Author: Jeta almakos

Tashmë nëntë ditë sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”  nuk funksionojnë, përderisa lista e personave që u duhet ndërhyrje kirurgjike po rritet çdo ditë. Tani për tani ky problem nuk ka zgjidhje dhe nuk dihet kur do të kthehen në funksion, tregon i pari i Shëndetësisë Ilir Demiri. Ai po pret rezultate nga laboratori i Gjermanisë, ku ka dërguar mostra për cilësinë e gazit, meqë siç tha vendi ynë nuk ka laborator të licencuar që mund të lëshoj leje për cilësi. E deri atëherë sallat do të shërbehen me kompresor të jashtëm. Për sa kohë do të kemi…

Lexo më Shumë

Çmimi tepër i lartë i arit ka ulur kërkesën për blerje të stolive. Nexhmedin Bushi që tashmë katër dekada merret me shitje dhe përpunim të arit tha për Alsat se shitja e arit po diktohet nga gjendja ekonomike e qytetarëve. Ai shton se shitje më e madhe shënohet gjatë sezonit të dasmave kur edhe mërgimtarët kthehen në vendlindje. Ndërkohë, familjet me të ardhura mesatare në vendin tonë nuk mund t’ja lejojnë vetes një luks të tillë. “Nëse flasim për familje të cilat janë strikt të fokusuara në tregun tonë të punës është e qartë se mund t’ja marrin ndonjë unazë…

Lexo më Shumë

Për rivotimin e 22 Majit, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor ka arritur vetëm një ankesë. Ajo është bërë nga Fronti Evropin, për vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës, nga i cili vendvotim Fronti e humbi një deputet dhe e fitoi koalicioni VLEN. Për të KSHZ pritet të vendos sot. Ndërsa, nuk ka pasur ankesa të tjera për gjithsej 7 vendvotimet, në të cilat u rivotua. Kandidatët kanë të drejtë ankese kundër vendimit të KSHZ-së në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të ankesës. Rivotimi në 7 vendvotimet në zonën 5 dhe 6…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë se re. Palët tash më disa ditë po paralajmërojnë se janë afër arritjes së një marrëveshje përfundimtare, VMRO – DPMNE dhe VLEN-i ende nuk kanë prezantuar para opinioni marrëveshjen për koalicion qeveritar. Pavarësisht faktit se palët tash më disa ditë po paralajmërojnë se janë afër arritjes së një marrëveshje përfundimtare, VMRO – DPMNE dhe VLEN-i ende nuk kanë prezantuar para opinioni marrëveshjen për koalicion qeveritar dhe as nuk kanë shpalosur detaje se çfarë do të përfshijë kjo marrëveshje. Paralelisht, VMRO po zhvillon po ashtu negociata për koalicion edhe me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievit.…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) njoftoi se mëngjesin e sotëm një fëmijë tetë vjeçar është transportuar me helikopter në spitalin “Parku Mjekësor” në Stamboll të Turqisë, për një operacion në shtyllën kurrizore. Transporti është realizuar me një helikopter të MPB-së i cili ka pajisje transportuese mjekësore, ndërsa fëmija tashmë është vendosur në Qendrën Mjekësore në Stamboll dhe për një kohë të shkurtër helikopteri do të kthehet në bazën në Shkup. “Më datë 13 maj 2024, përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 në QMK, ndërsa më pas me email në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, është dërguar kërkesë nga…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën Themelore Penale- Shkup sot vazhdoi gjykimi ndaj Zhan Mitrevit. Rasti ka të bëjë për veprën mashtrim, pra siç ka kumtuar PP, fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk kanë qenë të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, me çka janë sjellë në huti dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë. Rasti është formuar pas zërave, apo publikimit të një dokumentari në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” ka marrë nga pacientët shuma të…

Lexo më Shumë

Një 29 vjeçar mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë incidentit me armë zjarri që ndodhi në rrugën e plastikave gjatë mbrëmjes së djeshme ndërsa sipas prokurorisë po ndërmerren të gjitha aktivitetet për zbardhje të rastit”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë rreth orës 23:40 minuta në SPB Shkup është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në bulevardin “Nikolla Karev” apo e njohur edhe si rruga e plastikave në Shkup. “Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohridski” është njoftuar se me plagë…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se qeveria e re do të punoj me përkushtim dhe se nuk do të bëj dallime në bazë të bindjeve politike. “Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm që dua të ndaj me ju: Në Qeverinë e re ne nuk do të punojmë asnjë minutë për t’u hakmarrë ndaj atyre që nuk na kanë votuar! Ne do të punojmë përkushtim që çdokush e sidomos shqiptar, të jetë i punësuar dhe i kualifikuar pavarësisht bindjes politike!”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska –Bezhoska, ka marrë pjesë në konferencën me temë “Stabiliteti makroekonomik i ekonomive të vogla dhe të hapura – sfidat dhe mësimet”, e cila u mbajt në Reykjavík të Islandës. Ajo foli për përvojën e ruajtjes së suksesshme të stabilitetit të kursit të këmbimit në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Bezhoska theksoi se Politika e shtrënguar monetare, përdorimi i një sërë masash makroprudenciale ishin të një rëndësie kyçe për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Ajo theksoi se kanë adoptuar një strategji të kursit fiks të këmbimit për të përballuar hiperinflacionin. Anita Angelovska –Bezhoska,…

Lexo më Shumë

Xhevdet Hajredini, ish-ministri i financave dhe komentuesi aktiv i zhvillimeve politike përmes rrjeteve sociale sërish ka thumbuar BDI-në, duke theksuar se kjo parti ka vetëm 8 deputetë në kuadër të Frontit Evropian. “Brenda Frontit Evropian, BDI nga gjithsejt 18, merr pjesë me vetëm 8 deputetë”, ka shkruar Hajredini, një kritik ndaj BDI-së. (INA)

Lexo më Shumë

Punonjësit e Pyjeve të Maqedonisë janë pa paga dhe kontribute për të tretin muaj radhazi. Atyre nuk iu është paguar paga e muajit mars dhe prill dhe për pak ditë do t’u vijë rroga e majit. Punonjësit shprehtentë zhgënjyer – edhe pse zyrtarisht janë në grevë – shkojnë në punë, pa kryer detyrat e punës, kurse sindikata thotë se nuk mund të shkojnë te mjeku, pasi nuk kanë sigurim shëndetësor. Disa nga punonjësit nuk mund të shkojnë në dializë ose kimioterapi dhe anulojnë operacionet e planifikuara. “Kjo është një fatkeqësi. Jemi në grevë teknike, llogaria jonë është e bllokuar”, shprehet…

Lexo më Shumë

Anëtarësimi në NATO është vendim i mirë. Ky vendim rriti sigurinë, por nuk dha ndonjë kontribut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu është qëndrimi i qytetarëve të anketuar në hulumtimin e fundit të “Detektor” që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike. Sipas hulumtimit, 61 për qind e të anketuarve janë të mendimit se nga aspekti i sotëm, anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, 28.6 për qind shprehen kundër. Në krahasim me hulumtimin e vjetshëm të të njëjtit institut, transmeton Telegrafi, nuk ka dallime të mëdha kur 57.5% e qytetarëve kanë konsideruar se anëtarësimi në NATO është vendim…

Lexo më Shumë