Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Lubjanë ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, z. Zaron Jankoviç.
Përmes një postimi në platformën X, Meta është shprehur se ndihet i lumtur që kryebashkiakë të përkushtuar ndaj mjedisit, jetës së qytetarëve mund të shpëtojnë qytetet tona.
Shumë i lumtur të takoja sot në Ljubljanë, në kryeqytetin e gjelbër të Europës dhe botës, Kryetarin e Bashkisë, z.Zoran Jankoviç.
Me të tillë politikanë dhe kryebashkiakë të përkushtuar ndaj mjedisit, gjelbërimit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve ne mund të shpëtojmë qytetet tona dhe njerëzimin.