Me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ish-kryeministri Zoran Zaev, ish-ministri i Punëve të Jashtme Vlado Buckkovski, ish-zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov dhe Venko Filipçe, drejtor i “Fondacionit Zaev”, do të marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare dyditore, për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që do të mbahet më 17 dhe 18 qershor në Athinë. Organizimi bëhet nga “Instituti Aleksis Tsipras” dhe Fondacioni “Zoran Zaev”, ku theksohet se do të diskutohet e ardhmja e Europës pas zgjedhjeve europiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, zhvillimet gjeopolitike në Mesdheun Lindor, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, përballja e krizës klimatike si dhe zhvillimet…
Author: Jeta almakos
Kështu ka filluar programi i përgatitur nga studentet e Universitetit Ballkanik si shenjë mbështetjeje për banorët e Gazës. Gjuajtja e balonave të zi me ngjyrë të kuqe mbi trupat e bardhë, simbolizonin bombardimin e femrave dhe burrave e veçanërisht, bombardimin e fëmijëve, piktura të shfaqura nga vendi, flamuj e këngë që tregonin realitetin e asaj se çfarë është duke ndodhur. Organizimi vazhdoi me vargje të thurrura ndaj gjenocidit dhe këngë të kënduar nga vet studentët e Universitetit. Rektori i Universitetit Ballkanik, Lutfi Sunar, theksoi se ky organzim është një ngritje e zërit për njerëzit e pafajshëm të cilët dëshira e…
Për rreth tri javë sa nuk kanë punuar sallat e operacioneve me kapacitet të plotë në Klinikën e Kirurgjisë janë anuluar rreth 2 mijë terminë të pacientëve. Që sot kanë filluar të punohet në dy turne në sallat që janë duke funksionuar me kompresor të vegjël portativ, ku do të bëhen edhe operacionet elektive. Deri më tani vetëm ndërhyrje kirurgjike bëheshin te rastet urgjente. Nga Klinika e Urologjisë thonë se shumë pacientë me kancer që kanë rrezik për metastaza janë në listën e pritjes. Kirurgu urolog Bashkim Shabani tha se mantel bardhët janë mbështetur për muri pa fajin e tyre.…
Koalicioni VLEN përmes një reagimi theksoi se rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e “Ujqërve” në ARM nga ana e kolegëve të tij maqedonas, është kambanë alarmi. “Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani minisër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë. Ne pyesim se si mundet një person i thirrur në profesionalizëm dhe bashkëpunim me NATO-në të lejoj dhe të mos merr përgjegjësi për një skandal të tillë?…
I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se nuk e ka ndër mend të sillet si, e as nuk pret “sjelle talibane” nga ndonjë politikan tjetër, pas njoftimit të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se do ta ngrejë çështjen e Marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve gjatë një samiti të ardhshëm të NATO-s. Retorika mes Shkupit dhe Athinës është ashpërsuar së voni për Marrëveshjen e Prespës, në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut. Mickoski, kryetari i VMPR DPMNE-së, tha se përgjigjen për fqinjin jugor të vendit të tij e ka dhënë…
Një filiale e bankës në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup është grabitur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka marrë para me anë të kërcënimit me armë. “Sot (04.06.2024) në ora 11:25 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të një banke në Bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, një person ka kanosur me armë punonjësit dhe ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.
Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë. Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, informon se në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gavrill Konstantinoviq” në lagjen Lisiçe në komunën Aerodrom. Prej orës 9 deri në orën 10, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Finska” në lagjen Hasanbeg, komuna Gazi Babë, prej orës 9 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e një pjese…
Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale për qasje në procesin e anëtarësimit nuk ka veto për vendin tuaj, tha sot ambasadorja gjermane Petra Dreksler, në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. Sipas saj, baza për anëtarësim në BE është në procesin e reformave. “Vendet anëtare pajtohen se duhet të mundësohet fillimi i negociatave, ndërsa persepktiva gjermane është përforcimi i Evropës si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, ndërsa ne duhet të gjejmë një mënyrë…
Qendra për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni” ka analizuar të dhënat nga dokumentet pronësore të deputetëve të sapo zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga njësia zgjedhore 1, njofton Portalb.mk. Njëzet deputetë të njësisë zgjedhore 1 do të ulen në ulëset e Kuvendit si pjesë e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj. Nga njësia e parë, grupi i VMRO-DPMNE-së përbëhet nga dhjetë deputetë, tre të LSDM-së dhe koalicionit, dy nga Fronti Evropian i BDI-së, dy nga koalicioni “Vlen”, dy nga E Majta dhe një nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë. 10 deputetë të VMRO-DPMNE – 1.2 milionë euro Koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 1 fitoi…
VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, do ta formojnë qeverinë e re, thotë deputeti Halil Snopçe, duke paralajmëruar se kabineti i Hristijan Mickoskit do të merr miratimin e Kuvendit deri më 15 qershor. Në një prononcim për gazetën LAJM, Snopçe bëri të ditur se gjatë negociatave të deritanishme, VLEN-i ka mbyllur marrëveshjen me VMRO-në për ministrat dhe është arritur dakordësi që në programin qeveritar të bëhet pjesë edhe program i partnerit shqiptar. “Presidentja e shtetit, këto ditë i jep mandatin mandatarit z.Hristijan Mickoski, pra, kryetarit të partisë VMRO-DPMNE, partisë më të madhe me numër deputetësh dhe z.Mickoski ka të drejtë në afat…
Ligji për reforma në organet e drejtorive shtetërore do të jetë i pari që do të hyjë në procedurë parlamentare. “Do të ketë riorganizim në më shumë ministri. Disa do të kenë kompetenca të reja, të tjera do të bashkohen me agjenci, ndërsa do të formohen edhe disa ministri të reja si Ministria për sport dhe Ministria për energjetikë. Edhe po të kemi shumicë prej 2/3 si mbështje për këtë ligji, për shkak se ka sinjale nga deputet individë që janë pjesë e partive që nuk morën shumicë në zgjedhje, se do të jenë në disponim që të japin mbështetje…
Grupi parlamentar i partisë E Majta sot deri te kryetari i Kuvendit ka parashtruar Kërkesë të shkruar për konstatimin e ndërprerjes së mandatittë deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi për shkak se po ushtron dy funksione në të njëjtën kohë. “Kryeparlamentari i ri është i obliguar që kur të krijohen kushtet ligjore për përfundimin e mandatit të deputetit, ta deklarojë këtë në seancën e parë të ardhshme parlamentare. Kjo është një dispozitë që buron nga Kushtetuta e Maqedonisë si dhe nga disa ligje të tjera siç është Ligji për Kuvend, Ligji për deputetë, Kodi Zgjedhor dhe Ligji për parandalimin e korrupsionit”,…

