Author: Hamdi Kumanova

Data kyçe për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian është 30 shtatori, kur Komisioni Evropian duhet të dalë me raport mbi qasjen e re ndaj zgjerimit, ka thënë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Në intervistën për televizionin Kanal 5, Siljanovska-Davkova theksoi se më 30 shtator, Komisioni Evropian së pari do të paraqesë modelin sipas të cilit do të zhvillohet procesi i mëtejshëm i zgjerimit, ndërsa më pas në tetor për të njëjtat çështje do të diskutojë edhe Këshilli Evropian. “Këto janë momente që janë të rëndësishme për ne për të procesuar hapat që janë ende të mundshëm dhe për…

Lexo më Shumë

Shtetasi kosovar R.E. është privuar nga lirësia, pasi në pikën kufitare Bllacë, gjatë kontrollit doganor, dhunshëm dhe në mënyrë të paligjshme e kaloi pikën kalimtare me automjetin në të cilin kontrabandoi drogë, duke vënë në rrezik jetën e punonjësit doganor që e ndaloi për kontroll të detajuar. Kundër tij është dorëzuar kallëzimi penal për dyshimin e bazuar se ka kryer vepra penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe “pengim i personit zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare”, të dyja të dënueshme sipas Kodit Penal. Më 15 korrik, në orët e mbrëmjes,…

Lexo më Shumë

“Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova është rikthyer në debatin mbi Kodin Zgjedhor, duke pretenduar se modeli aktual diskriminon diasporën. Megjithatë, deklaratat e saj ngrenë shumë më tepër pyetje sesa japin përgjigje”, thanë nga opozitarja LSDM. “Nëse Presidentja është për një qeveri teknike që do të mundësonte zgjedhje të ndershme, pse e nënshkroi dekretin që shfuqizon qeverinë teknike? Nëse ajo vërtet donte një qeveri teknike në një formë të re, për zgjedhje të pastra, pse nuk e propozoi vetë? Nëse ajo është për zgjedhje të ndershme, pse nuk i shpreh qartë problemet me votimin elektronik dhe pse VMRO-OKG këmbëngul në një model që,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha në një intervistë për TVM2 se po sigurohen lokacioni dhe modeli financiar për projektin që do të shërbejë si bazë për renë qeveritare, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sipas tij, tashmë është përgatitur edhe studimi i fizibilitetit, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për një objekt ku do të vendosen serverët, por për një infrastrukturë kyçe shtetërore mbi të cilën do të mbështetet zhvillimi digjital i vendit. “Nëse rrugët i lidhin qytetet, qendra e të dhënave i lidh institucionet. Në vend që çdo institucion të ketë hapësirat e veta për…

Lexo më Shumë

Një 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur kallëzim në polici se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj, ndërsa MPB po merr masa për sqarimin e rastit. Sipas informacioneve nga MPB-ja, 75-vjeçarja nga Koçani ka paraqitur kallëzim në polici më 15 korrik rreth orës 10:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme Koçani. „Më 15.07.2026 në orën 10:00 në OVR Koçani, një grua 75-vjeçare nga Koçani ka paraqitur se ajo dhe nipi i saj i mitur janë maltretuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e bija e saj B.V.“, thuhet në njoftimin e MPB-së.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj akuzave të zyrtarëve të koalicionit VLEN, të cilët e kritikuan për takimin zyrtar që kishte zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë kohës sa drejtonte diplomacinë e Maqedonisë së Veriut. Osmani thotë se VLEN po përpiqet t’i paraqesë takimet zyrtare diplomatike si përcaktime politike, ndërsa, sipas tij, po e relativizon bashkëqeverisjen e vet me partnerë që mohojnë pavarësinë e Kosovës dhe gjenocidin në Srebrenicë. Në reagimin e tij, Osmani shprehet se VLEN ndodhet në një situatë të vështirë politike, duke pretenduar se po përdor standarde të dyfishta për të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Koce Trajanovski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër do të përfundojë deri në maj të vitit të ardhshëm. Në një intervistë në TV Sitel, Trajanovski vuri në dukje se është arritur përparim i konsiderueshëm në autostradën Kërçovë-Ohër që nga viti 2024. “Nga gjithsej 57 kilometra, rreth 37 deri në 38 kilometra janë vënë në funksion. Puna intensive është duke u zhvilluar në pjesën e mbetur dhe presim që pjesa nga Izvori, përmes tunelit deri në Vrbjani, të vihet në funksion deri në fund të tetorit. Afati për përfundim të plotë në maj të…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tetovë, ku një i mitur që po drejtonte një motor elektrik është goditur nga një veturë në rreth-rrotullimin te “Mema”, shkruan Tema.mk. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka mbërritur menjëherë dhe i ka ofruar ndihmën e parë të miturit, i cili më pas është transportuar për trajtim mjekësor. Për më shumë informacione, pritet gjatë ditës./Tema.mk

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar koalicionin VLEN se ka mashtruar qytetarët shqiptarë për më shumë se dy vite me premtimin për miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ndërsa projektligjin e proceduar e ka cilësuar si të cunguar dhe të papranueshëm. Në një komunikatë për media, BDI vlerëson se VLEN hyri në Qeveri si humbës i zgjedhjeve dhe, sipas saj, në vend që të mbronte interesat e shqiptarëve, pranoi të bëhej mbështetje e një qeverie “pa legjitimitet etnik”, vetëm për të ruajtur pozitat në pushtet. Sipas BDI-së, për më shumë se dy vite VLEN e ka…

Lexo më Shumë

Deputetët në parlament nuk arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që është pjesë e Agjendës së Reformave. Nga ky ndryshim varej edhe infuzioni financiar nga fondet e BE-së në vlerë prej 4.2 milion eurove. Në vend të kompromisit, partitë politike vazhdojnë me akuza të ndërsjellta për përgjegjësinë e bllokimit të reformës zgjedhore. Me 15 korrik Maqedonia e Veriut duhej t’i dërgonte raport BE-së për reformat e kryera, ku prioritare ishte ndryhimi i Kodit zgjedhor. Mickovski: Opozita nga frika e humbjes bllokon Kodin Zgjedhor Përplasjet më të mëdha dhe qendrimet diametralisht të kundërta midis pozitës dhe opozitës për ndyshimin e…

Lexo më Shumë

Forcat Ajrore të Ukrainës pritet të marrin së shpejti avionët luftarakë francezë Dassault Rafale, në një tjetër hap drejt modernizimit të flotës së tyre ushtarake dhe largimit gradual nga avionët e epokës sovjetike. Franca njoftoi më 14 korrik se katër nga 16 avionët Rafale të premtuar do t’i dorëzohen Ukrainës sapo pilotët dhe ekipet teknike ukrainase të përfundojnë trajnimet, të cilat pritet të nisin gjatë vitit 2026. Me ardhjen e Rafale, Forcat Ajrore të Ukrainës do të operojnë me tetë modele të ndryshme avionësh luftarakë të prodhuar në katër vende të ndryshme. Përveç avionëve sovjetikë që vazhdojnë të jenë baza…

Lexo më Shumë

Për ditë me radhë, BDI ka ngritur akuza të pabaza ndaj nesh, duke tentuar të na etiketojë me narrativën e rreme të “botës serbe”. Por propaganda zbehet në momentin kur përballet me dokumentet zyrtare. Komunikata zyrtare e Presidencës së Serbisë, pas takimit të presidentit Aleksandar Vuçiq me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, humbësin e gjithanshëm, Bujar Osmanin, dëshmon qartë se në mesin e temave të diskutuara ishte edhe “avancimi i pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut”. Ky dokument tregon edhe një të vërtetë tjetër: gjatë viteve në pushtet, BDI asnjëherë nuk e pati prioritet çështjen shqiptare. Kjo…

Lexo më Shumë