Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë opinionin publik amerikan për të kundërshtuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Deklaratat u bënë gjatë një interviste me podkasterin e njohur amerikan Joe Rogan, e cila u transmetua të mërkurën. Në intervistën pothuajse treorëshe në “The Joe Rogan Experience”, Vance mbrojti marrëveshjen që administrata Trump arriti muajin e kaluar me Iranin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm diplomatik. Ai shtoi se ka prova të qarta se elementë brenda…

Lexo më Shumë

Komisioneri i Major League Soccer (MLS), Don Garber, ka vlerësuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit në futbollin amerikan, duke e cilësuar praninë e yllit argjentinas në ligë si një ëndërr të bërë realitet. Messi pritet t’i rikthehet Inter Miamit menjëherë pas finales së Kupës së Botës 2026, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt finales me një tjetër paraqitje mbresëlënëse, ku regjistroi dy asistime në fitoren ndaj Anglisë në gjysmëfinale. Garber tha se ndikimi i Messit në MLS ka tejkaluar çdo pritshmëri, duke e krahasuar efektin e tij me atë që pati David Beckham kur iu bashkua LA Galaxy dy dekada më…

Lexo më Shumë

Një gazetar i specializuar në raportimin e çështjeve të sigurisë publike është vrarë në shtetin Puebla të Meksikës, duke shtuar shqetësimet për dhunën ndaj punonjësve të medias në vend. Viktima, Josue Martinez, ishte drejtor i agjencisë së lajmeve Noticias San Martín Texmelucan, ku raportonte kryesisht për çështje të sigurisë dhe ngjarje kriminale. Organizata për lirinë e medias Article 19 kërkoi që autoritetet ta hetojnë vrasjen duke marrë si pistë kryesore punën e tij si gazetar. Edhe qeveria e shtetit të Puebla-s dënoi vrasjen dhe bëri thirrje për një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes. Sipas mediave lokale, Martinez u…

Lexo më Shumë

Skadoi afati për miratimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend, i cili ishte pjesë e obligimeve të Agjendës Reformuese, ndërsa si pasojë Maqedonia humbi edhe 4,2 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian. Partitë gjatë periudhës së kaluar nuk arritën të gjejnë konsensus për këtë çështje, ndërsa polemikat më të mëdha u zhvilluan rreth asaj nëse duhet të mundësohet votimi i diasporës. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se LSDM-ja, Levica dhe BDI-ja janë fajtorët pse nuk u miratua Kodi Zgjedhor. “Frika nga humbja në zgjedhje, e cila është më se evidente, bëri që këto tri parti politike të bashkohen dhe të bllokojnë një nga…

Lexo më Shumë

Dy persona janë privuar nga liria në orët e para të mëngjesit në fshatin Forinë të Gostivarit, pasi gjatë një kontrolli policor në automjetin e tyre është gjetur një qese me material pluhur të bardhë, që dyshohet të jetë lëndë narkotike. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 15 korrik 2026, rreth orës 03:20, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria J.S. (38) dhe J.Š. (43), të dy nga fshati Semenishtë, Komuna e Sarajit. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve të tipit “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin dy personat, policia ka gjetur…

Lexo më Shumë

“Të hënën do ta pranoj raportin. Mund të them se kanë aplikuar katër kompani, ndërsa nga e hëna e tutje do të di edhe unë më shumë detaje nga raporti. Shpresoj sinqerisht që kësaj here thirrja do të jetë e suksesshme dhe do t’i sjellim autobusët. Shpresoj që duke u bazuar në praktikat nga e kaluara, kompanitë do të japin oferta të duhura dhe dokumentacion përkatës”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve./Alsat.mk.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 16.07.2026 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.A. (49) nga Shkupi, i cili ishte kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. Ai kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg prej një vit e gjysmë, për veprën penale sipas nenit 235, paragrafi 1 të Kodit Penal. S.A. do të dërgohet në institucionin kompetent korrektues për të vuajtur dënimin me burg.

Lexo më Shumë

Ambasada e Kinës në vendin tonë vlerëson se kapacitetet turistike që ofron rajoni i Mavrovës dhe Rekës paraqesin një mundësi shumë të mirë për bashkëpunim në fushën e turizmit me Komunën e Mavrovës dhe Rostushës. Po ashtu, ekzistojnë mundësi për bashkëpunim edhe në sferën e kulturës, pasi vlerat e multikulturalizmit janë vlera ndërkombëtare, si dhe për investime në ekonominë lokale. Kjo, mes tjerash, u theksua gjatë vizitës së ambasadores së Kinës, Xhaing Sjaojan, në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ku ajo zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, Oner Jakuposki. Kabineti i kryetarit njoftoi se vizita ishte shumë efektive, pasi…

Lexo më Shumë

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend, shkruan TV21. Nga Kuvendi për TV21 thonë se e kanë pranuar dorëheqjen, e njëjta është arkivuar, por që ende nuk është dorëzuar deri te kryetar i i Kuvendit, Afrim Gashi. Goce Naumovski u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, me propozim të Kuvendit. Naumovski është profesor në Katedrën e së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Para zgjedhjes në Gjykatën Kushtetuese, ai ishte këshilltar i kryeministrit dhe është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski. Ai u propozua për gjyqtar kushtetues…

Lexo më Shumë

Kjo lëndë më është marrë që palët e interesuara të mund ta arrinin rezultatin e dëshiruar, që është shmangia e konfiskimit, thotë ish-prokurorja Lençe Ristoska, e cila përfaqësoi lëndën “Talir 2” për plot shtatë vjet e gjysmë, e që me vendimin e fundit të Gjykatës Penale përfundoi me lirimin nga akuzat për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me të edhe lirimin e pronës së ngrirë të VMRO-DPMNE-së, e cila sipas aktakuzës ishte fituar në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk nga Kolegium. Kjo është lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së partisë VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Likovës ka bërë të ditur se është miratuar plani urbanistik për ndërtimin e çerdhes së tretë në territorin e komunës, një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore. Sipas tij, çerdhja e re do të ndërtohet mes fshatrave Llojan dhe Vaksincë dhe do të jetë në shërbim të familjeve nga të dyja vendbanimet. “Ky është një hap shumë i rëndësishëm për komunën tonë. Me miratimin e planit urbanistik kemi krijuar bazën ligjore për realizimin e këtij projekti, i cili do t’u ofrojë fëmijëve kushte më të mira dhe do…

Lexo më Shumë

Më 15.07.2026 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (61) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit nga një vajzë 20-vjeçare nga Tetova se në periudhën e kaluar e ka ngacmuar seksualisht. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë