Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për rezultatin në Çair, ku fitore ka arritur koalicioni VLEN, tha se nëse hiqen votat e komuniteteve, mendon që në mënyrë absolute është fitues në vendbanimet shqiptare.
Mexhit tha se Shkupi i ka dënuar funksionarët e BDI-së edhe për siç i quajti ai, “budallakitë e tyre”, edhe gjatë fushatës zgjedhore edhe para asaj, por edhe gjatë qeverisjes, por tha se është edhe sukses i tyre.
Izet Mexhiti tha do tani do të thyhet edhe miti i fundi se në Maqedoni mund të bëhet Qeveri edhe pa Ali Ahmetin.
“Ky do të jetë miti i fundit, sepse shqiptarët mendojnë 20 vite ky ka qenë në qeveri dhe është e patjetërsueshme që të jetë. Kur do ta shohin se nuk do të jetë më do thyhet miti i fundit për Ahmetin”, u shpreh Mexhiti.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Shpërthim në stacionin qendror të Augsburgut në Gjermani, dy të lënduar lehtë
- Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
- Tensionet dje para Kryeministrisë, 14 protestues të arrestuar
- 78 nxënës shqiptarë në 3 paralele, ndërsa 38 maqedonas në po aq paralele – kërkohet hapja e një paraleleje të katërt
- Mot i nxehtë në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 37 gradë
- Hijenat dhe hijet
- Të gjithë dasmorët sytë tek dyshja, Kida dhe Ajbi bëjnë vallëzimin e parë si burrë e grua – ka një detaj që mori vëmendjen
- Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje



