Author: Jeta almakos

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis shprehet se duhet të respektohet Marrëveshja e Prespës. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk dëshirojnë të rrezikojnë marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit”, tha Gerapetritis. Në lidhje me memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, ministri i jashtëm grek tha se do të miratohen në momentin e duhur politik dhe se ratifikimi varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës për shkak se, siç tha ai, përveç emrit të shtetit, ka edhe disa çështje që ende nuk janë zgjidhur. “Realiteti është se ne dëshirojmë t’i miratojmë memorandumet…

Lexo më Shumë

Ministria e Sistemit Politik do të jetë vetëm për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, njofton VMRO DPMNE. Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në parti, thotë se VMRO-DPMNE është duke negociuar për formimin e qeverisë, por edhe për arritjen e shumicës prej dy të tretash në Kuvend, njofton REL. Andonovski tha se ka disa institucione që udhëheqen nga BDI, e që nuk mund të rikthehen dhe se ato institucione janë në prag të kolapsit. “Ju keni institucione ku BDI ka qenë për një kohë të gjatë dhe që nuk mund t’i rregulloni, këto janë institucione para kolapsit. Në një situatë si kjo,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën (nesër) do të pres në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen, e cila tashmë ka arritur në Kosovë. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikatë ka bërë të ditur se takimi i Kurtit me Nënsekretaren amerikane nis të dielën në orën 10:15 Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka njoftuar se nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë. Hovenier bëri të ditur se Allen do të takohet me rininë, liderët dhe përfaqësues të institucioneve. “Bashkohuni me ne për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sot është sulmuar në qendër tregtare në Shkup. Sulmuesi së pari është fjalosur dhe më pastaj është afruar në tryezë. Kur sigurimi ka vlerësuar se ekziston rrezik për sulm fizik, menjëherë kanë reaguar dhe kanë thirr policinë. Nga policia konfirmuan se bëhet fjalë për personin V.P.G nga Bogdanci. “Sot, zyrtarët policorë të SP Qendër në ora 14:00 kanë privuar nga liria V.P.G (57) nga Bogdanci, i cili ka kërcënuar D.K (67) nga Shkupi. Me fjalët do të mbash përgjegjësi. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor. Njëri ndër udhëheqësit e koalicionit VLEN, Arben Taravari tha pas takimit se me Kurtin kanë biseduar për sfidat e ardhshme. Ai tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti zakonisht kanë takime të rregullta qoftë kur ishin në opozitë, qoftë tani kur janë në fazën e formimit të qeverisë. “Thjeshtë është një komunikim vëllazëror mes nesh. Natyrisht po bisedojmë për sfidat që i kaluam…

Lexo më Shumë

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re, të ndryshojë qëndrim dhe të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, sepse në të kundërtën sigurisht që do të krijojnë probleme në marrëdhëniet me Greqinë dhe në marrëdhëniet me Europën.  Kështu tha kryeministri grek, Kyriakos Mitcotakis në një intervistë për televizionin shtetëror ERT, duke përsëritur se pa respektimin e plotë të Marrëveshjes për emrin, Greqia nuk do t’i ratifikojë memorandumet dhe nuk do të ketë përparim në perspektivën e vendit në BE. Duke komentuar deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Mitsotakis theksoi se…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së Lirisë nga Shqipëria, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja ka treguar aryset se përse i ka dhënë  përkrahje VMRO-së para zgjedhjeve parlamentare dhe jo ndonjë partie shqiptare. Meta tha se arsyeja kryesore e mbështetjes së VMRO-së ka qenë qëndrimi i tyre ndaj “Ballkanit të Hapur”, duke shtuar se ka pasur raporte të mira më herët edhe me krerët e LSDM-së. Ndërkaq, ish presidenti i Shqipërisë tha se ka  raporte të afërta edhe  me krerët e partive politike shqiptare në RMV. ILIR META,KRYETAR I PARTISË SË LIRË “As kisha ndërmend të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski në seancën e sotme të KSHZ-së tha se rivotimi për vendvotimet ku janë vërtetuar parregullsitë do të ndodhë më 22 maj. “Votimi do të mbahet më 22 maj, viti 2024, që do të thotë të mërkurën tjetër”, u shpreh Dashtevski. Komisioni pranoi njëzëri propozimin që të ketë rivotim në këto vendbanime edhe atë: në vendvotimin në zonën zgjedhore 5 në vendvotimet 1470/1, vendvotimi 1470 në Komunën e Dollnenit, vendvotimi 1184 dhe vendvotimi 1202 në Komunën e Krushevës, vendvotimi 1844 në Komunën e Strugës dhe vendvotimi 1272 në Komunën e Ohrit. Rivotim do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore liderët e koalicionit VLEN në Maqedoni , Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor. Është hera e parë që opozita shqiptare arrin të prekë dhe të tejkalojë 100 mijë vota. Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me Kurtin për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. Zhvillimi i infrastrukturës që…

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në mëngjes, përmes profilit të tij në Fejsbuk, informoi se një person i autorizuar zyrtar, i punësuar në MPB, është kapur në vend-ngjarje me mbi 10 mijë euro nga vepra e kryer penale – “mashtrim”. Ministri thekson se i dyshuari I.M ka qenë punonjës në SPB Shkup dhe është provuar nga liria. “Nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm kishte procedurë e nisur nga tre persona të dëmtuar se më 17.05.2024, personi në fjalë është kapur duke marrë 12.500 euro ryshfet”, shprehet Toshkovski. Ai shton se janë kontrolluar edhe hapësirat në zyrë…

Lexo më Shumë

Gjithmonë i kam thirr presidentët të Maqedonisë të vijnë në Bullgari, për shkak se rruga e tyre për në Bruksel kalon nëpër Sofje. Shpresoj se politikanët e atjeshëm të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka kaluar dhe nëse fjalimet dhe sjelljet destruktive shndërrohet në veprime të vërteta, kjo do të thotë shtyrje e vendit të tyre në izolim”. Kështu deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev duke komentuar mesazhet e fundit nga Maqedonia duke u përgjigjur në pyetjen nëse do ta ftojë presidenten Gordana Siljanovska Davkova në takim në Bullgari. Radev pret që çdo politikan bullgar që do ta përfaqësojë Bullgarinë në…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë mbrëmë ndodhi në rrugën Kërçovë-Osllomej. Sipas MPB-së, aksidenti ndodhi në ora 22:55, mes makinës “fiat” e drejtuar nga S.D (18), automjetit “Vw passat” e drejtuar nga D.D (33) dhe automjetit “audi” e drejtuar nga V.H (59), të gjithë nga Kërçova. Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “fiat”, ndërsa me lëndime kanë përfunduar edhe vozitësi dhe një bashkëudhëtar i tyre. Drejtuesi i automjetit “vw passsat” dhe bashkudhëtari i tij Q.R (30), po ashtu kanë marrë lëndime trupore që janë vërtetuar në spitalin e Kërçovës.

Lexo më Shumë