh se kryetari i Gjykatës Administrative ushtron presion ndaj gjyqtarëve. “Nga mëngjesi kam informata se ka presion të jashtëzakonshëm prej kryetarit të Gjykatës Administrative, i cili ushtron presion ndaj gjykatësve të cilët duhet ta punojnë lëndën për rivotim. Uroj dhe shpresoj se gjykatësi ta mendon se gjykatësi mund të ketë përgjegjësi për të gjithë, duke përfshirë edhe gjykatësin në qoftë se vazhdojnë të ushtrojnë presion”, tha Taravari duke shtuar se gjykatësit duhet të vendosin…
KORRIDORI 8 DHE 10D Gjatë ditës së djeshme, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski i pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Korridorit 8, ka theksuar që po shqyrtohet si mundësi anulimi i kontratës me konzorciumin Bechtel & Enka. Fronti Europian konsideron që anulimi i kontratës për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit dhe me një rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik të vendit është akt i papranueshëm dhe i pamundur. “Asnjë Qeveri nuk mund ta anulojë kontratën me konzorciumin Bechtel & Enka. Vlerësojmë se ky qëndrim është tentativë për minimizimin e punës së madhe dhe projektit…
Një kafe miqësore në zemër të Shkupit dhe një takim me mikun dhe kolegun tim të dashur, Visar Ganiu. Dua të shpreh mirënjohjen time të madhe për pritjen e mrekullueshme në çarshinë e vjetër të Shkupit. Këtu më pëlqen gjithmonë sepse ka një frymë të veçantë. Çarshia ruan trashëgiminë multikulturore të qytetërimeve të ndryshme e që bashkon maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe të gjithë në Shkupin tonë të bukur. Si kryetar i #BNJVL-së, me Ganiun biseduam për punën e tij të suksesshme të deritanishme në dy vitet e fundit, por edhe për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Shkupit. Si…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se pavarësisht se a do të jetë ai ose jo në krye të ministrisë, qytetarët-opinioni do të shohë shumë raste interesante në periudhën e ardhshme. “Problemi është se ato njohuri nuk kanë qenë të proceduara, ato njohuri janë futur ndër qilim, ato njohuri nuk kanë qenë të integruara në ligje. Do të shohë publiku maqedonas gjatë periudhës që vijon, pavarësisht nëse do të jetë Pançe Toshkovski apo do të jetë ndonjë tjetër në pozitën e lëndës. Do të shohë shumë raste interesante”, tha Toshkovski.
Edi Rama është ndër të angazhuarit më fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës. Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”. Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë dhe besoj të fundit në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Hajradinaj. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President. Është Edi Rama,…
Pas letrës së dërguar nga Qeveria drejtuar Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë anëtarësimit në KiE, Kosovës i është kthyer përgjigje. Në një letër të përbashkët, të siguruar nga “Top Channel”, kancelari gjerman, kryeministrja e Italisë dhe presidenti i Francës, i drejtohen Kurtit me një përgjigje të prerë duke i thënë se nuk do të pranohet kërkesa, nëse nuk do të ketë Asociacion! Në letër theksohet se “ekziston rrezik real që pa progres vendimtar të Asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”. “Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk…
Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë të karakterit ekonomik. Ai sot gjatë ditës ka takuar në Washington DC dy politikanë dhe afaristë të suksesshëm, kongresistin demokrat, Kevin Hern, dhe senatorin republikan, Pete Ricketts. Afaristi kosovar, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se të dy këta politikanë kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë…
18 të punësuarave në Klinikën e Toksikologjisë ju vazhdohen kontratat në vepër. Pas shumë peripecive të krijuara në opinion për kualifikimet adekuate të këtij personeli, drejtoresha organizative Besije Iljazi ka firmosur vazhdimin e kontratave për të punësuarit shqiptar. Prej dhjetorit kur ju skadoi kontrata në vepër 18 punonjësve, ata kanë vazhduar të shkojnë në punë pa marrë rroga. Në një përgjigje me shkrim drejtoresha Iljazi tha se gjitha pagat e munguara do tu kompensohen nga 15 prill kur edhe kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Financave. “Ata nuk kanë pasur të drejtë të punojnë edhe pse unë kam insistuar të…
Se a do të a do të vazhdojë Bektel Enka ta ndërtojë korridorin 10? Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ekzistojnë dy opsione, ta shkëpusim marrëveshjen ose ta optimizojmë marrëveshjen, për çfarë tashmë kemi bisedime fillestare. Mickoski tha se qytetarët duhet të fitojnë autostradë por marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria aktuale, e cilëson si të pazbatueshme për shkak të problemeve juridike “Fillimisht duhet ta shohim marrëveshjen. Nga ajo që kemi qasje në marrëveshje, shihet se kemi dy opsione. Njëri opsion është ta shkëpusim marrëveshjen, të shkojmë në Arbitrazh dhe të paguajmë qindra milionë euro dhe të mos kemi autostradë.…

