Fronti Evropian sot është mbledhur në Tetovë. Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi tha se Fronti Evropian ka bërë një ndryshim historik duke përmbledhur në vete, etnitetet që jetojnë ku shumica janë shqiptarë. Ai tha se këtu janë vullnetarisht dhe me bindjen e tyre që një kohezion i tillë ndëretnik në vendbanimet shqiptare do të sjellë të bëj ndryshimin e shumë pritur.
Zejd Rexhepi tha i pyes ata që ditë më parë thanë që 3-4 deputetë të Frontit janë me një këmbë në VLEN, se “me cilën këmbë të na tregojnë. A me këmbën e majtë, sepse me këmbën e djathtë futen në Qeveri ata që e kanë legjitimitetin e tyre që u ka dhënë sovrani, me këmbë të majtë futen ata të cilët e bëjnë servilin e Mickoskit. Andaj ta vendosin me cilën, ne jemi vendosur të jemi në vijë me qytetarët tanë, me sovranin, me ata të cilët jemi zotuar se do ju përgjigjemi deri në fund çdo kërkese çdo nevoje”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Ai tha se në 18 komuna me shumicë shqiptarë kanë fituar në 12.
“Si ndryshe dëshmohet legjitimiteti jashtë me realitetin, sovranit të popullit. Andaj unë besoj se Fronti Evropian do t’i rije në vijë përgjegjësisë që ka marrë nga qytetarët e saj, sepse qytetarët këto struktura partiake ua kanë dhënë votën dhe të marrin përgjegjësi”, tha më tej Rexhepi.
Data 11.07.2025
Aktuale
- Modriç largohet pas 13 vitesh nga Madridi: “Do të jem gjithmonë tifoz me ju…”
- Milani ‘ngre’ zërin në merkato: Sulmuesi i Bundesligës, ‘bomba’ e verës në sulm
- Mbappe kritikohet për mos angazhimin
- Çanta e parë “Birkin” shitet në ankand për 8.6 milionë euro, bëhet çanta më e shtrenjtë në histori
- Trump kërcënon me tarifa prej 35% për mallrat kanadeze
- “Marshalli Tito, na priti me përzemërsi dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
- Mexhiti nga Roma: Mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, të gatshëm të kontribuojmë në procesin e rindërtimit
- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali: “Bota serbe” është rrezik për rajonin