Bilall Kasami nga VLEN thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka ka dilema në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, përcjell TV21. I pyetur nëse ka vullnet VMRO-ja për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Kasami tha se duhet pyetur partia e Mickoski.“Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi që koalicioni VLEN një ndër prioritetet e veta si koalicion e ka ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt Bashkimit Europian. Sa i përket pra anës tjetër, VMRO-së, sigurisht pra që edhe ata duhet të deklarohen dhe nuk kanë edhe ata dilema sa i përket integrimit drejt BE-së”, theksoi Bilall Kasami nga VLEN.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
- Shkaktarët e diabetit dhe roli i Farës së Zezë në trajtim
- Ambasada e SHBA: SPAK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe drogës
- Daniela Dimovska merr zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore Penale Shkup
- Ambasadori Driton Kuqi merr pjesë në ceremoninë e betimit të Mbretit të ri të Norvegjisë
- Shpenzimet turistike arrijnë 82 miliardë euro – Spanja thyen rekordin. Mbi 58 milionë vizitorë deri në korrik
- 41 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut, 6 ende aktive
- Vendim befasues i Burnley, shet sulmuesin e ekipit, “assist” për Brojën



